Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka dalë hapur kundër propozimit të partisë së tij lidhur me projektin e ri të reformës administrativo-territoriale, duke kundërshtuar specifikisht idenë e shkrirjes dhe bashkimit të Bashkisë së Selenicës me atë të Vlorës. Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, Sinaj thekson se vendimmarrja duhet të bazohet te zëri i ekspertëve dhe interesi i qytetarëve, duke ofruar argumente të detajuara ekonomike dhe administrative.
VLORË- Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka dalë hapur kundër propozimit të partisë së tij lidhur me projektin e ri të reformës administrativo-territoriale, duke kundërshtuar specifikisht idenë e shkrirjes dhe bashkimit të Bashkisë së Selenicës me atë të Vlorës.
Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, Sinaj thekson se vendimmarrja duhet të bazohet te zëri i ekspertëve dhe interesi i qytetarëve, duke ofruar argumente të detajuara ekonomike dhe administrative.
Sinaj argumenton se problemi kryesor qëndron te ndarja e padrejtë e buxhetit të shtetit, ku rreth 90% administrohet nga qeveria qendrore dhe vetëm 10% u shkon 61 bashkive. Sipas tij, nëse do të rriteshin transfertat e pakushtëzuara për pushtetin vendor, nuk do të kishte nevojë të zvogëlohej numri i bashkive.
Reagimi i plotë:
"SELENICA, BASHKI MË VETE!
Pasi u njoha me projektin e ri të reformës administrativo-territoriale, po paraqes argumentet e mia lidhur me kundërshtimin e idesë së bashkimit të bashkisë së Selenicës me atë të Vlorës.
Mendimi im është që duhet dëgjuar zëri i ekspertëve, por mbi të gjitha zëri dhe interesi i qytetarëve.
Gjatë diskutimeve për buxhetin e shtetit, qëndrimi im ka qënë se, ndarja e buxhetit të shtetit mes qeverisjes qendrore dhe pushtetit vendor është e padrejtë. Rreth 90% e buxhetit administrohet nga qeveria qendrore, ndërsa vetëm 10% u shkon 61 bashkive të vendit.
Kam bindjen se transfertat e pakushtëzuara që marrin bashkitë nga buxheti i shtetit janë shumë të ulëta. Nëse do të bënim një ndarje të drejtë të buxhetit të shtetit duke shtuar buxhetin për qeverisjen vendore, nuk do të kishim nevojë të zvogëlojmë numrin e bashkive, por të rrisim financimin e tyre, veçanërisht për investime në infrastrukturë, duke mbështetur bashkitë që kanë më shumë nevojë.
Raporti përfundimtar “Reforma Administrativo-Territoriale 2.0” nxjerr në pah vetë treguesit pozitivë të Bashkisë Selenicë:
1.Funksionaliteti si bashki
Selenica renditet e 29-ta në rang kombëtar, me një IFB (Indeks të Funksionalitetit të Bashkive) prej 57.3.
2.Performanca ekonomike
Edhe në këtë tregues renditet e 29-ta në vend, me një IPE (Indeks të Performancës Ekonomike) prej 42.2, mbi mesataren kombëtare.
Paga mesatare është 58.386 lekë, pothuajse në nivelin e mesatares kombëtare dhe më e lartë se në shumë bashki të ngjashme për nga madhësia.
Detyrimet e prapambetura janë vetëm 3.6%, një tregues më i mirë se mesatarja kombëtare.
3.Indeksi i Masës Urbane (IMU)
I vetmi tregues që mund ta penalizojë Selenicën është IMU-ja, për shkak se popullsia është e shpërndarë në shumë fshatra dhe jo e përqendruar në një qendër urbane.
Por, pikërisht për këtë arsye, Selenica duhet të jetë bashki, ndryshe do t’i largonte edhe më shumë shërbimet nga qytetarët.
Nëse do të ndiqej logjika e funksionalitetit dhe performancës ekonomike, atëherë edhe disa bashki të tjera, të cilat renditen më poshtë se Selenica, do të duhej të mos quheshin më bashki. Por kjo nuk po ndodh.
Komisioni pretendon se treguesit ekonomikë të Bashkisë Selenicë janë të ulët, duke u mbështetur te numri i bizneseve.
Po si ka mundësi që anëtarët e Komisionit kanë harruar se Selenica ka brenda territorit të saj dy nga pasuritë minerare më të rëndësishme të vendit. Minierën e Selenicës dhe ndërmarrjen më të madhe të prodhimit të naftës në Shqipëri, atë të Gorrishtit.
A ka dijeni Komisioni sa rentë minerare përfiton shteti nga prodhimi i rreth 35 mijë tonëve naftë bruto në vit nga Gorrishti i Selenicës?
Cilat nga bashkitë që do të quhen bashki pas reformës japin një kontribut kaq të madh në buxhetin e shtetit?!
Problemi i vërtetë qëndron te ligji për taksat kombëtare.
Bashkive që kanë pasuri natyrore u kthehet vetëm 5% e rentës minerare (e cila është 10%), që në praktikë përkthehet në vetëm 0.5% të vlerës së prodhimit.
Për katër vite me radhë jam përpjekur për ta ndryshuar këtë ligj. Në këtë iniciativë m’u bashkua edhe OSBE-ja, por sërish nuk arritëm ta realizojmë këtë ndryshim, në mënyrë që vlera që përfitojnë bashkitë, të shkonte nga 5% në 30% të rentës minerare.
Në përfundim, unë mendoj se bashkia Selenicë i plotëson të gjitha kriteret, për të vazhduar të funksionojë me sukses si bashki më vete.
Uroj që Kuvendi i Shqipërisë ta respektojë këtë realitet, të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe ta lejojë Selenicën të vazhdojë të funksionojë si bashki më vete!", shkruan Sinaj./Dosja.al
zjarri i aktivizuar në zonën e Matomares, në Bashkinë Finiq TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka k&eum...
Klevis Balliu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Palasë, ku...
Tre muaj pasi makineritë e rënda ndërhynë në zonën e mbrojtur Pishë Poro- Nartë për t’i hapur rrugën n...
TIRANË- Babëzia e fitimeve abuzive dhe monopoleve plaçkitëse, që instalohen me ligj, nuk kursen as të sëmur&eu...
Albin Kurti KOSOVË- Përpjekjet e kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për f...
Pamje nga lagjia 18 TETORI LUSHNJË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur alarmin përmes një denoncimi...
MAQEDONI E VERIUT- Koalicioni VLEN në Maqedoninë e Veriut ka hedhur akuza ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim, duke theksuar se po...
Hashim Thaçi HAGË- Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është rrëzuar kërkesa për lirimin me k...
Karl Bergner, Enea Karakaçi TIRANË- Shqipëria dhe Gjermania kanë nënshkruar tre marrëveshje bashkëpunimi në ...
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se në a...