30 October 2026, 15:55
Nga E.M

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat ku zhvillohen demonstratat në kryeqytet, në prag të protestës së paralajmëruar për të shtunën.
Në njoftimin e saj, ambasada ka theksuar se protestat në qendër të Tiranës dhe pranë institucioneve qeveritare vijojnë, ndërsa disa prej tyre kanë përfunduar në përplasje të dhunshme, me përdorim të mjeteve ndezëse, hedhje gurësh dhe dëmtim të pronës.
Sipas paralajmërimit, demonstrata të tjera mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim, si në Tiranë ashtu edhe në qytete të tjera të vendit. Ato mund të përhapen edhe në rrugët përreth, duke sjellë shtim të pranisë policore, bllokime të qarkullimit, devijime dhe mbyllje të akseve rrugore.
Ambasada paralajmëron se personat që ndodhen pranë zonave të protestave mund të ekspozohen ndaj gazit lotsjellës, fishekzjarrëve të hedhur në drejtim horizontal, mjeteve ndezëse dhe predhave të gomës. Për këtë arsye, personelit të saj i është kërkuar të shmangë të gjitha zonat ku zhvillohen demonstratat.
Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se mund të ketë mbyllje të tjera ose kufizim të shërbimeve publike në Tiranë, përfshirë transportin publik dhe institucionet qeveritare.
Ambasada u kërkon qytetarëve amerikanë të shmangin protestat, të jenë të vëmendshëm ndaj mjedisit përreth, të ndjekin mediat lokale dhe udhëzimet e autoriteteve, si dhe të kenë gjithmonë një plan emergjence ose daljeje nga zonat ku mund të ndodhen demonstratat./Dosja.al
TIRANË
Aktualitet
30 October 2026, 15:49
E.M
ANGLI- Një 24-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u shpall fajtor për p&e...
Aktualitet
30 October 2026, 15:45
E. D
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të pandehur edhe pesë biznes...
Aktualitet
30 October 2026, 15:27
E. D
Maks Haxhia
TIRANË- Dhoma e Avokatisë ka vendosur t’i japë fund bojkotit të seancave gjyqësore, ndërsa paralajmë...
Aktualitet
30 October 2026, 15:07
E. D
TIRANË- Partia Demokratike Europiane (PDE/EDP) ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, pas publikimit të një investigimi të BIRN m...
Aktualitet
30 October 2026, 14:25
G.M
Dhoma e Avokatisë
TIRANË- Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë ka nisur mbledhjen e njoftuar gjatë...
Aktualitet
30 October 2026, 14:20
G.M
foto ilustruese
ITALI- Një 40-vjeçar nga Shijaku është ekstraduar drejt Italisë, ku do të vuajë pjesën e mbetur t&eu...
Aktualitet
30 October 2026, 14:01
G.M
DVP Shkodër
SHKODËR- Një bazë e dyshuar për përpunimin dhe magazinimin e lëndëve narkotike është zbuluar n&e...
Aktualitet
30 October 2026, 13:51
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka përcaktuar tarifat e reja për tregtimin e karburanteve në vend. Nga vendimi i sot&eu...
Aktualitet
30 October 2026, 13:33
G.M
parat e ofruara për efektivët
DURRËS- Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan tu ofronin para ...
Aktualitet
30 October 2026, 13:30
G.M
Pjesëmarrësit e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, më 5 qershor 2026.
Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat ...