22 November 2026, 13:42
Nga G.M
Xhensila Myrtezaj
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim këngëtaren Xhensila Myrtezaj, e akuzuar për fshehje të të ardhurave më shumë se një herë. Sipas ekspertimit kontabël, për vitin 2023 ajo dyshohet se ka shmangur 2.4 milionë lekë detyrime tatimore, ndërsa për vitin 2024 rreth 3.6 milionë lekë. Në total, shuma e evazionit fiskal llogaritet në mbi 6 milionë lekë të reja.
Gjatë hetimeve, këngëtarja ka pretenduar se të ardhurat e saj vinin nga koncertet brenda dhe jashtë vendit, por dokumentacioni i paraqitur ka justifikuar vetëm një pjesë të tyre. Ajo akuzohet për veprën penale 'Fshehje e të ardhurave', të kryer më shumë se një herë, ndërsa tashmë çështja do të shqyrtohet nga gjykata.
Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:
Fshehu të ardhurat më shumë se një herë duke shkaktuar mbi 6 milionë lekë evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasen Xh.K.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen Xh.K., akuzuar për veprën penale ‘Fshehje e të ardhurave’ konsumuar më shumë se një herë parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve mbi procedimit penal nr.5824/ 2024, në analizë të të gjithë informacioneve, verifikimeve dhe veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ka dyshime të arsyeshme se shtetasja Xh.K., është implikuar në kryerjen e veprës penale "Fshehja e të ardhurave", parashikuar nga neni 180 i K.Penal, pasi rezulton e përfshirë në transaksione me pasuri të paluajtshme me burime të pajustifikuara fondesh, depozitime të konsiderueshme "cash" të cilat nuk justifikohen nga të ardhurat e deklaruara prej tyre, si dhe tërheqje të konsiderueshme "cash" për të cilat nuk ka informacion mbi mënyrën e përdorimit. Për të justifikuar derdhjet cash shtetasja Xh.K., ka dorëzuar një letër të thjeshtë ku deklaron se ka gjeneruar të ardhura nga koncertet brenda dhe jashtë vendit, por ato justifikohen vetëm pjesërisht.
Nga tërësia e akteve të administruara si dhe referuar aktit të ekspertimit kontabël, provohet se e pandehura Xh.K., për vitin 2023, ka shmangur nga detyrimi tatimor (evazion fiskal) e llogaritur nga eksperti shumën totale 2 417 311 Lek. Ndërsa për vitin 2024, ka shmangur nga detyrimi tatimor të llogaritur nga eksperti shumën totale 3 658 210 Lek.
Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u provua se nga e pandehura është realizuar shmangia nga detyrimi tatimor në dy vite të ndryshme kalendarike të veçanta, ku secili vit përmban fshehjen e qëllimshme të të ardhurave, e në këto rrethana veprat penale janë kryer të pavarura me njëra-tjetrën.
Sa më sipër në bazë të akteve të administruara dhe te analizuara provohet se shtetasja Xh.K., ka konsumuar veprën penale “Fshehje e të ardhurave” dy herë, parashikuar nga neni 180/1 i K. Penal dhe çështja në ngarkim të saj dërgohet për gjykim./Dosja.al
xhensila myrtezaj
Aktualitet
22 November 2026, 13:17
G.M
pamje
LIBOHOVË- 40-vjeçari Tefik Beqo, është arrestuar në Libohovë, pasi dyshohet se pas një konflikti me bashkëshor...
Aktualitet
22 November 2026, 13:01
G.M
Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën fajtorë për krime lufte katër ish-udhëheqës të U&Cc...
Aktualitet
22 November 2026, 12:28
G.M
pamje
DURRËS- Policia ka zbardhur vjedhjen e një banese në lagjen nr. 4 në Durrës, ku janë marrë shuma të konside...
Aktualitet
22 November 2026, 12:23
G.M
foto ilustruese
ANGLI- 30 shtetas shqiptarë janë dënuar me gjithsej 126 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajit s...
Aktualitet
22 November 2026, 11:54
G.M
pamje
Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në ...
Aktualitet
22 November 2026, 11:47
G.M
Edi Rama & Erion Veliaj
FIER- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas refuzimit për tu operuar në Spitalin Memorial të F...
Aktualitet
22 November 2026, 11:17
G.M
TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 10 protestues për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dit&...
Aktualitet
22 November 2026, 10:47
G.M
Erion Veliaj
FIER- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka refuzuar të paraqitet këtë të diel në Spitalin Memorial të Fie...
Aktualitet
22 November 2026, 10:18
G.M
pamje
FIER- Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Kallmit të Fierit, ku një automjet tip 'Volkswagen' ka dal&eum...
Aktualitet
22 November 2026, 09:50
G.M
pamje
GREQI- Një 65-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Athin&eum...