30 October 2026, 15:49
Nga E.M

ANGLI- Një 24-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një vajze 17-vjeçare. Në pranga ra Pandeli Dervishi, i cili e kreu sulmin më 1 tetor 2025, brenda një lokali në zonën The New arke.
Gjatë gjyqit në Gjykatën e Kurorës në Leicester u bë e ditur se ai e kishte detyruar të miturën të kryente marrëdhënie seksuale orale.
Pas ngjarjes, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet. Fillimisht, Dervishi u la në gjendje të lirë, ndërsa hetuesit shqyrtuan pamjet e kamerave të sigurisë dhe materialet digjitale të mbledhura gjatë hetimit.
Në shkurt të vitit 2026, ai u akuzua zyrtarisht për përdhunim, por nuk iu përgjigj thirrjes së policisë dhe u shpall në kërkim. Për rreth dy muaj, autoritetet britanike zhvilluan kërkime për lokalizimin e tij.
Hetuesit arritën të gjurmonin lëvizjet e shqiptarit përmes të dhënave telefonike dhe informacioneve financiare, të cilat sugjeronin se ai ndodhej në zonën e Guildford, në Surrey.
Dervishi u pikas në orët e para të 16 prillit, teksa drejtonte një automjet tip “Mazda” të bardhë në rrugën A320 woking Road. Ai kaloi me semafor të kuq dhe u ndalua nga policia, e cila bëri arrestimin e tij.
Vendimi për dënimin me 7 vite e 6 muaj burg u dha të enjten, më 29 tetor, nga Gjykata e Kurorës në Leicester./Dosja.al
Pandeli Dervishi
Aktualitet
30 October 2026, 15:45
E. D
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të pandehur edhe pesë biznes...
Aktualitet
30 October 2026, 15:27
E. D
Maks Haxhia
TIRANË- Dhoma e Avokatisë ka vendosur t’i japë fund bojkotit të seancave gjyqësore, ndërsa paralajmë...
Aktualitet
30 October 2026, 15:07
E. D
TIRANË- Partia Demokratike Europiane (PDE/EDP) ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, pas publikimit të një investigimi të BIRN m...
Aktualitet
30 October 2026, 14:25
G.M
Dhoma e Avokatisë
TIRANË- Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë ka nisur mbledhjen e njoftuar gjatë...
Aktualitet
30 October 2026, 14:20
G.M
foto ilustruese
ITALI- Një 40-vjeçar nga Shijaku është ekstraduar drejt Italisë, ku do të vuajë pjesën e mbetur t&eu...
Aktualitet
30 October 2026, 14:01
G.M
DVP Shkodër
SHKODËR- Një bazë e dyshuar për përpunimin dhe magazinimin e lëndëve narkotike është zbuluar n&e...
Aktualitet
30 October 2026, 13:51
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka përcaktuar tarifat e reja për tregtimin e karburanteve në vend. Nga vendimi i sot&eu...
Aktualitet
30 October 2026, 13:33
G.M
parat e ofruara për efektivët
DURRËS- Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan tu ofronin para ...
Aktualitet
30 October 2026, 13:30
G.M
Pjesëmarrësit e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, më 5 qershor 2026.
Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat ...
Aktualitet
30 October 2026, 13:23
G.M
DVP Lezhë
LEZHË- Një 36-vjeçar nga Puka është identifikuar dhe shpallur në kërkim si një nga autorë...