23 October 2026, 18:18
Nga E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për studentët që protestojnë. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai e akuzuar atë se në vend që t’u përgjigjet kërkesave të të rinjve, zgjedh të sulmojë dhe të baltosë protestuesit.
Bardhi shprehet se kryeministri duhet të kishte verifikuar më parë integritetin e zyrtarëve të emëruar prej tij, nga ministrat dhe deputetët deri te drejtuesit e bashkive dhe institucioneve publike.
Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, Rama ka treguar gatishmëri për të promovuar në poste të larta individë që kanë lidhje me krimin e organizuar, ndërsa ndaj kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve që dalin në protesta përdor akuza dhe përpjekje për kriminalizim.
Bardhi përmendi edhe emrat e Belinda Ballukut, Erion Veliajt, Mirlinda Kaçanajt, Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, duke pretenduar se kryeministri kërkon që për këta persona të respektohet prezumimi i pafajësisë, ndërsa protestuesit i trajton si fajtorë pa prova dhe pa një vendim gjykate.
Reagimi i Gazment Bardhit:
Kur nuk ke përgjigje për kërkesat e rinisë, rruga më e lehtë është baltosja dhe shpifja! Por faktet flasin vetë!
Po të ishte kujdesur Edi Rama të verifikonte të kaluarën dhe integritetin e zëvendëskryeministrave, ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe drejtorëve të tij, Shqipëria nuk do të ishte katandisur në këtë gjendje.
Por, për të ruajtur pushtetin, ai ka dëshmuar se është i gatshëm të ngrejë në majat e qeverisjes individë të lidhur me krimin e organizuar. Ndërsa, për të goditur këdo që e konsideron kërcënim për pushtetin e tij, është i gatshëm të përdorë çdo mjet, deri në përpjekjet për të kriminalizuar kundërshtarët dhe qytetarët shqiptarë.
Për Belinda Ballukun, Erion Veliajn, Mirlinda Kaçanajn, Vlora Hysenin apo Ergys Agasin, na këshillon të mos flasim dhe t’i prezumojmë të pafajshëm, ndërsa qytetarët që protestojnë kërkon t’i shpallim fajtorë pa prova dhe pa një vendim gjykate.
Për Edi Ramën, pushteti duket se ka qenë gjithmonë më i rëndësishëm se integriteti, përgjegjësia dhe interesi i qytetarëve. Pikërisht kjo është një nga arsyet pse Shqipëria ndodhet sot në këtë gjendje./Dosja.al
Gazment Bardhi
Politike
23 October 2026, 17:25
E.d
Pamje nga protestat
TIRANA- Në një bisedë për median britanike UnHerd, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlli...
Politike
23 October 2026, 17:18
E.d
Pamje nga intervista
TIRANA- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka qenë e ftuar në CNN International, në një intervistë me ga...
Politike
23 October 2026, 16:35
E.d
Anna Strolenberg
TIRANA- Eurodeputetja Anna Strolenberg ka reaguar lidhur me pretendimet se qytetarët shqiptarë që marrin pjesë n&...
Politike
23 October 2026, 16:15
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë ësht&e...
Politike
23 October 2026, 13:59
E. D
Protestues duke hedhur karrige të lëna nga kryeministri Edi Rama si ftesë simbolike për dialog, gjatë një demonstrate para Kryemi...
Politike
23 October 2026, 13:51
E. D
KOSOVË- Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), dorëheqja e Bedri Hamzës ka hapur rrugën për zgjedhjen e një...
Politike
23 October 2026, 13:19
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një listë të gjatë emrash, duke akuzuar figur...
Politike
23 October 2026, 12:52
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretendua...
Politike
23 October 2026, 12:45
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për përfshi...
Politike
23 October 2026, 12:44
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për manipulim të shifrave lidhur me protestuesit dhe ef...