Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në reagimin e tij, Demo akuzoi politikën e vjetër dhe persona të huaj për nxitjen e dhunës, duke pretenduar se pakënaqësitë e studentëve dhe kërkesat e tyre për progres janë shfrytëzuar për të shkaktuar përplasje dhe dëme ndaj pronës publike e private.
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka reaguar ashpër pas protestës së studentëve, duke e cilësuar situatën si pjesë të një “skenari ogurzi”, që sipas tij synon të krijojë kaos dhe pasiguri në vend. Në reagimin e tij, Demo akuzoi politikën e vjetër dhe persona të huaj për nxitjen e dhunës, duke pretenduar se pakënaqësitë e studentëve dhe kërkesat e tyre për progres janë shfrytëzuar për të shkaktuar përplasje dhe dëme ndaj pronës publike e private.
Demo iu drejtua edhe studentëve, veçanërisht atyre të Mjekësisë, duke deklaruar se qeveria dhe Partia Socialiste janë në mbështetje të tyre, edhe kur ata kanë qëndrime të ndryshme politike. Ai theksoi se kërkesat për përmirësimin e arsimit të lartë duhet të trajtohen përmes dialogut dhe jo dhunës. Demo paralajmëroi gjithashtu përgjegjësi ligjore për personat që kanë kryer akte dhune dhe shkatërrimi, duke u bërë thirrje të tërhiqen.
Reagimi i Ervin Demos:
Sot, e gjithë Shqipëria pa se në emër të studentëve, politika më e vjetër e këtij vendi, e cila jep shpirt po nuk heq dorë, foli me gjuhën e shkatërrimit, flakëve, bastisjeve të pronës publike dhe private. Jo vetëm ata që sot hodhën gurët me duart e të verbërve që kishin nxjerrë përpara, po edhe duart dashakëqia të të huajve, që përmes rrjeteve sociale janë futur në këtë vend qysh në qershor, u bënë bashkë. U bënë bashkë për të sfiduar qetësinë dhe durimin tonë
U bënë bashkë me një skenar ogurzi, duke shfrytëzuar edhe dëshirën e natyrshme të studentëve për progres dhe padurimin e natyrshëm të më të rinjve për shpejtësinë e progresit. Si dikush që në politikë ka ardhur nga auditori i Universitetit dhe që nuk ka ndërmend të sillet si profesor sonte, dua t’u them studentëve që të përfshirë në këtë vorbull, në radhë të parë atyre të mjekësisë, të cilët vijnë nga radhet e nxënësve më të mirë: Unë, Kryeministri, qeveria jonë, Partia Socialiste, kemi qenë dhe jemi gjithnjë me ju dhe për ju! Edhe kur ju nuk jeni me ne, nuk votoni për ne apo mendoni ndryshe nga ne, ne jemi këtu për ju! Sepse ne nuk ju shohim kurrësesi në asnjë rast e për asnjë arsye si kundërshtarë, po vetëm si trashëgimtarë të një stafete kombëtare që nesër do të jetë e juaja.
Po çfarë Shqipërie doni të trashëgoni, atë që po ndërtojmë apo atë që e trashëguam të shkatërruar, nga duart e pikërisht atyre që me një grup maskash në ballë po bëjnë çmos të risjellin rrëmujë e pasiguri në Shqipëri? Qeveria është gjithnjë e hapur për ju, Pakti për Universitetin ka lindur falë një proteste të paraardhësve tuaj në auditore dhe është një libër i hapur, për të shkruar kapituj të tjerë, me dialog jo me gurë. Nëse doni progres më të shpejtë, kjo është rruga dhe jo ajo e 48 orëve të fundit, të cilën e kanë projektuar mendje të mbrapshta që s’kanë asnjë lidhje me ju.
Zjarrvënësve dhe shkatërruesve të sotëm të pronës publike e private, u them tërhiquni sa nuk është tepër vonë, sepse mes entuziazmit të shkatërrimit në një turmë me maska dhe përgjegjësisë individuale para ligjit, kjo e dyta mund të vonojë po nuk do të harrojë. Të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit u them sot faleminderit, për profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen, në kushte tejet të vështira provokimesh të pafundme, si edhe nën një trysni krejt të pandershme mediatike, ku qimja e policisë bëhet tra dhe trau i maskave të dhunshme bëhet e student!
Qytetarëve të Tiranës u them ju lutem durim, pavarësisht se flakët në dyert e ministrive që nuk janë parë në këtë qytet as në krizat e mëdha historike, mund të duken si dobësi e shtetit. Jo nuk janë, kush i ka porositur ato flakë i ka bërë llogaritë gabim, duke synuar të na tërheqë në një skenar ogurzi për Shqipërinë, që ne do ta çmontojmë me qetësi dhe durim. Dimë shumë më tepër se sa mund të ndajmë me ju sonte, por rëndësi ka që ju ta dini se kjo orvatje e dhunshme s’ka asnjë shans ta kthejë Shqipërinë mbrapa, as në duart e liga të atyre që e kanë gatuar dhe as në kohën e zymtë të shëmtisë që na është rishfaqur si fantazëm e të kaluarës./Dosja.al
Ferit Hoxha TIRANË- Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, ka reaguar për protestat e dhunshme në Tiranë, duke dënuar shkatë...
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas djegies së zyrës së ndihmës juridike falas, duke bërë t&eu...
Niko Peleshi TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pasi protestuesi i vunë flakën Kryesisë së Kuvendit....
Mirela Kumbaro TIRANË- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka reaguar pas dy ditësh revoltë masive të studentëve, të...
Albana Koçiu TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga pro...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti i Partsë Demokratike, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës së studentëve në ...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas përplasjeve mes Policisë dhe protestu...
Pamje TIRANA- Studentët kanë përzënë nga protesta edhe deputetin demokrat Belind Këlliçi, ndërsa më herët ...
Pamje TIRANË- Ish-Ministrja Olta Xhaçka është paraqitur sot në SPAK. Deputetja e Partisë Socialiste është paraqitur ...
Pamje TIRANA- Studentët kanë përzënë nga protesta deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka. Ata bën thirrjet “Rama...