13 March 2026, 13:28
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj dy televizioneve në Shqipëri për evazion fiskal dhe pastrim parash. Kryeministri akuzat i bëri për televizonin opozitar 'Syri Tv', pas denoncimeve të këtij të fundit në lidhje me aferat e qeverisë Rama. Akuza tjetër e Ramës është dhe për televizionin 'News 24', të cilin e nxori nga ambientet ku ndodhej.
”Televizioni është në prokurori për pastrim parash. Është në denoncim nga organet për pastrim parash. Televizioni është në prokurori prej disa vitesh për pastrim parash. Televizioni që sjell këtu si argument, është një subjekt i denoncuar për pastrim parash prej vitesh dhe është i denoncuar nga autoritete shtetërore me fakte dhe prova. Natyrisht paratë në atë televizion pastrohen që të përmbyten njerëzit çdo ditë me gënjeshtra dhe pisllëk. Minimalisht të përgjigje përpara ligjit.
Edhe një herë ai TV është në prokurorinë e Tiranës, prej vitesh me denoncim me dokumenta për pastrim parash dhe natyrisht që unë nuk kam dalë më parë ta them këtë gjë hapur por është koha që media që ushqehen nga paraja e pistë dhe që me para të pista paguajnë nën dorë ata që rrokasinin kokat e njerëzve me gjithë farë gënjeshtrash sharjesh e shpifjesh minimalisht të përgjigjen përpara ligjit për burimin e tyre financiar dhe kur ta kryejnë vetingun e tyre nga denoncime që nuk kanë qenë politike.
Ka edhe një televizion tjetër që është i denoncuar për evazion fiskal masiv. Të dy këta televizione janë mbartësit e të gjithë pjesës dërrmuese të sulmeve dhe të gënjeshtrave, të rrugës për demokraci. Edhe ajo që ndodhi sot është pjesë e gjithë kësaj panorame, për të luftuar me çdo mjet qeverinë e zgjedhur demokratisht. Duke bërë pis të gjithë njerëzit që votojnë, duke i quajtur të korruptuar dhe patronazhistë. Ndërkohë që Prokuroria e Tiranës, nuk jep asnjë përgjigje për këto dy televizione që helmojnë çdo ditë qytetarët, njëri me para të pista dhe tjetër me evazion të madh fiskal,” u shpreh Rama
edi rama
Politike
13 March 2026, 13:14
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë konferencën për mediat. Teksa është përplasur në konf...
Politike
13 March 2026, 13:11
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren Ambrozia Meta gjatë konferencës për mediat. Gaz...
Politike
13 March 2026, 13:05
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Parlamenti do të votojë një rezolutë javen që vjen për të sh...
Politike
13 March 2026, 13:04
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rritja e çmimeve të karburanteve në vendin tonë ka ardhur për s...
Politike
13 March 2026, 12:56
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë aktorët që mendojnë se ndaluan projektin e Porto ...
Politike
13 March 2026, 12:48
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tërheqja e kompanisë nga projekti i Porto Romanos ka ndodhur për shkak t&eu...
Politike
13 March 2026, 12:41
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar ditën e sotme përplasjet me partnerët ndërkombëtarë në lidhj...
Politike
13 March 2026, 12:35
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e maxhorancës për të mos hequr imunitetin e Belinda Ballukut. Gjat&eu...
Politike
13 March 2026, 11:53
I.A
Ferit Hoxha
TIRANË- Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka deklaruar se në Lindjen e Mesme jetojnë 2962 shtetas shqiptarë. Në...
Politike
13 March 2026, 11:29
D.S
Ferit Hoxha
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se regjimi i Iranit nuk ka ndalur përpjek...