Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
"Rama, jepe dorëheqjen"/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ajo këngë më pëlqen dhe më energjizon! Nuk largohem nga detyra se një pakicë bërtet(VIDEO)
Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se nuk do të japë dorëheqjen vetëm për shkak të thirrjeve të protestuesve, duke e argumentuar se një veprim i tillë do të ishte braktisje e përgjegjësisë që i është ngarkuar nga shumica e popullit, vetëm sepse pakica kërkon dorëheqjen në kor.
30 July 2026, 17:30Nga G.M
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe kryetarët e komisioneve parlamentare u shpreh se vetëm qytetarët kanë të drejtën të vendosin me votë se kush duhet të qeverisë vendin dhe kush duhet të jetë në opozitë.
Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se nuk do të japë dorëheqjen vetëm për shkak të thirrjeve të protestuesve, duke e argumentuar se një veprim i tillë do të ishte braktisje e përgjegjësisë që i është ngarkuar nga shumica e popullit, vetëm sepse pakica kërkon dorëheqjen në kor.
Ai e ka quajtur largimin nga udhëheqja e vendit si një shpërfillje e një porosie të madhe kombëtare siç është anëtarësimi në BE, të cilën e cilësoi si një mision historik dhe se puna do të vazhdojë deri sa të arrihet objektivi.
“As unë, që e kam me vulë dhe me firmë mandatin për ta përfaqësuar Shqipërinë në emër të popullit, nuk e kam tagrin të them në emër të popullit atë që duhet ta thotë vetëm populli: kush duhet të jetë në qeveri dhe kush duhet të jetë në opozitë. Këtë populli e thotë vetëm vetë, vetëm me votë dhe vetëm kur zgjedh të mandatuarit e tij.
Unë e kam tagrin të vendos për veten time nëse duhet t’i dëgjoj dëshirat dhe urdhrat e një pjese që këndon poshtë zyrës sime: ‘Rama, jepe dorëheqjen’. Ajo këngë më pëlqen dhe më energjizon aq shumë, sa t’ju them të drejtën, më gënjen vetja se mund të bëj një këngë tjetër me të. Por, në çdo çast dhe rrethanë, përtej këngës, të largohesh nga detyra që të ka ngarkuar shumica vetëm sepse një pakicë bërtet në kor, nuk është as tipar udhëheqjeje, as përgjegjësi institucionale, por është vetëm braktisje e një përgjegjësie shumë të madhe.
Ndërsa të largohesh pikërisht sot nga udhëheqja e vendit, duke lënë në rrugë misionin historik që fati e vuri mbi supet tona, do të ishte shpërfillje e pafalshme e një porosie të madhe kombëtare. Kush do të këndojë, kur të dojë le të këndojë, kur të dojë le të pushojë. Misioni ynë do të vazhdojë deri sa të përfundojë me vendosjen e flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Evropës së Bashkuar.”, tha ai./Dosja.al