Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar Mladiçin si “kasapin e Bosnjës”, ndërsa ka lëshuar akuza të forta ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe zyrtarëve të tjerë në Beograd për qëndrimet e tyre ndaj figurës së kriminelit të luftës.
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar lidhur me vdekjen e ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mladiç, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar Mladiçin si “kasapin e Bosnjës”, ndërsa ka lëshuar akuza të forta ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe zyrtarëve të tjerë në Beograd për qëndrimet e tyre ndaj figurës së kriminelit të luftës.
Kryedemokrati denoncoi përpjekjet e zyrtarëve serbë, si Aleksandër Vulin, për t'i dhënë Mladiçit nderime shtetërore në Beograd, si dhe sulmet e fundit të presidentit Vuçiç ndaj Gjykatës së Hagës lidhur me kujdesin shëndetësor ndaj tij.
Postimi i plotë:
"Miq, një zëdhënës i OKB njoftoi këto ditë se Ratko Mladiç, kasapi i gjenocidit të Srebrenicës, vdiq në një spital të Gjykatës Ndërkombëtare të OKB në Hagë. Ratko Mladiç është i dënuar për jetë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte për masakrën e vitit 1995 në të cilën të paktën 8,000 djem dhe burra myslimanë u vranë në Srebrenicë, një “zonë të mbrojtur” nga OKB-ja në Bosnjë.
Kjo masakër konsiderohet mizoria më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Mladiç udhëhoqi bombardimin me artileri për tre vite me rradhë të Sarajevës së rrethuar nga ushtria serbe duke vrarë kështu në kryeqytetin e Bosnjës së paku 10000 fëmijë, gra dhe burra të paarmatosur. Shpirti në ferr i kasapit të Bosnjës është urimi i njerëzve të qytetëruar në mbarë botën.
Por qëndrim tjetër ka Aleksandër Vuçiç dhe bashkëpunëtorët e tij për vdekjen Mladiç. Ndërkohë që bashkëpunëtorë të tij si Vulin, kërkon varrosjen e tij me nderime shtetërore në Beograd, Vuçiç në mënyrë të përsëritur madje edhe një javë para vdekjes sulmoi Hagën për trajtim jo njerëzor dhe të papërgjegjshëm dhe kërkoi trajtimin e tij në spitale në Beograd.
Miq, nuk duhet harruar se në kohën kur idhull i Vuçiç, komandanti xhelat i popullatës civile myslimane në Bosnjë, Ratko Mladiç fshihej si mi nga drejtësia ndërkombëtare, i tmerruar nga gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit që kishte kryer, një i ri nacionalist ekstremist serb mori famë me nismën e tij një “shtëpi për Mladon”, nismë me të cilën ai ftonte serbët t’i ofronin një strehim të sigurt ku të fshihej nga Gjykata e Hagës, pra një vrimë miu, heroit të tij, gjeneralit monstër Ratko Mladiç. Ky i ri nismëtar i vrimës së miut për Mladicin që kërkonte të pengonte drejtësinë ndërkombëtare ishte vetë Aleksander Vuçiç.", shkruan Berisha./Dosja.al
Ferit Hoxha TIRANË-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i është përgjigjur publikisht deklaratave t&eu...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, ka reaguar pas raportimeve të mediave malazeze se Shqipë...
Jakov Milatoviç MALI I ZI- Presidenti malazez Jakov Milatoviç u tha gazetarëve se publiku duhet të dijë se cilët zyrtar&e...
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, ka paralajmëruar publikisht për praninë e një aktiviteti të koordinuar hi...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke publikuar ...
TIRANË- Projektligji i propozuar nga Partia Socialiste në pushtet për ndryshimin e hartës administrativo-territoriale, që synon t&eum...
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli ka bërë një deklaratë n&eum...
Maks Haxhia TIRANË- Ergys Agasi do të përballet ditën e sotme me masën e sigurisë nga Gjykata e Posaçme. Fillimis...
Edi Rama Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me ministrat dhe drejtuesit politikë të Par...
SaIi Berisha TIRANË- Kreu i opozitës Sali Berisha ka vijuar të bëjë thirrje për mobilizim gjatë fjalës së tij...