Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
Progres-raporti nxori në pah shumë problematika, Rama: Është dëftesë e përparimit të madh të Shqipërisë(VIDEO)
Gjatë konferencës së përbashkët me ambasadoren e BE-së, Rama tha se për shumë familje emigracioni ka qenë rruga drejt shërbimeve më të mira dhe një marrëdhënieje më të sigurt me shtetin.
5 November 2026, 12:21Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se shqiptarët kanë jetuar për vite me rradhë mes një kontrasti të madh, duke gjetur jashtë vendit mundësi për një jetë më të mirë që nuk i kanë pasur në Shqipëri. Gjatë konferencës së përbashkët me ambasadoren e BE-së, Rama tha se për shumë familje emigracioni ka qenë rruga drejt shërbimeve më të mira dhe një marrëdhënieje më të sigurt me shtetin.
Sipas Kryeministrit, Integrimi në Bashkimin Europian nuk është një proces që bëhet për Brukselin, Parisin apo Berlinin, por për të ndërtuar një shtet europian në Shqipëri, ku qytetarët do të kenë mundësi dhe kushte më të mira për rritjen e fëmijëve.
“Dhe në fund dua të kthehem tek diçka që për mua personalisht, natyrisht nga pozita e kryeministrit mbetet thelbësore. Shqiptarët kanë jetuar për shumë vite me një kontrast shumë të madh, mes mundësive që kanë gjetur jashtë vendit dhe atyre që u ka ofruar vendi. Për shumë familje emigracioni ka qenë rruga drejt një pune më të mirë, një shkolle më të mirë, një shërbimi shëndetësor më të mirë apo thjesht fare një marrëdhënie më të sigurt më shtetin. Prandaj, nuk dua të hyj këtu tek gjërat që kanë ndryshuar në Shqipëri dhe as sa dhe si duhet të ndryshojnë akoma, por dua të shtoj se ne nuk mund të flasim me seriozitetin e duhur për bashkimin tonë me Europën e shteteve anëtare pa e pasur parasysh këtë realitet sepse në thelbin e tij i gjithë ky proces nuk është për Brukselin, nuk është për Parisin, nuk është për Berlinin, nuk është për të gjithë ata së bashku, por është shtet bërja europiane e Shqipërisë, ku shqiptarët të kenë institucionet, mundësitë ekonomike, sigurinë juridike dhe vend rritjen e fëmijëve këtu si në Europë. Kështu që, kushdo dëgjon për progresin në negociata për anëtarësim në Bashkimin Europian duhet ta mbajë parasysh pikërisht këtë thelb të këtij procesi, që është përmirësimi i standardeve të jetës së tij personalisht, kudo ku ndodhet këtu në Shqipëri dhe pikërisht kjo është arsyeja kryesore, që unë jam kaq i përkushtuar ndaj këtij procesi, por edhe arsyeja kryesore pse mua më gëzon shumë ky raport i progresit si një dëftesë shumë objektive e përparimit të madh të Shqipërisë.”, tha Rama./Dosja.al