LIVE UPDATES
Politike

“Qetësohu propagandues, gazetar me kamera të fshehta”/ Artemis Malo sulmon Marin Memën pas dokumentarit për Dropullin, r

17 January 2021, 20:25 Nga DOSJA
“Qetësohu propagandues, gazetar me kamera të fshehta”/

TIRANË– Artemis Malo, deputetja e Partisë Socialiste ka sulmuar hapur gazetarin Marin Mema pas publikimit të një dokumentari që ky i fundit ka bërë për Dropullin, me titull “Kur Gjini u “bë” GREK… Dropulli, grek apo shqiptar? E vërteta – Gjurmë Shqiptare”.

Në një status në profilin e saj në Facebook, Malo shkruan se Mema duhet të ndalë së publikuari këto patriotizma pasi ky vend nuk ka nevojë për pseud-patriotë prpagandistë, siç ajo e quan gazetarin.

Malo shton se ky vend do të ishte më i lumtur pa Memën në ekranë, pasi sipas saj, ai nuk mund të bëhet dot gazetar me kamera të fshehta e dëshmi të moshaurish.

Statusi i plotë

Me shumë keqardhje nis këtë status të gjatë sot, e lutem gjeni pak minuta më lexoni deri në fund për rëndësinë që ka!  Dëgjuam “ emisionin” me refrenin e përsëritur me frazat:  -“ Regjistri Osman ishte “ i saktë” në Shqipëri!!  -Toka dhe popullsi shqiptare, greke e vllahe në Shqipëri!!  -Emra, mbiemra dhe fise të ndryshme në Shqipëri, Arbëri!!  -Prejardhje të ndryshme, në rajon minoritar ndër periudha te ndryshme!  Ç’është kjo histori e stër-përsëritur nga pseudo- patriotë që e përdorin pseudo ndjenjën patriotike për protagonizëm dhe famë!!  Në kurriz të kujt, në emër të kujt, për çfarë kjo propagandë!! ??  A thua se NE kemi jetuar ndër vite të ndarë me mure hekuri dhe nuk u njejtësuam kurrë nën emrin e një Shqipërie!  Nuk jetojmë e jetuam ndër shekuj në këto treva me po këto fise, parardhës e pasardhës vallë ?!!

E deri më sot tokën ku banojmë, investojmë, rritemi e plakemi nuk e quajtëm Shqipëri, e nuk njohëm kufijtë!??  Mjaft më, me këto histori mbi histori, nga çdo historian e klanexhi! Historia është e jetuar dhe jo gojëdhënë! Regjistrat tanë nuk i kanë shkruar pushtuesit shumëvjeçar, e nuk e lejojmë kurrsesi të quhen bazë e saktë! REGJISTRIMI DHE SAKTËSIMI I POPULLSISË SHQIPTARE ËSHTË KRYER NË 1920-1930, në shqiptarë dhe shqiptarë me prejardhje ndryshe!

Ne jemi të gjithë shqiptarë, të lidhur e të bashkuar në harmoni gjithë kohës! Nuk na ndau kush në  9 minoritete për arsye të qëllimshme!  Kjo është prejardhja tonë dhe jemi krenarë e shumë të pasur! NE, minoritarët e Shqipërisë, NE, shqiptarët e kësaj toke, kemi dy histori të dy shteteve tona amtare, dy tradita, dy gjuhë, dy mundësi!! I kemi nga dy të gjitha, sepse na bekoi Zoti, e na fali vëllezër motra në të dy shtetet!  Por, jooo askujt nuk i lejohet të keqpërdori historinë sot sipas aferave personale!!

Mjaft meë!!  Detajet janë të shumta për të interpretuar në dy këndvshtrime!! Por arsyen përse?! Çfarë do të ndryshonin këto pseudo analiza sot!!  Qetësohu shoku patriot, gazetar, propagandues, apo çdo rol që të pëlqen të marrësh!!! Ne jemi NJË, e do të jemi edhe më të lumtur pa ty në ekran! Përgjegjësisë ligjore nuk do t’ i shpëtosh!!  Më të qetë dhe më të bashkuar pa turpe si ty!!  Mollët e sherrit që lëshon, nuk kanë asnjë sens pozitiv! Zgjidh një mënyrë më të ndershme të pasurohesh e të bësh famë!!  Nuk bëhet me kamera të fshehta, qytetarëve të moshuar, as me hulumtime me persona me konflikte personale interesi, e as me ty që ke guxuar të na mbash gjoja flamurin dhe shpatën e atdhetarizmit në emrin tënd! Mos u bë hero prej letre pa nevojë!

Ne jemi të uritur për butësi në një botë ku ka gjithçka me bollëk. Ne jemi të varfër në këtë ndjenjë që është si një përkëdhelje për zemrën tonë. Kemi nevojë për drejtësi dhe ndershmëri!!  Patriotizmi është një dashuri e shenjtë por dhe bujare që nuk kërkon asgjë më shumë sesa të kuptohet dhe vlerësohet.

Por ndjekësit e deputetes nuk e kanë pritur mirë këtë status. Komentuesit kanë vërshuar në kritika ndaj deputetes Malo, të cilës i thonë të ndalë së shkruari gjëra të tilla, pasi ajo do të ishtë e nderuar po të ishte sa gjysma e Marin Memës.

“Sa gjysma e Marinit te ishe moj shoqja Malo, por rralle se ben nena shqiptare te dyte si ai. Ai eshte patriot, eshte nje super gazetar dhe mbi te gjitha atdhedashes, e jo me ti qe nuk njihesh se kush je, por as figura te respektuara smund tia njollosin imazhin qe ka krijiar me punen dhe dashurin e madhe per atdheun. Turp per fjalet qe ke shkruar, turp per titullin „deputete“,”- shkruan njëri.

“Moj zonj deputete .a je nterrzi a jo, me kto qe shkruan .apo te dhemb fakti qe marini po nxjerr ne drit fakte dhe te verteta te kesaj zone ,a i ke kushtuar vemendje dhe analizuar dokumentarin apo veq e ke par kshu kot.aty tregohen fakte arkivash dhe informacjone te dhena nga historian .pse te djeg e verteta ?. Ai nuk ka treguar as nxitur urrejtje etnike po ta kesh degjuar me vemendje dhe ket gje po e ben ti .turp te te vij se je dhe femer te shprehesh keshtu ne baza nacionaliste,”- shkruan një tjetër.

“‘Malo’ eshte mbiemer puro shqiptar e dashur deputete. Juve mund ta konsideroni veten edhe Japoneze, eshte zgjedhja juaj, por origjina juaj qe mbartet me se miri ne mbiemrin tuaj eshte SHQIPTARE,”- shkruan dikush më tej.

“Po ti je greke apo shqiptare ??? Shqiptare me gjak mendoj, jo me shtetësi! E para , gjaku – vlen , kjo e dyta – shtetësia është vetëm letër , kot fare, se të tilla mund të kesh edhe gjermane, amerikane, x shtetësi. Prandaj, mos sulmo Shqiptarinë dhe Marin Memën , duke pranuar që je minoritare e një shpikjeje artificiale e quajtur grekos,’- shkruan një tjetër.

Komentet:

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artemis malo marin mema artemis malo marin mema


Sondazh

Politike 17 January 2021, 13:03

TIRANË– Nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së, drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se Lulzim B...

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...