19 October 2026, 17:10
Nga E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias ka reaguar ndaj rasteve të dhunës, intimidimit dhe pengimit të gazetarëve gjatë protestave të fundit në Shqipëri. Në lidhje me këtë, ajo ka kërkuar respektimin e lirisë së medias dhe të drejtës për informim. Sipas të dhënave të publikuara nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, nga data 15 deri më 18 tetor janë regjistruar të paktën 25 incidente që kanë prekur punonjësit e medias.
ECPMF thekson se gazetarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa frikë nga kërcënimet apo sulmet. Prania e tyre gjatë protestave është thelbësore për dokumentimin e ngjarjeve dhe informimin e publikut në mënyrë të pavarur. Organizata nënvizon se siguria e gazetarëve dhe respektimi i lirisë së shtypit janë elementë të domosdoshëm për funksionimin e një shoqërie demokratike.
Përmes kësaj deklarate, organizata ndërkombëtare i bën thirrje të drejtpërdrejtë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita:
-Të marrë masa të menjëhershme për të ndalur sulmet ndaj medias.
-Të vendosë protokolle të qarta sigurie në dialog me organizatat mediatike.
-Të garantojë hetime të pavarura dhe paanshme për çdo efektiv policie që ka ushtruar dhunë apo abuzuar me detyrën ndaj punonjësve të shtypit./Dosja.al
ECPMF
Aktualitet
19 October 2026, 17:02
E.d
Foto ilustruse
Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur javën në rënie të mëtejshme dhe ka prekur një minimum të ri histor...
Aktualitet
19 October 2026, 16:53
E.d
Pamje
TIRANA- Policia ka arrestuar ditën e sotme pesë persona dhe ka shpallur në kërkim 15 të tjerë. Përmes një njofti...
Aktualitet
19 October 2026, 16:45
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit që ndodheshin në Parkun Rinia në Tiranë janë përballur me ndërhyrjen e policisë, e cila ka ...
Aktualitet
19 October 2026, 16:31
E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Akademikë dhe hulumtues shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit kanë rikonfirmuar mbës...
Aktualitet
19 October 2026, 16:05
E.d
Pamje
TIRANA- Tensione dhe debate verbale janë shënuar para Kryeministrisë, ku dy protestuese kanë kundërshtuar veprimet e policis&eu...
Aktualitet
19 October 2026, 15:56
E.d
Pamje
TIRANA- Një tjetër rast dhune është shënuar ditën e sotme, pranë zonën e Parkut Rinia. Një efektiv police k...
Aktualitet
19 October 2026, 15:51
E.d
Pamje
TIRANA- Policia është tërhequr nga bulevardi përpara Kryeministrisë, duke u krijuar mundësinë protestuesve të af...
Aktualitet
19 October 2026, 15:36
E.d
Pamje
Protestat kundër Qeverisë së Shqipërisë vazhdojnë edhe sot, më 19 tetor, për të shtatën ditë radh...
Aktualitet
19 October 2026, 15:28
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit u shpërndanë nga Parku Rinia ku po qëndronin pas aksionit të policisë më ujë dhe gaz lotsjell&eu...
Aktualitet
19 October 2026, 15:16
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit u mblodhën për disa çaste në zonën e Parkut Rinia, por qetësia zgjati pak. Pasi i la protestue...