https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Ilir Meta do të garojë si deputet? Ngatërresa e presidencës, Blushi-Ramës: Nëse zgjidhesh më 25 prill do shihesh sy më s
3 March 2021, 10:51Nga DOSJA
TIRANË– Presidenca iu përgjigj me një mesazh të koduar sot kryeministrit Edi Rama pas akuzave që ky i fundit i drejtoi presidentit të Republikës, Ilir Meta, që e akuzoi si të lidhur me Berishën për të shkatërruar reformën në drejtësi. Në një postim në rrjetet sociale, në një gjuhë të habitshme, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi thotë se nëse Rama ka fat dhe zgjidhet si deputet më 25 prill 2021, me presidentin do të shihet sy më sy në Kuvend.
POSTIMI I PLOTE:
Shihni çfarë degradimi: Ramaforma gati për mandatin e tretë! Ha ha ha! O shakaxhi i integrimit, nëse do kesh fatin të zgjidhesh deputet më 25 prill, me Presidentin Meta do takohesh sy më sy në Parlamentin e ri. Si në 22 korrik 2016 kur ti nuk erdhe në ballafaqim por e votove Reformën në Drejtësi me bisht ndër shalë. Ky ballafaqim është i pashmangshëm! Kurrë nuk do kesh shpëtim! Madje do ftohen të gjithë partnerët tanë, që ti i përgojon dhe i diskrediton aq shumë. Ti vazhdon të bësh ligje antikushtetuese me shpresën për ta vrarë totalisht tek Drejtësia, që ti ke kapur. Kjo i rëndon edhe më shumë rekordet e tua të zeza, por nuk e ndryshon dot fatin tënd të paracaktuar, që nuk mund të jetë fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve të ndershëm, pa dallime partiake. Deri në mbledhjen e Parlamentit të ri, që do të dalë nga referendumi i 25 prillit, jepi zemër Ansamblit “Babëzia” dhe shtrëngo fort poturet e gjëra! Dhe një paralajmërim: Mos guxo të votosh koncensionin e aeroportit! Ti e di mirë se çfarë të pret dhe nuk mund të thuash, që s’je paralajmëruar më herët për këtë.
Por çfarë ka dashur të thotë presidenca? Është vallë një ngatërresë e Blushit deklarata se pas 25 prillit, Meta do të jetë pjesë e parlamentit?
Ditën e sotme, gjatë prezantimit të programit ‘Drejtësia që duam’, Rama sulmoi presidentin Meta dhe liderët e opozitës. Ai tha se “falë shkallimit të Ilir Metës 25 prilli është bërë 1 rrugë e 4 punë, e ça punësh. Do votohet për t’i hapur më tej rrugë drejtësisë në këtë vend, për të larguar nga kreu i vendit Ilir Metën, dënuar përfundimisht në ekzilin e tij dixhital Sali Berishën dhe dërguar Kryemadhin aty ku e ka vendin, tek pakica e pakicës”.
(kle.mu;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se do të vijë të votojë më 25 prill për kandidatët e Vetëvendosjes në Shqipëri. Kurti ishte sot k...
TIRANE– Kryeministri i ri në Kosovë, Albin Kurti u distancua nga ndërhyrja në procesin e votimit në Shqipëri. Kurti u pyet se çfarë këshille do i jepte V...
TIRANE– Kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti tha sot se për një gjë është i sigurtë, se kandidati i lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi sësht...
TIRANE– Boiken Abazi, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, u zotua se VV në Shqipëri do të jetë zëri i të vërtetës në Kuvendin e Shqipërisë. Abazi tha s...
TIRANË– Gjatë prezantimit të programit ‘Drejtësia që duam’, Rama prezantoi dhe emrat që do të jenë në krye të listës së PS në Tiranë për zgjedhjet e 25 pri...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të ‘Drejtësia që duam’ iu drejtua deputetes në ikje të PS, Vasilika Hysit duke i thënë se është prekur shum...
TIRANË– Kandidatja e re për deputete e Partisë Socialiste, Albana Hana është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për avantazhet e kryeministri Rama.E f...
TIRANË– Deputetja Vasilika Hysi do të largohet nga Partia Socialiste. Këtë e bëri të ditur ditën e sotme, kryeministri Edi Rama teksa prezantonte platformë...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama e quajti koalicionin PD-LSI, një koalicion qesharak. Gjatë fjalës së tij sot në aktivitetin “deputeti që duam”, Rama tha se ...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama e lidhi sërish çështjen e zgjedhjeve me reformën në drejtësi, në një lidhje që e ka krijuar sot. Trekëndëshi sipas Ramës ës...