LIVE UPDATES
Politike

Protestat studentore, Këlliçi për mediat britanike: Rama po përpiqet të shkaktojë një viktimë në protestë, që ta përdorë si justifikim për ta ndaluar menjëherë 

Këlliçi paralajmëron se qeveria do të detyrohet të largohet në javët ose muajt e ardhshëm, ndërsa shprehet se opozita do të qëndrojë në krah të studentëve dhe protestuesve.

23 October 2026, 17:25 Nga E.d
Protestat studentore, Këlliçi për mediat britanike: Rama po
Pamje nga protestat

TIRANA- Në një bisedë për median britanike UnHerd, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë diktator dhe duke deklaruar se, ai po përpiqet të shkaktojë një viktimë gjatë protestave për të justifikuar ndërprerjen e tyre. 

Këlliçi paralajmëron se qeveria do të detyrohet të largohet në javët ose muajt e ardhshëm, ndërsa shprehet se opozita do të qëndrojë në krah të studentëve dhe protestuesve.

Artikulli:

Në selinë e Partisë Demokratike, opozitës konservatore të Shqipërisë, takova Belind Këlliçin, nënkryetarin e ri të partisë, të arsimuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në zyrën e tij, pas shpinës, në mur, ishin vendosur në korniza fotografi të firmosura nga Donald Trump dhe JD Vance, ndërsa në dysheme ishin hedhur pa ndonjë rregull maska kundër gazit lotsjellës dhe jelekë mbrojtës plastikë.

Një natë më parë, policia kishte hedhur breshëri gazi lotsjellës brenda selisë, në atë që, sipas Këlliçit, ishte pjesë e një plani për të infiltruar provokatorë që do t’i vinin flakën godinës dhe më pas do t’ua hidhnin fajin protestuesve.

E pyeta Këlliçin se çfarë kishte dashur të thoshte me postimin e tij një ditë më parë, ku shkruante: ‘Ky përbindësh, që kërkon gjak me çdo kusht, meriton fatin e çdo diktatori që është tërhequr zvarrë nga vetë populli i tij’.

‘Rama është diktator dhe kreu i shtetit të parë narkotik në Evropë’, u përgjigj ai. ‘Unë them se Partia Socialiste nuk është armiku im. Ajo është kundërshtari im politik, por, për atë që Edi Rama i ka bërë Partisë Socialiste, nëse kontrolloni të dhënat e dekadës së fundit, do të gjeni dhjetëra ministra, kryetarë bashkish, deputetë dhe zyrtarë të lartë që janë në burg për korrupsion, trafik droge, vjedhje parash, pastrim parash dhe çështje të tjera’.

E pyeta Këlliçin se çfarë do të ndodhë më tej me qeverinë e Ramës.
‘Nuk mund t’ju them nëse kjo do të ndodhë brenda këtij muaji apo brenda këtij viti kalendarik, por jam shumë i bindur se, brenda një kohe shumë të shkurtër, në javët apo muajt e ardhshëm, ajo do të detyrohet të largohet’, tha ai.

‘Nuk ka asnjë mënyrë që njerëzit të vazhdojnë kështu. Nuk ka asnjë mënyrë që ne të shkojmë në parlament dhe të pretendojmë se gjithçka vazhdon normalisht. Nuk do ta bëjmë këtë. Do të qëndrojmë në krah të studentëve. Do të qëndrojmë në krah të protestuesve. Do të bëjmë gjithçka kemi në dorë për t’i mbështetur dhe mbrojtur ata’.

Duke folur për ditët në vijim, Këlliçi pretendoi: "Kemi marrë një informacion nga rrethi më i afërt i kryeministrit, brenda zyrës së tij, se ai po përpiqet të shkaktojë një viktimë në protestë. Nuk ka rëndësi nëse viktima do të jetë një student apo një efektiv i forcave të policisë. 
Ai po përpiqet ta përdorë këtë si justifikim për ta ndalur menjëherë protestën dhe për të gjetur një mënyrë për të arritur një marrëveshje me studentët, duke u thënë se kjo mjafton, se nuk mund të vazhdohet më kështu, se një viktimë është e mjaftueshme dhe se duhet të gjejmë një zgjidhje politike".

Megjithatë, shtoi Këlliçi, ‘nuk i shoh studentët të ndalen. Nuk i shoh qytetarët, njerëzit e Tiranës dhe të qyteteve të tjera, të ndalen’./Dosja.al

Belind Këlliçi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin