3 December 2025, 21:51
Nga M.L
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar mbrëmjen e sotme takimin që Ervin Salianji zhvilloi me një pjesë të strukturave të PD-së në Durrës. I ftuar në Euronews Albania, Bardhi u shpreh se qëndrimi i tij është në linjë me atë të kryetarit Sali Berisha, i cili e ka cilësuar këtë mbledhje si joformale.
I pyetur nëse këto zhvillime mund të krijojnë shqetësim apo përçarje te demokratët, Bardhi shtoi se Partia Demokratike nuk i ndalon anëtarët dhe deputetët të shprehin mendimin e tyre apo të takohen me qytetarët dhe mbështetësit.
“Nuk ka lidhje intervista ime me ato që bën Salianji. Mbeshtes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se çdo mbledhje jashtë forumeve është private. PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët. PD ka institucione që nuk i kanë kufizuar të drejtën e fjalës askujt dhe nuk kanë për të penguar askënd të shprehë lirshëm mendimin. Sikurse takime me demokratë, secili prej anëtarëve të kryesisë së PD-së dhe kolegëve bën çdo ditë zgjedhjen e tij se këto takime do t’i bëjë publike apo do të marrë realisht mendimin e demokratëve," tha Bardhi.
Më tej u pyet nëse takime të tilla, nëse vazhdojnë, mund të tërheqin demokratë të pakënaqur dhe të krijojnë konfuzion në bazë. Bardhi u përgjigj se nuk ekziston asnjë keqkuptim mes drejtimit të partisë dhe strukturave në terren ku edhe theksoi se debati i ngritur rreth këtyre takimeve është i stisur dhe i parëndësishëm krahasuar me sfidat reale që përballon vendi.
“Nuk ka keqkuptim te baza në raport me këto që po ndodhin në PD dhe Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë kohë dhe vëmendje sesa kjo temë. Nuk shikoj asnjë problem të jem i vërtetë”, tha ai./ Dosja.al
gazment bardhi ervin salianji foltore ne durres
Politike
3 December 2025, 21:42
M.L
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për të emëruar Xheni Beqajn si drejtor t&...
Politike
3 December 2025, 21:16
Foto nga vendngjarja
SHBA- Ambasada shqiptare në SHBA ka organizuar një pritje në lidhje me festat kombëtare shqiptare të 28-...
Politike
3 December 2025, 19:23
M.L
Ervin Salianji
DURRËS- Gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, ish-deputeti Ervin Salianji foli për...
Politike
3 December 2025, 19:20
M.L
Ervin Salianji
DURRËS- Pas zhvillimit të Foltores në Durrës, ish-deputeti Ervin Salianji bëri me dije se qëllimi i k&eum...
Politike
3 December 2025, 19:10
M.L
Ervin Salianji
DURRËS- Gjatë një takimi me strukturat e PD-së, ish-deputeti Ervin Salianji theksoi se pritshmëritë e shq...
Politike
3 December 2025, 18:56
M.L
Ervin Salianji
DURRËS- Gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, ish-deputeti Ervin Salianji theksoi...
Politike
3 December 2025, 18:50
E.d
Ilir Alimehmeti:
DURRËS- Deputeti i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti ka deklaruar se opozita është e vetmja, që mun...
Politike
3 December 2025, 18:41
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Kandidati më i votuar i PD-së në listat e hapura të Durrësit, Ndrec Pjetri ka deklaruar se&n...
Politike
3 December 2025, 18:23
E.d
Ervin Salianji
DURRËS- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se është e rëndësishmë q&eum...
Politike
3 December 2025, 18:06
M.L
Komisioni i ekonomise
Paketa Fiskale që shoqëron projekt-buxhetin e vitit 2026 u miratua nen për nen të mërkurën në Komi...