Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Kandidatura e Wendt u votua në seancën plenare të Senatit me 50 vota pro dhe 44 kundër, pas mbështetjes së marrë më herët në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë.
SHBA- Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar kandidaturën e Eric P. Wendt për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, duke i hapur rrugën emërimit të tij zyrtar në Tiranë. Kandidatura e Wendt u votua në seancën plenare të Senatit me 50 vota pro dhe 44 kundër, pas mbështetjes së marrë më herët në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë.
Pas miratimit nga Senati, procedura pritet të përmbyllet me nënshkrimin e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili është hapi i fundit për formalizimin e emërimit të tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Eric Wendt do të jetë pasuesi i ambasadores Yuri Kim, e cila përfundoi mandatin e saj në Shqipëri në vitin 2023. Që prej asaj kohe, Ambasada amerikane në Tiranë është drejtuar nga të ngarkuar me punë, ndërsa procesi për emërimin e një ambasadori të ri u zgjat për shkak të procedurave të konfirmimit në Senat.
Kush është Eric P. Wendt?
Eric P. Wendt është një ish-oficer i lartë i ushtrisë amerikane, me mbi tre dekada shërbim ushtarak, pjesën më të madhe të karrierës së tij në forcat speciale amerikane “Green Beret”. Ai ka shërbyer si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe ka mbajtur role të rëndësishme në fushën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Paqësorit.
Gjatë karrierës së tij, Wendt ka qenë koordinator i sigurisë së SHBA-së për Autoritetin Izraelito-Palestinez gjatë viteve 2017–2019, si dhe shef shtabi në Komandën e Paqësorit të Shteteve të Bashkuara. Ai është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara dhe ka përfunduar studime pasuniversitare në sigurinë kombëtare në Naval Postgraduate School.
Wendt flet disa gjuhë të huaja, përfshirë arabishten dhe koreanishten. Ky nuk është propozimi i parë i tij për një post ambasadorial. Gjatë mandatit të parë të Donald Trump, Wendt ishte propozuar për ambasador në Katar, por kandidatura e tij nuk u finalizua nga Senati amerikan./Dosja.al
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shprehur mirënjohje ndaj Republikës Serbe se ka ...
LDK KOSOVË- Deputetë të zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë shprehur qëndrimin se kërkesa e p...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët është pyetur n&...
Liburn Aliu KOSOVË- Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu ësht&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar gjatë një konference me gazetarët, kur &e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me shpalljen 'non-grata' të gazetarit shqiptar nga Maq...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur sërish për arrestimin e biznesmenit të shpallur në k&eu...
Lumir Abdixhiku, Albin Kurti KOSOVË- Një takim mbi treorësh midis Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet...
Aeroporti i Vlores TIRANË- Kompania MABCO e Behgjet Pacollit ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës pë...
Takimi i 10 korrikut mes udhëheqësve të LVV-së dhe LDK-së. KOSOVA- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kry...