Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Rama nuk la pa sulmuar as televizionin Syri.TV, të cilën e cilësoi si lavatriçen e parave të zeza dhe një prej burimeve të propagandës më e shëmtuar kundër Policisë së Shtetit.
TIRANË- Kreyministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj mediave, duke i akuzuar për propagandë kundër Policisë së Shtetit dhe duke ngritur pretendime për evazion fiskal dhe përfitime nga të ardhura të padeklaruara. Gjatë fjalës së tij në takim me policinë, Rama përmendi News24, duke thënë se pronari i saj duhet të përballet me drejtësinë dhe se ndaj tij ka dosje për evazion fiskal me vlera miliona euro.
Kryeministri sulmoi edhe Prokurorinë e Tiranës, ku sipas tij, i ka dhënë imunitet, pa paraqitur në deklaratë prova për pretendimet e tij. Rama nuk la pa sulmuar as televizionin Syri.TV, të cilën e cilësoi si lavatriçen e parave të zeza dhe një prej burimeve të propagandës më e shëmtuar kundër Policisë së Shtetit.
Po ashtu, Rama kritikoi edhe personat që, sipas tij, kërkojnë më shumë financim për arsimin dhe më shumë mbështetje për pensionistët, ndërsa nuk deklarojnë të ardhurat e tyre reale dhe shmangin detyrimet tatimore.
"Asnjë kokërr leku nuk do marrin ata nga taksat e shqiptarëve për asgjë. Sepse me taksat e shqiptarëve do të riparojmë trotuaret, me taksat e shqiptarëve do të riparojmë semaforët, me taksat e shqiptarëve do të riparojmë kamerat që ata shkatërruan, tabelat, stolat. Me taksat e shqiptarëve do zëvendësojmë pemët. Nuk do paguajmë nga taksat e shqiptarëve për këta djem dhe vajza që kujtojnë se u bë deti kos për ‘’Antifën’’ edhe për gjithëfarë lloj delirantësh, edhe për gropën e madhe të fshehjes së të ardhurave të shtetit, Neës 24-ën, pronari i të cilës duhet të jetë përpara drejtësisë dhe për të cilin janë kapicë dosjet për evazion fiskal me miliona e miliona e miliona, miliona euro dhe të cilin, Prokuroria e Tiranës i ka dhënë imunitet apo për ‘’lavatriçen’’ e parave të zeza ‘’Syrin’’, dy burimet e propagandës më të shëmtuar kundër Policisë së Shtetit. Si do i dorëzohet shteti? Si do i dorëzohet qeveria? Si do i dorëzohet parlamenti, si do i dorëzohet Shqipëria këtij vulgariteti, kësaj të keqeje, këtyre që qajnë për studentët, këtyre që duan arsim më të financuar dhe që të tërë më saktë, ndjesë për futjen gjithëve në një thes se s'janë të gjithë në një thes, po shumica e tyre marrin paratë në dorë, grabisin pensionet, nuk deklarojnë të ardhurat sepse janë të ardhura nga paratë e zeza për të bërë analiza dhe deklarojnë sikur janë punonjës në fason dhe pastaj ju qajnë hallin punonjësve në fason, ju qajnë hallin pensionistëve, duan më shumë për... dhe nuk kanë zemër që të kontribuojnë të paktën me tatimin mbi pagën e tyre të vërtetë. Ju rrofshin Chanel-et, ju rrofshin palltot e xhaketat e kashmirit kur grabisin pensionistët.", tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjatë katër muajve të protestës nuk ka dëgjuar, sipas tij, kë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama kërcënoi hapur prindërit dhe studentët që janë pjesë e protestave. Gj...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për protestat në Tiranë, tha se ka ndërhyrje të huaja, duke pë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi efektivët e policisë për një rritje page duke theksuar se ndër vite nuk është fok...
TIRANË- Në takimin me drejtuesit e policisë Kryeministri Edi Rama tha se protestuesit po refuzojnë ta lënë Policin&eum...
TIRANË- Gjatë takimit me drejtuesit e policisë Kryeministri Edi Rama foli edhe për rrëmujën dhe kaosin që protestuesit kan&e...
TIRANË- Gjatë fjalimit të tij me efektivët e policisë Kryeministri Edi Rama nuk i cilësoi protestat e studentëve si nj...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në deklaratën e tij tha se pas maskave nuk fshihen studentë por vetëm qënie të verbra, n...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një takim të drejtëpërdrejtë ditën e sotme me drejtuesit e policisë pohoi se prot...
Ervin Demo TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo po mbajnë një takim me policinë e S...