LIVE UPDATES
Politike

Presidenti Meta vlerëson me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” regjisorë, kineastë dhe aktorë të shquar të kinematog

12 July 2021, 19:26 Nga DOSJA
Presidenti Meta vlerëson me dekoratën e lartë “Nderi i

TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar disa prej figurave të shquara të kinematografisë shqiptare. Kreu i shtetit ka vlerësuar regjisoren Xhanfize Keko së bashku me regjisorët Kristaq Dhamo, Andi Keko, Viktor Gjika dhe aktoren Edi Luarasi me dekoratën “Nderi i Kombit” për kontributin ndaj artit shqiptar.

Me rastin e ditëlindjes së kinematografisë shqiptare, presidenti Meta ka shprehur mirënjohjen për këta personalitete dhe kontributin e vyer të tyre.

FJALA E PLOTË: 

Të nderuar artistë dhe personalitete të kinematografisë shqiptare, Të dashur familjarë, Miq dhe të ftuar, Jam shumë i lumtur të jemi sot së bashku, për të vlerësuar me rastin edhe të ditëlindjes së kinematografisë shqiptare, disa prej korifenjve dhe krijuesve të saj.

Rreth 7 dekada më parë, lindi ‘Kinostudio Shqiptare’ që shënoi jo vetëm një ngjarje historike, por edhe që solli një krijimtari të jashtëzakonshme artistike, kulturore, edukative, emancipuese dhe mbi të gjitha frymëzuese për shoqërinë tonë.

Përtej ideologjizimit të skajshëm të sistemit të kaluar, të presionit dhe të klisheve të diktaturës, kineastët, regjisorët, aktorët e skenografët e këtij vendi shënuan arritje të jashtëzakonshme profesionale dhe realizime teknike mbresëlënëse, duke krijuar një fond shumë të rëndësishëm të filmit tonë.

Kinematografia shqiptare ruan në arkivin e saj thesare mbresëlënës. Thesare që, në disa raste janë shpërfillur, anashkaluar apo kanë vuajtur nga mungesa e kujdesit dhe mirëmbajtja, gjatë këtyre 30 viteve.

Është koha për të treguar vëmendje maksimale, për ta ruajtur dhe për ta mbrojtur këtë fond të jashtëzakonshëm.

Me këtë rast dua të përshëndes për bashkëpunimin Drejtuesen e Arkivit Shtetëror të filmit zonjën Iris Elezi!

E meriton ta përgëzoj dhe njëkohësisht, ta inkurajoj në misionin e saj institucional të ruajtjes së kësaj trashëgimie mjaft të vyer filmike, që nuk është vetëm e jona, por e mbarë historisë filmike botërore, siç po vërtetohet dita-ditës nga shfaqja e filmave për fëmijë të së parës regjisore grua shqiptare, Xhanfise Kekos edhe në ekranet italiane, britanike, amerikane e më tej.

Viti 2022 do të shënojë shtatë dekada që nga dita kur filmi shqiptar nisi rrugëtimin e tij, duke prezantuar në ekran më 10 korrik 1952 të parin krijim të realizuar tërësisht nga kineastë shqiptarë, regjisori Endri Keko, operatorët Hamdi Ferhati, Mandi Koçi, Jani Nano e Sokrat Musha dhe montazhierja Xhanfise Keko.

Nga ajo ditë, kinemaja shqiptare do të prezantonte përpara njerëzve, në qytet e fshatrat më të largëta, qindra tituj filmash dokumentarë e po qindra tituj filmash artistikë.

Bashkë me ta, edhe emrat e regjisorëve, të skenaristëve, operatorëve, piktorëve, kompozitorëve dhe aktorëve që gradualisht, falë talentit, kurajës, pasionit, përkushtimit dhe dashurisë për filmin shqiptar, krijuan dhe shpalosën individualitete të spikatura dhe të adhuruara artistike.

Ndaj duke u bashkuar tërësisht me vlerësimet e profesor Mevlanit edhe unë kam kënaqësinë të shpreh edhe njëherë mirënjohjen më të thellë për këto personalitete, për këto korifenj dhe të nderojmë sot:

Regjisoren Xhanfise Çipi (Keko) – një ndër themelueset e Kinostudios

Regjisorin Kristaq Dhamo – i cili është regjisori i të parit film artistik me metrazh të gjatë në vitin 1956;

Regjisorin Endri Keko – një ndër themeluesit në vitin 1952 të Kinostudios;

Zonjën Edi Luarasi – Aktoren e talentuar, e cila jo vetëm sfidoi diktaturën, por triumfoi duke vazhduar të jetë një dëshmitare e gjallë e padrejtësive absurde të regjimit të kaluar, por edhe një figurë frymëzuese për të gjitha vajzat dhe gratë shqiptare;

Regjisorin Viktor Gjika – Dekanin e filmit shqiptar, apo majën e epërme të ekranit siç e vlerësoi profesor Mevlani, i cili gjithashtu ka filluar kontributet e tij si regjisor që në vitin 1962, për të na dhënë aq shumë filma, të cilat janë gdhendur fort në kujtesën e të gjithë qytetarëve dhe teleshikuesve;

Personalitetet e sipërpërmendura, falë talentit të tyre, megjithëse punuan dhe krijuan në një regjim plot kufizime, arritën të jepnin mesazhe të jashtëzakonshme frymëzuese, njerëzore, sociale, përtej fasadave të rreme ideologjike.

Ata iu paraqitën publikut me filma cilësorë, që kanë mbetur edhe sot pas kaq vitesh, ndër më të shikuarit nga publiku shqiptar, por mbi të gjitha nga më të pëlqyerit, të gdhendur përjetësisht në kujtesën e artdashësve sqimatarë.

Krijimtaria e tyre ka simpatizantët e vet besnikë në shijet dhe kërkesat e tyre artistike. Ajo ka mbetur e dashur sipas vlerësimeve artistike dhe ende e shumëkërkuar edhe në ditët e sotme.

Në pamundësi për t’i përmendur të gjithë titujt e krijuar në vite prej tyre, le të kujtojmë sot disa prej tyre. Filmat artistikë ‘Tana’, ‘Vitet e para’, ‘Vendimi’ e ‘Qortimet e vjeshtës’ të regjisorit Kristaq Dhamo’ ‘Rrugë të bardha’, ‘I teti në bronz’, ‘Komisari i dritës’ e ‘Gjeneral Gramafoni’ të regjisorit Viktor Gjika, ‘Beni ecën vetë’, ‘Tomka dhe shokët e tij’, ‘Kur xhirohej një film’ e ‘Taulanti kërkon një motër’ të regjisores Xhanfise Keko, filmat dokumentarë ‘Letër nga fshati’, ‘Në shtigjet malore’, ‘Pranvera e nëntë’, ‘Ringjallje’ e ‘Rruga jote shok’ të regjisorit Endri Keko.

Në përfundim, do të theksoja se vitin e ardhshëm kemi 70-vjetorin e themelimit të Kinostudios.

Prandaj kjo është një ngjarje mjaft e rëndësishme dhe është një përgjegjësi e të gjithë institucioneve dhe jo vetëm e komunitetit artdashës, për të bërë më të mirën, në mënyrë, që ne të mbrojmë vlerat më të mira të krijuara nga artistët, regjisorët tanë, për gati 7 dekada dhe njëkohësisht të kemi mundësi t’ua lëmë si trashëgimi gjeneratave më të reja në të ardhmen.

Në mënyrë që këto themele të forta që ka vendosur kinematografia jonë të vazhdojnë të jenë një element shumë i rëndësishëm i identitetit tonë kulturor dhe kombëtar.

Njëkohësisht të jenë një motiv edhe për krijimtarinë e re dhe moderne, që të orientohet më shumë nga mesazhet edukative sesa thjesht nga komercializmi. Edhe njëherë shumë faleminderit dhe ju uroj të gjithë artistëve që na nderojnë këtu suksese për kinematografinë tonë dhe artin tonë në të ardhmen.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta


Sondazh

Politike 12 July 2021, 09:07

TIRANË–4 ditë larg mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Kuvendit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha i propozon Komisionit Statutor të partisë...

Politike 11 July 2021, 18:57

KUKËS– Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici duket se paska një pasion, të cilit nuk mund t’i rezistojë; kërcimi. Qytetari i parë i Bashkisë së ...

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...