LIVE UPDATES
Politike

Shqipëria digjet, Rama shëllehet në Dhërmi me Sorosin/ PD: Ne do të ketë gati një paketë të plotë për emergjencat dhe një program antizjarr

Gjatë një deklarate për mediat, deputeti i PD-së, Klevis Balliu u shpreh se paaftësia për të mbrojtur qytetarët, pasuritë e tyre dhe territorin e vendit është shenja kryesore e qeverisë.

13 August 2026, 14:54 Nga E.d
Shqipëria digjet, Rama shëllehet në Dhërmi me Sorosin/ PD:
Klevis Balliu

TIRANA- Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për dështim në menaxhimin e situatës së zjarreve, duke e cilësuar mungesën e kapaciteteve dhe mjeteve si një problem serioz për sigurinë e qytetarëve. Gjatë një deklarate për mediat, deputeti i PD-së, Klevis Balliu u shpreh se paaftësia për të mbrojtur qytetarët, pasuritë e tyre dhe territorin e vendit është shenja kryesore e qeverisë. Më tej, ai theksoi se në rrezik nuk janë vetëm shtëpitë, pyjet, kullotat dhe lagjet e qyteteve, por edhe jeta e qytetarëve dhe e zjarrfikësve.

Balliu tha se kryeministri Rama gjen miliona euro për koncerte dhe spektakle, ndërkohë që zjarret po luftohen me lopata dhe me zjarrfikëse të viteve ’70. Në fund, deputeti demokrat tha se përgjegjësia nuk mund të fshihet pas deklaratave të ministrive apo propagandës televizive, ndërsa shtoi se  ministri Besfort Lamallari, duhet të përgjigjet se si strukturat që varen prej tij nuk kanë kapacitetet e nevojshme për një situatë që përsëritet çdo vit.

Deklarata e deputetit të PD, Klevis Balliu:

Shqipëria po digjet, nga cepi në cep, ndërsa Edi Rama shëllehet në Dhërmi, ku ka marrë Alex Sorosin që ta ndihmojë të shuajë flakët që protesta qytetare i ka vënë qeverisë së tij. Paaftësia për të mbrojtur qytetarët, pasuritë e tyre dhe territorin e vendit është shenja kryesore e kësaj qeverisjeje, dhe zjarret vetëm e kanë nxjerrë në pah këtë fakt në mënyrë dramatike. Në rrezik nuk janë vetëm shtëpitë, pyjet, kullotat dhe lagjet e qyteteve, por edhe jeta e qytetarëve dhe e zjarrfikësve, të cilët përballen me flakët pa pajisjet e nevojshme.

Por kjo nuk duhet parë thjesht si paaftësi. Ky është një dështim kriminal në prioritetet e një qeverie që ka para për gjithçka, përveç sigurisë së shqiptarëve. Edi Rama ka gjetur miliona euro për koncerte, spektakle, kopshte dhe instalacione idiotëske, ndërkohë që zjarret i lufton me lopata dhe me zjarrfikëse të viteve ’70, që rrjedhin ujë pa arritur te zjarri. Rreth 4 milionë eurot për Kanye Ëest do të ishin shumë sot një investim jetik për zjarrfikësit, për pajisje moderne dhe për krijimin e kapaciteteve reale kundër zjarreve.

Por ka edhe një ironi që tregon më mirë se çdo fjalë se ku i ka prioritetet kjo qeveri. Edi Rama dhe Besfort Lamallari gjejnë makina me ujë kur duhet të përballen me protestuesit, por nuk gjejnë makina me ujë kur Shqipëria përfshihet nga flakët. Kur sheh se si zbret në sheshe policia për të sulmuar qytetarët që protestojnë, e armatosur deri në dhëmbë, me makina të blinduara, ujëhedhëse dhe gazhedhëse, dhe kur sheh se si përballohen zjarret, e kupton se kjo qeveri e meriton epitetin diktaturë.

Ky është shteti i Edi Ramës: i pamëshirshëm me qytetarët, të cilët i lë në mëshirën e fatit kur bien zjarre apo ndodhin fatkeqësi të tjera. I gatshëm të përdorë çdo mjet për të shtypur protestën, por neglizhent për të siguruar mjetet bazë për të mbrojtur njerëzit dhe pronat.

Përgjegjësia nuk mund të fshihet pas deklaratave të ministrive apo propagandës televizive. Besfort Lamallari, si Ministër i Brendshëm, duhet të përgjigjet se si strukturat që varen prej tij nuk kanë kapacitetet e nevojshme për një situatë që përsëritet çdo vit. Zjarrfikësit nuk mund të dërgohen në frontin e zjarrit sikur po shkojnë për të mbjellë pemë. Çdo zjarrfikës që futet në flakë pa pajisjet e duhura është dëshmi e dështimit të shtetit.

Qeveria e Edi Ramës nuk mund të kujtohet për zjarrfikësit vetëm kur kamerat janë ndezur. Nuk mjaftojnë fotot, deklaratat dhe propaganda. Duhen mjete, pajisje mbrojtëse, automjete, avionë, helikopterë, infrastrukturë dhe një sistem real sigurimi dhe reagimi ndaj emergjencave. Edi Rama dhe Besfort Lamallari duhet të japin llogari për këtë dështim. Sepse kur një qeveri ka para për luksin dhe propagandën, por jo për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe të zjarrfikësve, problemi nuk është mungesa e parave. Problemi është se ku zgjedh t’i çojë paratë kjo qeveri.

Partia Demokratike angazhohet fuqimisht se, me ardhjen në qeveri, do të ketë si pjesë të planit qeverisës një Paketë të Plotë për Emergjencat, me një Program Antizjarr, të hartuar nga ekspertë vendas dhe të huaj, si dhe një buxhet të rritur dhe të përshtatshëm. Ne do t’i japim fund asaj që në letër paraqitet si ‘Rilindje 2.0’, por në realitet është një fasadë prej varaku që bie sapo Shqipëria përballet me zjarr, përmbytje apo çdo krizë tjetër civile./Dosja.al 

pd klevis balliu zjarre

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin