19 August 2026, 12:35
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët se kush duhet të mbajë përgjegjësi direkte për përgjakjen e sezonit turistik në vend dhe çfarë masash duhen marrë për të parandaluar këtë situatë. Në përgjigje, Kryedemokrati tha se në plan të parë është drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe e gjithë linja e tij. I pyetur për pasojat që këto ngjarje mund të kenë tek turizmi, Berisha theksoi se dëmi është i madh për imazhin e vendit.
Marsi Korreshi, SYRI TV: Z.Berisha, kush duhet të mbajë përgjegjësi direkte për përgjakjen e sezonit turistik në vend dhe çfarë masash mendoni se duhen marrë për të parandaluar këtë situatë?
Berisha: Pa diskutim që në plan të parë është drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe linja e tij. Por të garantoj që, Saranda dhe i gjithë bregu, ka tentakulat e Edi Ramës dhe drejtuesve të tjerë të partisë së krimit në parlament, në qeveri dhe kudo. Nuk ka diskutim që policia ka përgjegjësi absolute në këtë rast, por këta përgjegjësi nuk ndjejnë. Aty, organet e sigurisë në këto lokale janë të përbërë nga rrogëtarë shteti që sillen si banditë që nuk pyesin për asgjë. Turizmi, siç tregon ky rast dhe raste të tjera, është kryesisht në duart e krimit dhe antiligjit.
Marsi Korreshi: Çfarë pasojash mendon se sjellin pikërisht këto ngjarje që ju denoncuat, përgjakja e sezonit, tek turizmi drejtpërdrejt në Shqipëri?
Sali Berisha: Natyrisht, pasojat janë shumë negative. Pasojat janë një emër i keq për Shqipërinë si vendi ku vriten turistët. Nuk ka më keq se kaq. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë se narkoshteti shqiptar është narkoshteti i krimit, dhe se Shqipëria është një rrezik për ata që vijnë, dhe për jetën e tyre./Dosja.al
sali berisha
Politike
19 August 2026, 12:33
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër për vrasjen e turistit portugez në Sarand&e...
Politike
19 August 2026, 12:15
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar vrasjen e turistit 20 vjeçar portugez si &lsqu...
Politike
19 August 2026, 12:10
E. D
protesta
TIRANË- Gazeta gjermane RND i ka kushtuar një artikull protestave në vendin tonë, që po mbahen prej rreth tre muajsh...
Politike
18 August 2026, 23:01
E.d
Erald Kapri dhe Agron Shehaj
TIRANA- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar publikisht kërcënimin që i ka ardhur ...
Politike
18 August 2026, 22:10
E.d
Avdullah Hoti
KOSOVA- Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se aktualisht i gjithë procesi i themelimit të institucioneve ...
Politike
18 August 2026, 19:38
E.d
Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti
KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës janë takuar sot për të disk...
Politike
18 August 2026, 17:19
D.S
Kurti dhe Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur pasditen e kësaj të marte takimin e...
Politike
18 August 2026, 17:13
E.d
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, në Presidencë,
Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjat&eu...
Politike
18 August 2026, 16:18
E.d
Donika Emini, analiste politike
As zgjedhjet e reja dhe as një vendim tjetër i Gjykatës Kushtetuese nuk do t’i jepnin zgjidhje të...
Politike
18 August 2026, 14:50
D.S
Gëzim Topçiu
MALIQ- Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, ka reaguar për herë të par&e...