30 October 2026, 15:45
Nga E. D
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të pandehur edhe pesë biznesmenë, të përfshirë në dosjen e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku. Bëhet me dije se të pandehur janë marrë biznesmenët Pandeli Carapuli, Arbër Abazi, Ramë Geci, Paqësor Buzaj dhe Artan Sako.
Pesë sipërmarrësit janë përfshirë në dosjen hetimore që lidhet me dyshimet për manipulimin e procedurave të tenderimit dhe përfitime të parregullta nga kontratat publike. Arbër Abazi dhe Artan Sako lidhen me tenderin e Lotit 7 të Unazës së Madhe të Tiranës, ndërsa Paqsor Buzi me tenderin e Lotit 5. Ram Geci përfshihet në hetimet për ndërtimin e rrugës Porto Romano-Durrës, Loti 3.
Ndërkohë, Pandeli Carapuli është marrë i pandehur për pastrim parash, në lidhje me vilën në kompleksin turistik “White Rocks” në Dhërmi. Hetimet e SPAK përqendrohen në nëntë procedura tenderimi, si dhe në dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash.
Ish- zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al
5 vite spak
Aktualitet
30 October 2026, 15:27
E. D
Maks Haxhia
TIRANË- Dhoma e Avokatisë ka vendosur t’i japë fund bojkotit të seancave gjyqësore, ndërsa paralajmë...
Aktualitet
30 October 2026, 15:07
E. D
TIRANË- Partia Demokratike Europiane (PDE/EDP) ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, pas publikimit të një investigimi të BIRN m...
Aktualitet
30 October 2026, 14:25
G.M
Dhoma e Avokatisë
TIRANË- Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë ka nisur mbledhjen e njoftuar gjatë...
Aktualitet
30 October 2026, 14:20
G.M
foto ilustruese
ITALI- Një 40-vjeçar nga Shijaku është ekstraduar drejt Italisë, ku do të vuajë pjesën e mbetur t&eu...
Aktualitet
30 October 2026, 14:01
G.M
DVP Shkodër
SHKODËR- Një bazë e dyshuar për përpunimin dhe magazinimin e lëndëve narkotike është zbuluar n&e...
Aktualitet
30 October 2026, 13:51
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka përcaktuar tarifat e reja për tregtimin e karburanteve në vend. Nga vendimi i sot&eu...
Aktualitet
30 October 2026, 13:33
G.M
parat e ofruara për efektivët
DURRËS- Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan tu ofronin para ...
Aktualitet
30 October 2026, 13:30
G.M
Pjesëmarrësit e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, më 5 qershor 2026.
Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat ...
Aktualitet
30 October 2026, 13:23
G.M
DVP Lezhë
LEZHË- Një 36-vjeçar nga Puka është identifikuar dhe shpallur në kërkim si një nga autorë...
Aktualitet
30 October 2026, 12:51
G.M
Gazmend Hoxha
KOSOVË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga ...