2 August 2026, 15:02
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat që po zhvillohen në disa bashki të vendit, të cilat kundërshtojnë propozimin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale. Me anë të një postimi në "X", Rama e cilësoi djegien e teserave të PS si një akt të turpshëm, ndërsa iu sul edhe deputetëve të cilët e kanë kundërshtuar propozimin e PS. Sipas Ramës disa deputetë të partisë kanë bërë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur tamam çfarë thonë për këtë çështje.
Kryeministri shprehet më tej se dokumenti i reformës territoriale është në fazën e vet të konsultimit publik prej 60 ditësh dhe sipas tij, gjithësekush ka të drejtë të shprehë mendimin e vet.
Rama thekson më tej se sipas ligjit, kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë duhet të paraqesin me shkrim qëndrimet e tyre, ndërsa ata që kundërshtojnë reformën mund të protestojnë në mënyrë paqësore, për sa kohë nuk cenojnë rendin publik apo pengojnë lëvizjen e qytetarëve.
Lideri i qeverisë thotë ndër të tjera se në Shqipëri e as në PS nuk ka dhe nuk do të ketë ndonjëherë ndonjë vendim që dekurajon këdo që të shprehë mendimin e tij për këtë reformë, për të cilën do të vendosë parlamenti.
Reagimi i Ramës:
Vazhdon qarja e hallit të kalorësit se po i varen këmbët, së fundi edhe me një agjitim të madh nga vajtorët e vajtojcat, pse tanimë po protestohet edhe “brenda PS” dhe kjo qenka një shenjë tmerrsisht e keqe për “regjimin”.
Në fakt jo, përjashto aktin e turpshëm të djegies së teserave të PS në një rast, nga disa individë që as vetë s’kanë ditur tamam ç’kanë bërë apo ndonjë rast kur deputetë tanët kanë bërë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur tamam çfarë thonë, gjithçka tjetër është jo vetëm normale po edhe e mirëseardhur.
Një, sepse dokumenti i reformës së propozuar është pikërisht në fazën e vet të konsultimit publik ligjor prej 60 ditësh dhe kjo fazë do të thotë pikërisht, bujrum gjithkush të shprehet lirisht për propozimin
Dy, sepse sipas ligjit kryetarët e bashkive e këshillat bashkiakë duhet të shprehen me shkrim për qëndrimet e tyre dhe është krejt e kuptueshme që ata që janë kundër të shprehen edhe me forma të tjera paqësore – për sa kohë nuk bllokojnë rrugë e nuk pengojnë të tjerët të bëjnë jetën e tyre, duke u futur vetë në konflikt me ligjin dhe me PS bashkë.
Tre, sepse as në Shqipëri nuk ka regjim, as në PS nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë vendim për të shkurajuar askënd që të shprehë opinionin e vet për këtë reformë, për të cilën sigurisht do të vendosë parlamenti, por deri atëherë të gjithë do të dëgjohen, përfshirë edhe bashkitë që mund të duan të integrojnë tek vetja bashki më të vogla që në propozimin aktual mbeten siç janë.
Nga ana tjetër të gjithë do të informohen shumë më tepër përgjatë këtyre 60 ditëve lidhur me arsyet logjike të propozimeve – ku nuk ka pasur si të merren parasysh reputacioni i zonës bashkiake që nga koha e antikitetit, numri i të rënëve në luftrat e 2000 vjetëve të fundit apo të tjera të dhëna e gojëdhana të kësaj natyre, të cilat s’kanë qenë dhe s’mund të jenë farë argumenta në këtë debat./Dosja.al
edi rama
Politike
2 August 2026, 14:30
E.d
Foto ilustruese
TIRANA- Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratës së sipërmarrësit Mohamed Alabbar, ...
Politike
2 August 2026, 14:08
E.d
Fation Duro
TIRANA- Kryebashkiaku i Patosit, Fation Duro ka kundërshuar reformën e re territoriale të propozuar nga PS, e cila sy...
Politike
2 August 2026, 11:32
E.d
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni pritet të propozojë zgjerimin e modelit të Shqipërisë për qendra...
Politike
2 August 2026, 11:00
E.d
Max Klymenko dhe Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë një intervistë për Tik-Tokerin e njohur, Max Klyme...
Politike
2 August 2026, 09:46
E.d
Albin Kurt dhe Lumir Abdixhiku
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka “vullnet dhe gatishmëri&rd...
Politike
2 August 2026, 09:00
E.d
Juliana Memaj
DIMAL- Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, ka dalë kundër reformës së re territoriale të propozuar ...
Politike
1 August 2026, 15:39
E.d
Ervin Salianji
TIRANA- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka denoncuar një rast të cilin ai e konsideron si "skandal", i cili lidhet me&n...
Politike
1 August 2026, 15:21
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Gazeta e përditshme austriake Die Presse i ka kushtuar një artikull procesit të anëtarësimit të Shqip&...
Politike
1 August 2026, 14:36
I.A
Marjana Koceku
SHKODËR- Deputeti Marjana Koçeku ka njoftuar organizimin e një proteste në Shkodër kundër hapjes së...
Politike
1 August 2026, 14:19
I.A
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën se gërmimet në një vend ku j...