Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ai shton se në kulmin e protestave kundër korrupsionit dhe arrogancës së kryeministrit Rama, vjen një tjetër konfirmim se ai e ka trajtuar vendin si plaçkë dhe pronë private.
TIRANA- Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratës së sipërmarrësit Mohamed Alabbar, i cili u shpreh se ndërtimi në Shqipëri u bë shumë shpejt dhe se ishte një gabim. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi u shpreh se SPAK duhet të nis hetimin për Portin e Durrësit, pasi edhe Alabar është shprehur se ky projekt ishte i nxituar dhe një gabim.
Ai shton se në kulmin e protestave kundër korrupsionit dhe arrogancës së kryeministrit Rama, vjen një tjetër konfirmim se ai e ka trajtuar vendin si plaçkë dhe pronë private. Sipas tij, ky rast ishte një kulm i papërgjegjshmërisë dhe tradhtisë ndaj vendit, duke shtuar se një port 2 mijë vjeçar, me 80 hektarë truall me vlerën më të madhe në vend, ju fal mikut të Ramës pa asnjë diskutim. Në fund, ai kërkoi që SPAK të nis hetimet për kryeministrin Rama.
Reagimi i Belind Këlliçit: Edhe Alabar denoncon Edi Ramën, çfarë pret SPAK të veprojë për krimin e rëndë me Portin e Durrësit?! Miku i Edi Ramës Alabar, që mori falas 80 hektarë truall në portin e Durrësit, qenka shprehur se ky projekt ishte i nxituar dhe një gabim. Alabar paralajmëron kështu dështimin! Në kulmin e protestave kundër korrupsionit dhe arrogancës së Edi Ramës, vjen një tjetër konfirmim se Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë dhe pronë private.
Po ky rast ishte një kulm i papërgjegjshmërisë dhe tradhtisë ndaj vendit. Sepse një port 2 mijë vjeçar, me 80 hektarë truall me vlerën më të madhe në vend, ju fal mikut të Edi Ramës pa asnjë diskutim, debat, dëgjesë. Pra Edi Rama e trajtoi nyjen më të rendesishme tregtare dhe strategjike të kombit, sikur ta kishte kopshtin e tij në Surrel.
Deri tani, miku i Kryeministrit nuk ka investuar asnjë qindarkë. Aty janë hedhur rreth 60 milionë euro të marra nga qytetarët shqiptarë me kontratë porosie. Janë bërë disa godina që u zhytën 18 centimetra, çka hodhi dyshime mbi cilësinë e punimeve.
Edi Rama fali një pronë kaq të çmuar duke e ndëshkuar Shqipërinë, duke e rrezikuar ta lërë pa port. Pra kemi të bëjmë me disa krime të rënda. Çfarë pret SPAK për ta marrë të pandehur e për ta vënë para përgjegjësisë, autorin e kësaj afere, që është Edi Rama?!/Dosja.al
Fation Duro TIRANA- Kryebashkiaku i Patosit, Fation Duro ka kundërshuar reformën e re territoriale të propozuar nga PS, e cila sy...
Giorgia Meloni ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni pritet të propozojë zgjerimin e modelit të Shqipërisë për qendra...
Max Klymenko dhe Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë një intervistë për Tik-Tokerin e njohur, Max Klyme...
Albin Kurt dhe Lumir Abdixhiku Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka “vullnet dhe gatishmëri&rd...
Juliana Memaj DIMAL- Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, ka dalë kundër reformës së re territoriale të propozuar ...
Ervin Salianji TIRANA- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka denoncuar një rast të cilin ai e konsideron si "skandal", i cili lidhet me&n...
Foto ilustruse TIRANA- Gazeta e përditshme austriake Die Presse i ka kushtuar një artikull procesit të anëtarësimit të Shqip&...
Marjana Koceku SHKODËR- Deputeti Marjana Koçeku ka njoftuar organizimin e një proteste në Shkodër kundër hapjes së...
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën se gërmimet në një vend ku j...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar SPAK se nuk po vepron ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Be...