LIVE UPDATES
Politike

"Nuk ka zgjidhje politike me ndryshime artificiale të lidershipit"/ Rama: Dialog me këdo që nuk dhunon dhe nuk mbështet dhunën(VIDEO)

Gjatë fjalës së tij në takim me policinë, Kryeministri theksoi se mandati i tij qeverisës bazohet në besimin e qytetarëve dhe në një kontratë politike që përfundon në vitin 2029.

19 October 2026, 09:10 Nga E. D
"Nuk ka zgjidhje politike me ndryshime artificiale të
 Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se është i gatshëm për dialog në çdo kohë dhe me këdo, përveç forcave politike që qëndrojnë pas dhunës dhe nuk distancohen prej saj. Gjatë fjalës së tij në takim me policinë, Kryeministri theksoi se mandati i tij qeverisës bazohet në besimin e qytetarëve dhe në një kontratë politike që përfundon në vitin 2029.

 Ai deklaroi se programi qeverisës vijon të zbatohet dhe se objektivi strategjik i Shqipërisë për integrimin europian mbetet i pandryshuar. Rama e cilësoi integrimin europian si një objektiv madhor për të ardhmen e Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ai përmendi gjithashtu organizimin e një samiti të NATO-s në Shqipëri vitin e ardhshëm, duke e paraqitur këtë si dëshmi të rolit dhe rëndësisë që vendi ka fituar në arenën ndërkombëtare. Në vijim, Rama akuzoi kundërshtarët e tij se, përmes dhunës dhe veprimeve të tyre, dëmtojnë interesat e vendit dhe përpjekjet për forcimin e pozitës së Shqipërisë në Europë.

 

"Kështu që, dialog në çdo orë, në çdo ditë, në çdo vend me këdo përveç forcave politike që janë mbrapa dhunës dhe që nuk distancohen nga dhuna, përveç atyre që gjuajnë me gurë policinë. Përveç atyre që duartrokasin kur digjet një polic, kushdo tjetër është i mirëseardhur ose tek kushtdo tjetër jam gati të shkoj dhe të dëgjoj dhe të kuptoj se si dhe ku gjendet kjo zgjidhje. Por zgjidhjen politike me ndryshime artificiale të lidershipit, me ndryshime artificiale të rrugës së këtij vendi, me përzierje të të njomit me të thatin, me demek në emër të qetësisë, ne emër të dashurisë, në emër të paqes nuk ka dhe nuk ka, jo se s'dua unë, nuk është këtu pushteti im personal. 

Nuk ka lidhje fare. Zero. Unë nuk e kam personal pushtetin. Për mua zyra e kryeministrit nuk është vend pune. Është mision që ma kanë ngarkuar 800 e ca mijë e kusur shqiptarë në bazë të një kontrate që mbaron 2029-ën për të bërë një, dy, tre, katër, pesë dhe deri tani unë nuk i kam lëvizur asaj kontrate. Dhe deri tani të gjitha programet e reja të premtuara janë vënë në lëvizje dhe ne ndërkohë, A-ja dhe Zh-ja e gjithë kësaj historie, aty ku faktikisht bashkohen te tëra të këqijat dhe të mirat ballë për ballë, nuk kemi lëvizur asnjë metër nga objektivi dhe nga rruga për ta ngritur flamurin e Skënderbeut të Ismail Qemalit atje në Bruksel,në oborrin e shtëpisë europiane, aty ku do shpëtojë Shqipëria njëherë e mirë nga ajo dorë që e përndjek që nga 1912 dhe që e kap për fyti sa herë Shqipëria tenton të ngrihet, sa herë ngre kokën; sa herë Shqipëria del pak mbi sipërfaqe. Ndërkohë që, sot kemi dalë shumë mbi sipërfaqe. Në atë bulevard, në atë shesh ku dje policia u dhunua nën duartrokitjet e ekraneve të korruptuara, u mblodh gjithë Europa dhe do mblidhet NATO vitin tjetër. 

Kush e do këtë përveç nesh dhe përveç miqve tanë? Kush e do këtë? Kush e do Shqipërinë që të mbledhë këtu gjithë NATO-n dhe të bëhet qendra e botës edhe një ditë tjetër? E duan dashakëqinjtë e këtij vendi, e duan armiqtë e Europës, e duan armiqtë e demokracisë? Në asnjë mënyrë jo. Por Shqipëria dhe shqiptarët, miqtë e mi, kanë pasur gjithmonë vegla qorre të gatshme për t’i shërbyer qorrazi çdo lloj force dhe çdo lloj interesi antikombëtar edhe pa e ditur fare se çfarë bëjnë, qysh nga 1912. Gjithmonë janë gjendur këtu brenda nesh ata të cilët i kanë shërbyer të tjerëve pa kuptuar fare se çfarë bëjnë. Nuk ka nevojë të jesh agjent sot i paguar që merr para.. që ‘’dil atje.. bëj’’. Nuk ka nevojë fare, hiç, se ka zell të madh, ka urrejtje, ka mllef, ka revan, ka ka zili dhe të gjitha këto mjaftojnë që ti t'i vihesh në shërbim qorrazi edhe armikut tend, vetëm e vetëm që ta shohësh vëllain tënd përtokë, pa llogaritur fare se shtëpinë mund ta rrënosh nga e para. Se Shqipëria është e mirë vetëm kur është e jotja," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...