12 August 2026, 11:46
Nga E.d
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po qëndrojnë sot në sallën e Kuvendit, duke kërkuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e saj.
PDK-ja kishte paralajmëruar se deputetët e saj do të paraqiteshin në Kuvend në orën 11:00, pavarësisht nëse Dehari do ta thërriste zyrtarisht seancën.
Të njëjtit qëndrim i është bashkuar edhe Aleanca. Deputeti i kësaj partie, Besnik Tahiri, ka thënë se deputetët e AAK-së do t’u bashkohen atyre të PDK-së në sallën plenare.
“Siç e dini, PDK-ja ka thirrë seancë në orën 11:00 dhe Aleanca do të marrë pjesë”, ka thënë Tahiri.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të garantojnë transparencë, duke pretenduar se mediat nuk po lejohen të marrin pjesë në seancë.
PDK-ja, ndërkaq, ka kërkuar që Kuvendi të hapet dhe seanca konstituive të vazhdojë.
“Reflektoni – HAPENI KUVENDIN!”, ka shkruar kjo parti, duke iu drejtuar kryesuesit Avni Dehari.
Ndërsa, Dehari ka shkruar gjithashtu në Facebook duke rikujtuar se, kur vitin e kaluar u kishte bërë thirrje deputetëve të opozitës që të votonin për konstituimin e Kuvendit, përgjigjja e tyre kishte qenë se “nevojitet marrëveshje politike”.
Sipas tij, atëherë tejkalimi i afatit nuk ishte problematizuar nga partitë opozitare.
Ai pretendon gjithashtu se Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimet e mëvonshme për çështjen e konstituimit, u kishte kërkuar palëve të vazhdonin përpjekjet për konstituim edhe pas tejkalimit të afatit, duke e vlerësuar nevojën për konstituimin e Kuvendit si më të rëndësishme se afati.
Afati 30-ditor ka përfunduar
Përplasja rreth vazhdimit të seancës vjen pasi ka përfunduar afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, i përcaktuar me Kushtetutë dhe i interpretuar nga Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin KO124/25.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit u certifikuan më 8 korrik, ndërsa afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht.
Seanca konstituive nisi më 6 gusht, por Kuvendi nuk arriti të përfundonte zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Procesi mbeti pezull për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike.
Pikërisht për zbatimin e këtij aktgjykimi, 14 organizata të shoqërisë civile, të udhëhequra nga AVONET, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Në thelb të ngërçit politik mbetet çështja e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm.
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar një marrëveshje më të gjerë politike dhe një kandidat konsensual e jopartiak për president, ndërsa LDK-ja ka kërkuar që posti t’i takojë asaj.
PDK-ja ka insistuar që fillimisht të respektohen procedurat kushtetuese dhe të përfundojë konstituimi i Kuvendit. Aleanca, ndërkaq, ka kërkuar respektimin e afateve kushtetuese dhe ka fajësuar Vetëvendosjen për bllokimin institucional.
Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të arrijnë sa më shpejt marrëveshje për një kandidat të përbashkët për president, duke paralajmëruar se vonesat në formimin e institucioneve mund të pengojnë reformat dhe të ndikojnë në përfitimin e fondeve të BE-së.
Ndërkohë, sot në Kuvend është planifikuar edhe dita e tretë e aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, që nis në orën 12:00/REL
kosova aak pdk
Politike
12 August 2026, 10:31
D.S
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Katërmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar Gjykatës Ku...
Politike
12 August 2026, 10:05
E.d
Pamje nga takimi
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është takuar të martën me...
Politike
12 August 2026, 08:57
E.d
Godina e Ministrisë së Jashtme
TIRANA- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas tërmetit të fu...
Politike
12 August 2026, 07:32
D.S
Volodymyr Zelensky
KOSOVË- Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Serbisë nuk janë strategjike, por interesat e ndërsjella që...
Politike
11 August 2026, 22:34
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur kritikave të BE-së lidhur ...
Politike
11 August 2026, 20:31
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikëve në rrjetet sociale pas publikimit të lajmit se Shqipëria ësh...
Politike
11 August 2026, 19:07
E. D
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku, e cila është larguar nga rrathët e Partisë Socialiste, ka reag...
Politike
11 August 2026, 18:49
E. D
Joni Ernst, Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim senatoren amerikane, Joni Ernst. Gjatë...
Politike
11 August 2026, 18:13
E. D
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë
TIRANË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar pas deklaratave të preside...
Politike
11 August 2026, 17:56
E. D
Departamenti Amerikan i Shtetit
SHBA- Pas Bashkimit Europian edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar lidhur me deklaratat e ...