30 October 2026, 16:47
Nga E. D
Gjykata e Posaçme
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në burg” për Ardit Gjokrosën, i ekstraduar dy ditë më parë nga Gjermania. Gjokrosa i cili ishte në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit 'Revanshi', akuzohet për sigurimin e kushteve për vrasjen e Hamza Terziut më 21 maj 2020 në Bulqizë.
Vendimi u mor të premten, pas kërkesës së paraqitur një ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila kërkoi marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurit. Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, pasi shqyrtoi kërkesën, vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar më 15 maj 2024.
Ardit Gjokrosa, pjesë e grupit të Tori Xheçukës, akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Njoftimi i plotë:
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 29.10.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e caktuar me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurit Ardit Gjokrosa.”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 78, datë 30.10.2026, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj të pandehurit: Ardit Gjokrosa, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit H.T, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të K.Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i K.Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 334 pika 1 i K.Penal.
2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që i pandehuri Ardit Gjokrosa, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.
3. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës./Dosja.al
gjkko Ardit Gjokrosa
Aktualitet
30 October 2026, 16:43
E. D
Skënder Hita
TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita tha se gjatë protestave studentore kundër qeverisë R...
Aktualitet
30 October 2026, 15:55
E.M
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të...
Aktualitet
30 October 2026, 15:49
E.M
ANGLI- Një 24-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u shpall fajtor për p&e...
Aktualitet
30 October 2026, 15:45
E. D
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të pandehur edhe pesë biznes...
Aktualitet
30 October 2026, 15:27
E. D
Maks Haxhia
TIRANË- Dhoma e Avokatisë ka vendosur t’i japë fund bojkotit të seancave gjyqësore, ndërsa paralajmë...
Aktualitet
30 October 2026, 15:07
E. D
TIRANË- Partia Demokratike Europiane (PDE/EDP) ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, pas publikimit të një investigimi të BIRN m...
Aktualitet
30 October 2026, 14:25
G.M
Dhoma e Avokatisë
TIRANË- Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë ka nisur mbledhjen e njoftuar gjatë...
Aktualitet
30 October 2026, 14:20
G.M
foto ilustruese
ITALI- Një 40-vjeçar nga Shijaku është ekstraduar drejt Italisë, ku do të vuajë pjesën e mbetur t&eu...
Aktualitet
30 October 2026, 14:01
G.M
DVP Shkodër
SHKODËR- Një bazë e dyshuar për përpunimin dhe magazinimin e lëndëve narkotike është zbuluar n&e...
Aktualitet
30 October 2026, 13:51
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka përcaktuar tarifat e reja për tregtimin e karburanteve në vend. Nga vendimi i sot&eu...