LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria kampione për mungesën e demokracisë", Këlliçi: Ballkani i Hapur favorizoi autokratët

Sipas tij, zgjedhjet në Shqipëri janë kthyer në një ‘fasadë’, ku vota nuk përcaktohet nga programet politike, por nga faktorë të tjerë, përfshirë, sipas tij, krimin e organizuar, blerjen e votës dhe presionin mbi administratën.

21 September 2026, 17:57 Nga DOSJA
"Shqipëria kampione për mungesën e demokracisë",
Belind Këlliçi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka mbajtur një fjalim të fortë ditën e sotme në tryezën për integrimin, gjatë diskutimit për fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal. Gjatë fjalës së tij, Këlliçi e lidhi drejtpërdrejt dobësimin e bashkëpunimit në Ballkan me atë që ai e cilësoi si ‘deficit demokratik’ dhe forcimin e liderëve autokratë në rajon. Sipas tij, zgjedhjet në Shqipëri janë kthyer në një ‘fasadë’, ku vota nuk përcaktohet nga programet politike, por nga faktorë të tjerë, përfshirë, sipas tij, krimin e organizuar, blerjen e votës dhe presionin mbi administratën.

Fjala e deputetit të PD, Belind Këlliçi:

Të nderuar kolegë. Bashkëpunimi rajonal në rajonin tonë është një temë që nuk merret njësoj seriozisht nga të gjithë vendet dhe për pasojë nuk kemi një produkt të qëndrueshëm, dhe kjo më shumë ngjan me një bizhuteri që e heqim dhe e vëmë sipas rastit dhe nevojës.

Dhe për fat të keq nuk mund të kemi progres kur aktorët kryesorë në këtë rast janë autokratë, me defiçite të mëdha demokratike në vendet e tyre. Dhe që bëjnë gjithçka për të mbajtur e ruajtur pushtetin personal. Në këtë kuptim edhe raportet me fqinjet i kthejnë dhe i trajtojnë në këtë perspektivë.

Rajoni jonë nëse bëjmë një analizë të ngjarjeve të viteve të fundit, aty ku drejtuesit sillen si autokrat, ka problematika në nivelin e demokracisë, por më kryesorja është mungesa e zgjedhjeve të lira. Shqipëria për fatin tonë të keq është kampione në këto dy problematika. 

Zgjedhjet tashmë janë një fasadë, ku vota nuk përcaktohet nga programi politik por nga faktorë të tjerë si forca e grupeve kriminale, blerja e votës me bonuset e pensionit apo edhe kërcënimi me vendin e punës apo siç shprehet rëndom ‘KËRCËNIMI ME BUKËN E GOJËS’.

Sot ne kemi në krye të qeverisë jo vetëm një kryeministër dhe një qeveri të korruptuar por edhe të lidhur ngushtësisht me krimin e organizuar duke dëmtuar shumë dhe imazhin e Shqipërisë e cila tashmë etiketohet NARKOSHTET, nga mediat më të mëdha botërore, kryesisht europiane dhe amerikane.

Edi Rama tashmë edhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë nuk i sheh më si marrëdhënie të interesit kombëtar apo të bashkëpunimit rajonal, por si marrëdhënie personale me lidershipin e vendit fqinj. Pra e thënë më thjeshtë ka mik personal Vuçiç dhe po njëlloj trajtohen marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Çfarë mund të presim në raportet e mira me fqinjët nga Beogradi kur pak ditë më parë ata organizuan ceremoni shtetërore nderimi për një kriminel lufte, përgjegjës për genocid e masakra njerëzore, si famëkeqi Ratko Mlladiç.

Infrastruktura shtetërore u vendos në dispozicion. Nderimi i tij është mesazh i hapur armiqësor për kombet e tjera në rajon.

Në korrik, Snežana Paunović, Ministrja e qeverisë së Beogradit, deklaroi në një intervistë se spastrimi etnik në Kosovë do të duhej të ishte realizuar, duhej të kishte ndodhur. Dhe po ta kishte ajo në dorë, po të kishte qënë ajo në vend të Millosheviç, do ta kishte çuar projektin deri në fund.

Ajo nuk pati asnjë pasojë nga këto deklarata. Vijoi normalisht punën.

Ndërkohë prej vitesh tashmë, ku rasti më i fundit ishte të enjten e shkuar, më datë 17 shtator, kur mazhoranca socialiste refuzoi sërish të miratojë në Kuvend një rezolutë të përbashkët me PD, e cila dënon genocidin serb në Kosovë, dhe kjo është thjeshtë një favor që autokrati Rama i kthen padronit të tij Vuçiç, për shkak të marrëdhënies dhe miqësisë së tyre personale.

Pra në këto kushte, nganjëherë ngjan hipokrite të flasim për bashkëpunim rajonal e të bëjmë sikur po ecim mirë nëpër tryeza, seminare e ëorkshope.

Dhe ajo që nisi si Ballkani i Hapur që u duk si bashkëpunim, në fakt ishte një politikë që favorizonte një hapësirë rajonale me më pak BE dhe më shumë Rusi brenda; më shumë para nga BE por pa vlerat europiane si model jetese dhe qeverisjeje. Ballkani i Hapur ishte një sfidë e hapur për Bashkimin Europian dhe vendet anëtare. Një kërcënim ndaj Brukselit që autokratët donin ta përdornin si levë për forcimin e pushtetit personal.

Unë besoj se rajoni do të komunikojë më mirë e do të bashkëpunojë më mirë sa më demokratik të jetë, e sa më shumë standarde e vlera të konsolidohen, sa më pak korrupsion të ketë, sa më shumë integritet në qeverisje. Në të kundërt, defiçiti demokratik në Tiranë, apo në Beograd, fuqizimi i autokratëve në Tiranë a në Beograd, nuk i shërben as vendeve dhe as perspektivës së rajonit.

Ndaj një nga zhvillimet më interesante në Ballkan këto kohë kanë qënë lëvizjet e fuqishme të rinisë, protestat kundër regjimeve autokratike, kundër autokracive elektorale, kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

Në Tiranë kemi 115 ditë protestë të pandalur të përditshme, një rekord në këtë sens, që ka vënë autokratin e korruptuar me shpatulla pas murit dhe po e dobëson çdo ditë atë. Mbështetja juaj ndaj protestës nuk duhet të mungojë!

Këto lëvizje të shoqërisë nëse konsolidohen si kultura, do të sjellin llogaridhënie, përgjegjshmëri, transparencë. Dhe do t’i bëjnë politikanët të maten mirë me vendimet që marrin, do të sjellin interesin publik në rendin e ditës dhe respektimin e standarteve demokratike.

Dhe jam i bindur se sa më shumë vlera të tilla të kemi në rajon, aq më i lehtë dhe aq më i frytshëm do të jetë bashkëpunimi rajonal. Ju faleminderit./Dosja.al

belind këlliçi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin