4 November 2026, 10:45
Nga E.M

TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka prezantuar ditën e sotme në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes projektbuxhetin e vitit 2027 për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Projektbuxheti parashikon një fond prej rreth 40 miliardë lekësh, me një rritje prej 12% krahasuar me vitin 2026. Lidhur me forcimin e sigurisë publike, rritjen e profesionalizimit të strukturave dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve ky është niveli më i lartë i mbështetjes buxhetore për Ministrinë ndër vite.
“Policia përdor pajisje e metoda siç parashikohet në ligj. Kur flasim për dhunën, dhuna duhet dënuar. Policia është aty për të mbrojtur të drejtën kushtetuese dhe për ta garantuar sigurinë, por është e padrejtë që të mbrojmë edhe dhunën që është me doza shumë të larta, që mund të japin dëmtime të rënda te efektivët. Kemi 9 efektivë të pezulluar, për veprime individuale që kanë bërë, 50 raste janë nën hetim nga AMP, policia është duke bashkëpunuar me prokurorinë për rastet e referuara. Jemi të hapur ndaj çdo hetimi, jemi të vendosur që t'i shkojmë në fund çdo rasti dhune ndaj policëve dhe institucioneve”, tha Demo.
Ministri Demo pohoi se siguria publike është një përgjegjësi themelore e qeverisjes dhe një kusht i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik, funksionimin e shoqërisë dhe besimin e qytetarëve te institucionet. Një nga elementet kryesore të projektbuxhetit është rritja e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, për të cilën janë parashikuar 3.3 miliardë lekë. Për 8,174 punonjës me gradën Inspektor, që përbëjnë 73% të punonjësve me grada në Policinë e Shtetit, parashikohet një rritje e pagës për gradë me 20 mijë lekë në muaj.
Duke përfshirë edhe efektin e vjetërsisë në punë, rritja mesatare arrin në 23,600 lekë në muaj, ose 27%. Ndërsa për punonjësit me grada të tjera, rritja e pagës për gradë parashikohet në 15 mijë lekë në muaj, me një efekt mesatar që varion nga 8% deri në 17%, duke përfshirë edhe vjetërsinë. Gjatë prezantimit të ketij projektbuxheti për vitin 2027, Ministri Demo e cilësoi këtë vendim si një investim të drejtpërdrejtë për popullin. Sipas Demos një Polici më profesionale kërkon jo vetëm pajisje dhe teknologji moderne, por edhe vlerësim dhe trajtim dinjitoz të punonjësve të saj.
Ministri Demo theksoi se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë siguri, por edhe shërbim korrekt, profesional dhe respektim të të drejtave të tyre. Projektbuxheti 2027 synon në këtë mënyrë që rritja e financimit të përkthehet në më shumë siguri për qytetarët, kapacitete më të forta institucionale dhe një shërbim publik më cilësor./Dosja.al
Ervin Demo
Politike
4 November 2026, 10:43
I.A
Marta Kos
TIRANË- Sot në ora 13:00 komisioneria për zgjerim Marta Kos do t’i tregojë Parlamentit Europian planin e Komisionit Europi...
Politike
4 November 2026, 10:34
E.M
FIER- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është zhvendosur nga Burgu i Fierit në sektorin spitalor që gjendet në të një...
Politike
4 November 2026, 08:13
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka kërkuar sërish dialog për studentët. Ashtu si çdo ditë në një...
Politike
3 November 2026, 23:14
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përsëritur ftesën për bashkimin e opozitës në nj&eum...
Politike
3 November 2026, 22:47
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar protestat e “Flamingove”, duke i cilësuar ato si një fen...
Politike
3 November 2026, 22:03
E.d
Pamje
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në fokus të t&eu...
Politike
3 November 2026, 22:01
E.d
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka kritikuar mënyrën e funksionimit të Partisë Socialiste dhe p&e...
Politike
3 November 2026, 21:52
E.d
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka komentuar përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të ...
Politike
3 November 2026, 21:25
E.d
Edi Rama dhe Marta Kos
Komisioni Evropian do të paraqesë të Mërkurën për herë të parë një udhërr&...
Politike
3 November 2026, 20:38
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot në selinë e PD-së një takim me grupet e punës s&...