https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Putinit iu zbulua gënjeshtra, po me Trump çdo ndodh? Ivanka Trump beson në vaksinën anti-covid: Do do ta bëj në shfaqje li
11 September 2020, 10:59Nga DOSJA
SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditën në krye të listës së vendeve më të prekura nga koronavirusi, ku ditë pas dite po shënohen bilance të frikshme të viktimave dhe personave të infektuar nga ky virus vdekjeprurës.
E në një kohë që bota mbarë po pret për një vaksinë kundër koronavirusit, vajza e Presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka ka premtuar se do të bëjë vaksinën e koronavirusit live në televizion.
Kjo deklaratë erdhi pasi moderatori Joy Behar u shpreh se Trump po e përdorte vaksinën për të fituar sërish zgjedhjet, por deklarata e së bijës po tregon më shumë transparencë sa i përket adiministratës Trump për luftën kundër koronavirusit.
“Ai do të bëjë gjithçka për t’u rizgjedhur. Mos e prano. Dhe nga rruga, unë do ta bëj vaksinën pasi Ivanka ta marrë.”- u shpreh Joy Behar.
“Dakord Joy Behar. Unë do të vij në shfaqjen tënde për ta bërë këtë. I besoj FDA (Administratës të Ushqimit dhe Ilaceve) dhe kështu duhet të bëjnë të gjithë amerikanët.”- ka deklaruar Ivanka Trump.
Gjatë kësaj jave Presidenti Trump deklaroi se vaksina e Covid-19 do të ishte gati në muajin tetor dhe do të ishte shumë e sigurtë dhe efektive. Kritikët janë tërhequr përsëri kundër pretendimit të tij, duke përmendur një proces të nxituar si një arsye për të qenë mosbesues ndaj efikasitetit të ndonjë vaksine të tillë.
“Epo, “Ju e dini mënyrën e funksionimit. Nëse unë jam i pari ata do të thonë ai është kaq egoist. Ai donte ta bënte vaksinën së pari. Atëherë njerëzit e tjerë do të thoshin ‘Hej, kjo është një gjë shumë e guximshme për të bërë.”- ka thënë në muajin korrik Presidenti Trump.
Kujtojmë se një gjë e tillë nuk u besua më herët në Rusi, kur Presidenti rus Vladimir Putin tha se e vajza e tij ka marrë vaksinën ruse, por në të vërtetë nuk kishte qenë vajza e Putin që mori vaksinën anti-covid. Nuk dihet ç’mund të ndodh me liderët në SHBA, por vet vajza e Trump ka thënë se do të jetë live kur të marrë vaksinën kundër Covid-19.
GjERMANI-Gjermania dhe Franca do të pranojnë refugjatë të mitur nga kampi i djegur grek Moria. Kancelarja gjermane Angela Merkel e konfirmoi në mbrëmje këtë ini...
Laboratorët kërkimorë dhe kompanitë farmaceutike po rishkruajnë rregulloren për kohën që duhet për të zhvilluar, testuar dhe prodhuar një vaksinë efektive. Ndër...
KANADA– Një avion i kompanisës ajrore kanadeze, “WestJet” është anuluar dhe policia u thirr sepse një fëmijë nuk kishte mbajtur maskë. Safwan Choudhry thotë se...
SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u tall nga shumë zyrtarë për mënyrën sesi Presidenti Trump zgjodhi që të ulej para tavolinës së ti...
Bota11 September 2020, 09:50
SHBA- Oregon në Shtetet e Bashkuara është përfshirë nga flakët dhe më shumë se gjysmë milioni njerëz janë evakuuar. Janë disa vatra zjarri të përhapura dhe flak...
KOSOVË– Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në një konferencë për media ka deklaruar sot se nuk ka bazë për dënim të laboratorit në pronësi të vajzës s...
KOSOVË– Polemika mes emisarit special të Amerikës për dialogun, Richard Grenell dhe Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.Osmani i është përgjigj...
INDI- India është renditur e dyta pas SHBA-së me numrin më të lartë të infektimeve me Covid-19, gjatë 24 orëve. Numri i rasteve të reja të infektimit është 96,5...
KOSOVË– Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, nuk ka dashur që të përgjigjet drejtpërdrejt në pyetjen se a ë...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka dhënë detaje rreth takimeve të tij në Parlamentin Europian, gjithashtu ka folur edhe për marrëveshjen e Ua...