LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Prokop Mima, Robert Ndrenika e Roza Anagnosti. Kush ishin 51 artistët që do hiqeshin nga Tirana në 1976-ën me porosinë e Ra

1 October 2019, 14:25 Nga DOSJA
Prokop Mima, Robert Ndrenika e Roza Anagnosti. Kush ishin 51 artistët

Memorie.al publikon dokumentin zyrtar të vitit 1976 i hartuar nga sektori i Arsim-Kulturës në Komitetin Qëndror të PPSH-së, ku një listë me 51 emra, të gjithë personazhe të njohura si: Prokop Mima, Robert Ndrenika, Bujar Lako, Roza Anagnosti, Ndrek Shkjezi, Adivije Alibali, Miltiadh Papa, Ilia Shyti, Naxhi Bakalli, Luigj Gurakuqi, Luiza Papa, do të linin vëndet dhe pozicionet e tyre të punës dhe do të largoheshin nga Tirana “me transferim”

Memorie.al publikon dokumentet arkivore me faksimilet përkatëse të korrespodencës zyrtare të KQ të PPSH-së, të vitit 1976, ku disa funksionarë të lartë të aparatit të Komitetit Qëndror që mbulonin sektorin e Artit e Kulturës, hartuan një listë e cila përfshinte një sërë emrash të njohur të instuticioneve kulturore dhe artistike të qytetit të Tiranës, ku përfshiheshin mjaft nga pesonalitetet më të shquar të tyre, si; aktorë, regjizorë, muzikantë, instrumentistë, këngëtarë, udhëheqësa artistikë etj, të cilët do hiqeshin nga vëndet e tyre të punës dhe do të largoheshin apo “transferoheshin” nga qyteti i Tiranës për në rrethe të tjera të vëndit. Transferimi i tyre në fakt ishte një internim i tyre, pasi ajo gjë nuk bëhej për nevoja pune, por për të vëtmin fakt se të gjithë personat që përmbante ajo listë, kishin problem biografike. Pra me pak fjalë ishin të padëshiruar për pushtetin komunist. Dhe kjo “listë e zezë” ku pjesa më e madhe e emrave të asaj përbëhej prej aktorëve të famshëm të Teatrit Popullor, Teatrit të Operas dhe Baletit, Kinostudios “Shqipëria e Re’, e Radio-Televizionit Shqiptar, i dërgohej për miratim dhe firmën e ekzekutimit, vetë Ramiz Alisë, sekretarit të K.Q.të PPSH-së që mbulonte Artin dhe Kulturën. Lista në fjalë kishte shënimin “Tepër Sekret” dhe ajo ishte përpiluar edhe me ndihmën e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit pranë Ministrisë së Puëve të Brendëshme, pasi për çdo emër të saj kishte të dhëna të veçanta biografike që vetëm ai digaster i dispononte. Pas Pleniumit të IV-të të PPSH-së dhe veçanërisht pas goditjes së të ashtuquajturit Grupit Armiqësor në Art dhe Kulturë në vitin 1973, periudha e spastrimeve në këtë sektor do të vazhdonte ethshëm edhe në vitet në vazhdim. Dhe pikërisht një gjë e tillë konsiston edhe në këtë dokument origjinal të Komitetit Qëndror të PPSH-së ku në përmbajtjen e të cilit theksohet në mënyrë specifike, i gjithë mekanizmi represiv i strukturave PPSH-së për të goditur deri në fund të ashtuquajturin elementin armik, në një nga sektorët më të ndjeshëm të propagandës së regjimit komunist. Në këtë listë përfshihen emra të aktorëve, kompozitorëve, dhe regjizorëve të cilët u futën në këto “Lista të Zeza” me qëllim, spastrimin e gjithë sektorit të artit dhe kulturës nga elementët e padëshiruar për regjimin e kohës. Fundi i viteve 60-të dhe fillimi i vitet 70-të, do të shënonte rekorde përsa i përket ideologjizimit ekstrem komunist, jo vetëm të sektorit të Artit dhe Kulturës në Shqipëri, por të të gjithë aspekteve kryesore të jetës së përditshme në regjimin komunist të Enver Hoxhës. Për instancat përkatësë të K.Q.të PPSH-së për Artin dhe Kulturën, absolutisht nuk kishte rëndësi shkqëlqimi dhe profesionalizmi i Ilia Shytit, Roza Anagnostit (Xhuxhës), Sheri Mitës, Robert Ndrenikës, Prokop Murrës, Ndrek Shkjezit, Bujar Lakos, apo regjizorit Luigj Gurakuqi, solistes Luiza Papa (Çako), apo piktorit Naxhi Bakalli. “Shkrimtarët dhe artistët janë ndihmësit e partisë dhe si të tillë, ata në rradhë të parë ne duhet të jenë njerëz politik”. Kjo ishte deviza që mbizotëronte kudo në Shqipërinë komuniste të atyre viteve, e sanksionuar në të gjitha librat shkollorë dhe atyre të propagandës komuniste, gjë e cila gjente mishërim në çdo hap dhe sector të jetës. Regjimit komunist përpara profesionalizmit dhe virtyteve të larta të njerëzve të artit dhe kulturës, u interesonte ideologjizimi me “Frymën Revolucionare”, e cila në ato vite u importua në mënyrën më brutale të mundshme nga Kina e largët me Revolucionin Kulturor. Thënia e famshme e Enver Hoxhës për të ashtuquajturin Grup puçist në ushtri, “Të fshjmë me fshesë të hekurt njëherë e përgjithmonë të gjitha bishtat dhe mbeturinat e grupeve puçiste në çdo sekstor të shoqërisë”, u aplikua tërësisht edhe në artin dhe kulturën shqiptare të mesit të viteve 70-të, të cilat u vunë tërësisht në kontrollin e rreptë të organeve të “diktaturës së proletariatit”. Këtë gjë e dëshmon mësëmiri dhe ky dokument që po botojmë të plotë në këtë shkrim.

 LETRA QE I DERGOHEJ RAMIZ ALISE PER ARTISTET ME BIOGRAFI TE KEQE  

                                  Informacion

RRETH PERBERJES POLITIKE TE DISA KUADROVE QË PUNOJNË NE INSTITUCIONET ARTISTIKE QENDRORE

Pas pleniumit të 4-të të Komitetit Qëndror të Partisë janë marrë një sërë masash për përmirësimin e përbërjes politike të kuadrit që punon në institucionet artistike qëndrore si në Kinostudijo, Teatrin e Operas e të Baletit, Teatrin Popullor etj.

Në fillim të vitit të kaluar, gjatë diskutimit për luftën kundra burokratizmit ky problem u shikua dhe më gjërë. Organizatat bazë ngritën disa çështje që duheshin shikuar.

Gjatë kësaj periudhe u evidentua edhe njëherë i gjithë kuadri me përbërje të keqe politike.

Komiteti i Partisë së Rrethit vendosi që për përmirësimin e gjendjes të ndjekë këto kritere:

Në rradhë të parë të hiqen ata që kanë përbërje politike të keqe, janë më të kompromentuar dhe nuk mund të dalin në skenë.

Gjithashtu gradualisht, të hiqen ata që s’kanë përbërje të mirë dhe nga pikëpamja ideoprofesionale nuk kanë vlera të rëndësishme.

Për disa artistë që kanë njolla në përbërje politike, po që së shpejti mbushin moshën e pensionit të largohen kur të dalin në pension.

Ndërsa disa artistë që skanë problem në biografi, të dalin në pension në bazë të punës bindëse me ta. Largimi i tërë këtyre do të pastrojë institucionet artistike dhe do t’i hapë vend elementit të ri e të përshtatëshëm në trupat tona qëndrore.

Për të larguar kuadrot me përbërje të keqe u patën parasysh që të shikohej jo vetëm ana biografike, por dhe puna e veprimtaria e tyre në atë institucion.

Kriteret e vendosura ne na duken të drejta. Gjatë kësaj pune u larguan nga këto institucione disa nga këta njerëz.

Në Teatrin e Operas dhe Baletit, u larguan 6 veta: (Donika Miluka, Llazar Morcka, Lenka Zotëria, Diana Keqja, Adivije Alibali dhe Jeta Nase)

Në Teatrin Popullor u hoq Ferial Alibali, Lazër Vlashi.

Në Kinostudjo, u hoqën 3 veta; Genc Rruzhdiu, Xhemal Broja dhe Zhak Vituli.

Por shihet se në këto institucione kemi ende njerëz me përbërje të keqe politike. Kështu si të tillë në listën e hartuar vitin e kaluar organizatat bazë kanë evidentuar në Teatrin Popullor 14 veta, në Teatrin e Estradës një vit më parë kemi pasur rreth 15 veta, por tani kemi vetëm 2, në Teatrin e Operas dhe Baletit 22. Nga Komiteti i Partisë janë duke u marrë masa për largimin edhe të disa të tjerëve.

Për t’i pastruar këto institucione duhen ndjekur disa rrugë. Ka që janë më të kompromentuar dhe pa talent dhe duhen hequr shpejt. Kështu p.sh. në Teatrin e Operas kemi hequr disa që kanë babën ose vëllanë të pushkatuar për qëndrim armiqësor gjatë luftës ose pas çlirimit, si Haki Bejleri, Thoma Nova. Megjithëse këta kanë nga 20 vjet në këto institucione, mendojmë se duhen larguar mnejëherë nga ky institucion qëndror.

Disa aktorë të Teatrit Popullor, gjatë luftës nuk kanë mbajtur qëndrim të mirë politik. Kështu Prokop Mima gjatë luftës ka qenë me rininë e Ballit. Ndrek Shkjezi gjatë luftës ka qenë me Partinë Fashiste, (por gruaja e tij është anëtare partie, kryetare e orgaizatës së gruas së rajonit). Me që këta janë në prag të pensionit, do të mbahen një deri në dy vjet sa të dalin në pension.

Një grup më i gjërë kuadrosh kanë ndonjë pjestarë të familjes së tyre bashkëpunëtorë me armikun apo me organizatat tradhëtare. Të tillë mund të përmendim Ermelinda Pemën, (i jati i saj gjatë luftës ka qenë oficer, mbas çlirimit i burgosur, një vëlla dënuar për tentaivë arratisje). Bujar Lako (babaj i tij gjatë luftës ka qenë nënkomisar policie, dhe komisar i çetës balliste të Safet Butkës). Roza Anagnosti, (i jati para çlirimit ka qenë oficer dhe në vitin 1950 është dënuar për veprimtari armiqësore). Me njerëz të familjes të dënuar për qëndrim të keq politik janë dhe Vilhelm Konjari, Brixhita Xhepa, Jorgji Kareco etj.

Për këtë është menduar që gradualisht të hiqen nga institucionet artistike qëndrore dhe të venë në trupat artistike të rretheve ose në ndonjë klub të Bashkimeve Profesionale, shtëpi ose vatër kulture ne Tiranë.

Disa të tjerë kanë pjestarë të familjes të arratisur, të dënuar për tentativë arratisje, ose të ikur jashtë shtetit gjatë luftës. Kështu Robert Ndrenika (ka vëllanë të arratisur në vitin 1961 dhe dajën armik). Sheri Mita (i jati ka ikur jashtë shtetit për studime dhe s’është kthyer) Gëzim Kaceli, (vëllanë të arratisur, xhaxhanë të pushkatuar). Ndërsa Manushaqe Çekani, Kristaq Rada, kanë vëllezërit të dënuar për tentativë arratisje. Përbërje të tilla kanë dhe Zef Ndoci, Ilia Shyti, Miltiadh Papa.

Edhe për këtë mendohet të hiqen nga këta institucione qëndrore dhe të çohen në institucione të tjera, ndërmarrje, kooperativa bujqësore ose në rrethe.

Një numër tjetër artistësh kanë të afërm të tyre të dënuar ose të implikuar në veprimtari armiqësore. Përmendim si shembull: Luiza Papa, (është gruaja Gaqo Çakos), e cila ka pasur të dënuar politikë të dajat e saj, Valter Bablusha, (xhaxhaj dhe daja me Ballin. Me përbërje të tillë ka dhe të tjerë si Sami Bakalli, Luigj Gurakuqi, dajën të pushkatuar etj. Ne përmëndëm vetëm aspektet negative, por në përbërjen familjare këta kanë dhe të dhëna pozitive. Mendohet që këta duhet të lëvizin, por pak më vonë, gradualisht dhe sipas rastit e duke pasur parasysh tërë përbërjen familjare e sjelljen e tyre.

Komiteti i partisë i Rrethit dhe i rajonit, po merr masa për largimin gradual të këtyre kuadrove, por mendoj se është nevojë pa e kthyer në një fushatë, të veprohet me një ritëm më të shpejtë, sidomos me Teatrin e Operas e Baletit.

Nga ana tjetër për largimin e disa prej tyre ka vështirësi, se përbërja familjare është komplekse, krahas anëtarëve të familjes, ose të afërmve me përbërje politike të keqe, kanë dhe një qëndrim shumë të mirë. Nga organizatat ka edhe raste që nuk e shikojnë në kompleks problemin duke përfshirë në këtë përbërje të keqe edhe njerëz që kanë ndonjë kushëri të arratisur, ose xhaxhane armik, kur dihet se prindërit i kanë anëtarë partie.

Në të gjitha rastet do të veprohet duke pasur parasysh punën dhe sjelljen e secilit gjatë kohës që punojnë në këto institucione. Mendohet se atyre t’u sigurohet një punë më e përshtatëshme me profilin. Një pjesë e madhe e tyre do të sistemohen në institucionet artistike të rretheve.

 

3.4.1976       SEKTORI I ARSIM-KULTURËS

……………………………………………………………………………………………………

 RUSMALI; SHOKU PIRRO, JEMI DAKORT, TA SHOHE DHE SHOKU RAMIZ

Dokumenti sekret i përgatitur nga sektori i Arsim-Kulturës në Komitein Qëndror të PPSH-së, me emrat e artistëve dhe aktorëve me problem biografike u shikua fillimisht nga ana e Çajup Rusmalit dhe më pas iu dërgua për miratim edhe Komitetit të Partisë së Tiranës. Kjo gjë shihet qartë dhe nga letra e Çajup Rusmalit, ku shkruhet:

Shoku Pirro

Lidhur me këto çështje biseduam edhe me shokët e Komitetit të Partisë së Tiranës, të cilat janë dakort. Mendojmë se mund t’i kalohet edhe shokut Ramiz.

8.4.1976                                Çajup Rusmajli (firma)

 RAMIZ ALIA: ÇDO BEHET ME TA, KUR DHE SI DO LARGOHEN?

Njëkohësisht me Komitetin e Partisë së Tiranës, dokumenti sekret i përgatitur nga sektori i Arsim-Kulturës në Komitein Qëndror të PPSH-së, me emrat e artistëve dhe aktorëve me problem biografike, iu dërgua për miratim edhe Ramiz Alisë, i cili me shkrimin e tij ka shënuar: “

Ky informacion është tepër eklektik edhe do të largohen, edhe duhen parë në kompleks problemi. Edhe do të kihet parasysh sjellja e secilit. Po çdo të behet konkretisht? Kush ikën dhe përse? E kush nuk do të iki? Kush tani dhe kush më vonë? Ramiz (firma)

RAMIZ ALIA; JAM DAKORT, BENI NJE PROGRAM SE SI DO VEPRONI

Siç shihet dhe nga shënimi që Ramiz Alia ka bërë mbi dokumentin në fjalë me emrat e artistëve dhe aktorëve me problem biografike të cilët duhet të hiqeshin nga pozicionet e tyre të punës, të transferoheshin, apo të dilnin në pension, fillimisht ka pasur një hezitim nga ana e tij, se çdo bëhej me këta njerëz dhe si do veprohej me ta? Por ky hezitim i tij duket se nuk ka zgjatur shumë, pasi ai është detyruar ta pranojë atë dokument dhe të jetë plotësisht dakort me të. Këtë gjë e tregon mësëmiri edhe letra e nënshkruar nga funksionari Jakup Mato, funksionar i sektorit të Arsimit e Kulturës në Komitetin Qëndror. Në shënimin e tij thuhet: “

A.A  Ky informacion u pa nga shoku Ramiz. U tha përsëri të bëhet një program si do të veprohet për përmirësimin e gjendjes: kush hiqet, ku venë, cilët hiqen menjëherë, cilët gradualisht. Këto porosi ju thanë shokut Sotir Kamberi më datën 14. 4. 1976

20. 4. 1976                                                       

Jakup Mato

(Marrë nga Memorie.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur prokop mima ramiz alia robert ndrenika roza anagnosti prokop mima ramiz alia robert ndrenika roza anagnosti

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...