29 October 2026, 11:47
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e studentëve në vend ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa të shumta kanë qenë mediat e huaja që kanë shkruar për të. The Guardian shkruan se Shqipëria ka miratuar masa të reja që parashikojnë gjoba rreth 6,130 dollarë, për personat që qëndrojnë në turma ku kryhen akte dhune ose plaçkitjeje, edhe nëse nuk kanë kryer personalisht veprime të dhunshme.
Gazeta britanike thekson se Tirana është përfshirë prej muajsh nga protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Lëvizja nisi në mënyrë paqësore në maj, me kundërshtimet ndaj një projekti për ndërtimin e një hoteli luksoz në një zonë natyrore, ndërsa në mesin e tetorit protestat morën një dimension më të gjerë, me pjesëmarrjen e studentëve dhe qytetarëve që shprehin shqetësime për korrupsionin, problemet në sistemin shëndetësor dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë.
Përveç gjobave, masat e reja i japin policisë kompetenca për të kufizuar përkohësisht tubimet në zona të caktuara, përfshirë pranë institucioneve arsimore, shëndetësore dhe qeveritare, kur ekziston rreziku i dhunës. Paketa parashikon gjithashtu sanksione për nxitjen e dhunës në internet dhe kompensim për bizneset e vogla që pësojnë dëme gjatë protestave.
Sipas The Guardian, masat kanë hyrë në fuqi menjëherë, por duhet të miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve për të mbetur në fuqi. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është frymëzuar nga një projektligj francez që synon t'i bëjë protestuesit financiarisht përgjegjës për dëmet e shkaktuara gjatë demonstratave, ndërsa ka akuzuar edhe aktorë të huaj për përhapjen e dezinformimit lidhur me protestat./Dosja.al
protesta
Aktualitet
29 October 2026, 11:12
G.M
pamje
SHKODËR- Një operacion antidrogë është finalizuar në Shkodër, pas një hetimi 4-mujor. Sipas njoftimit të po...
Aktualitet
29 October 2026, 10:40
G.M
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa
FIER- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur këtë të enjte n&eum...
Aktualitet
29 October 2026, 10:23
G.M
Denaldo Maxhallaku
ITALI- Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e Denaldo Maxhallakut, 31-vjeçarit shqiptar që u gjet i pajetë në nj...
Aktualitet
29 October 2026, 09:52
G.M
viktima
ITALI- Një 29-vjeçar italian ka pranuar përfshirjen në vrasjen e Denaldo Maxhallakut, 31-vjeçarit shqiptar, trupi i t&eum...
Aktualitet
29 October 2026, 09:57
E.d
Burgu i Fierit
VELIPOJA- Biznesmeni nga Velipoja, Mir Bruli është transportuar nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në...
Aktualitet
29 October 2026, 09:45
E.d
Ergys Agasi
TIRANA- Ergys Agasi pritet të transferohet nga paraburgimi i Bradasheshit, pasi për lëvizjen e tij është firmosur urdhri ...
Aktualitet
29 October 2026, 09:39
E.d
Foto ilustruse
KAMËZ- Një sasi e dyshuar lënde plasëse është konstatuar në orët e para të mëngjesit të ...
Aktualitet
29 October 2026, 09:32
E.d
Pamje
TIRANA- Kuvendi është rrethuar nga masa të shtuara sigurie në prag të seancës plenare që pritet të nis&eum...
Aktualitet
29 October 2026, 09:19
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Nga 1 janari 2027, punonjësit e Policisë së Shtetit pritet të përfitojnë rritje pagash, me diferenca sipa...
Aktualitet
29 October 2026, 09:09
G.M
GJERMANI- Ardit Gjokrosa, është 29-vjeçari i cili u ekstradua nga Gjermania drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërki...