LIVE UPDATES
Aktualitet

Qeveria, bizneset, bluzat e bardha! Kush doli i fituar gjatë pandemisë Covid-19, shërbimet që gjetën ‘dritë’ në fund

7 February 2021, 15:33 Nga DOSJA

Prej më shumë se 1 viti bota është mbërthyer nga pandemia e Covid19. Me rritjen e rasteve shtetet morën masa të menjëhershme duke karantinuar qytetarët në mënyrë që të mos kishte përhapje të virusit që tashmë ka marrë jetën e miliona njerëzve anë e mbanë botës. Fillimisht karantina u konsiderua si masa më e mirë dhe më e nevojshme për momentin mirëpo pas kalimit të ditëve dhe muajve u vu re se jetesa u bë më e vështirë për njerëzit.

Këtu lind dhe ideja e të bërit më shumë para…si do të fitonin njerëzit? Duke qënë se disa persona kishim mundësi që të punonin dhe gjatë karantinës, shfrytëzuan pandeminë për të bërë para më tepër, në kurriz të njerëzve në nevojë.

Në Shqipëri, dolën në pah histori që tronditën opinionin.

I fundit, ishte rasti i infermieres Ronida Hysi .

Një infermiere e cila ishte në ndihmë të personave të prekur nga Covid shfrytëzoi këtë gjë dhe mori para nga një pacient që ndërroi jetë. Hysi punonte në Spitalin Infektiv i njohur si “Covid 1”, aty ku i ka vjedhur 80 mijë lekë një të infektuari me koronavirus, i cili ndërroi jetë në pavionin ku ajo shërbente. E reja ka shfaqur pendesë përpara gjykatës dhe ka pranuar vjedhjen.

Ajo kishte dy muaj që kishte filluar punë në spitalin “Covid 1”, ku më parë punonte në spitalin e Durrësit. Rasti i 30-vjeçares Hysi u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F. D., djali i pacientit me inicialet K. C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektivit ku dhe ndërroi jetë.

I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, 20 mijë lekë të reja. Të njëjtin denoncim, 25-vjeçari e paraqiti në një emision investigativ ku u zbulua dhe skandali i vjedhjes. Sipas denoncimit të të riut, babai iu shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 Dhjetor 2020. Sipas pamjeve filmike e reja ka tërhequr nga një bankomat pranë spitalit 3 herë shumat nga 200 mijë lekë.

Rasti para Ronidës ishte e famshmja Tirja.

Sanitarja që shtirej si infermiere që ti zhvaste para vajzës së pacientes me Covid. Zhvatja e bërë nga sanitarja u denoncua në emisionin ‘Stop”, nga vetë vajza e gruas që ndërroi jetë nga Covid-19. Vajza e një 55-vjeçareje, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, është mashtruar nga sanitarja pasi kjo e fundit i është hequr si infermiere dhe është ofruar që në këmbim të vlerave monetare t’i kuronte të ëmën.
Vajza e cila i kishte dhënë para Tire Alldervishaj për disa kohë që të kujdesej për nënën që e kishte të shtruar te ‘Shefqet Ndroqi’ mësoi të vërtetën përmes një telefonate se 55-vjeçarja punonte si sanitare dhe jo si infermiere, ashtu siç iu ishte shfaqur. Ajo mori në telefon një nga doktoreshat dhe e pyeti nëse Tirja punonte në pavionin e saj mirëpo në atë momente ajo zbuloi se në të vërtetë gruaja ishte sanitare në spital dhe nuk kishte lidhje fare me pavijonin ku ishte e shtruar nëna e saj. Alldervishi në dëshminë e saj as nuk ka mohuar dhe as nuk ka pohuar përfshirjen e saj në skandalin e denoncuar ditë më parë në emisionin “Stop”. Ajo mësohet të jetë shprehur përpara hetuesve se është e tronditur, por që do të flasë në një moment të dytë në lidhje me ngjarje.

Këto janë vetëm dy rastet e zbuluara në spitalet e vendit, mirëpo policia është duke hetuar për persona të tjerë të përfshirë.

Duke u larguar nga këto raste, të tjerë persona në sektore të tjera kanë arritur të fitojnë para gjatë pandemisë.

Qeveritë

Masa që qeveritë në vende të botes kanë marrë ka qenë vendosja e gjobave. Njëjtë ka praktikuar dhe Shqipëria. Në ditë shifrat e personave qe gjobiten pasi dalin pa maskë ose shkelin orarin e vendosur të levizjes i kalojne 300 ose 400. Në Shqipëri gjoba është 3.000 lekë, mirëpo ne itali gjoba arrin deri në 1000 euro.
Në këtë mënyrë qeveritë përfitojnë para nga populli dhe gjatë pandemisë.

Farmacite (per maska dhe dezinfektantët)

Për tu mbrojtur nga pandemia maska u bë e detyrueshme ndaj çdo qytetar duhej që të kishte me vete nje të tillë kur levizte jashtë ambienteve të shtepisë. Prej 1 viti e gjysëm maskat dhe dezinfektantët u benë produktet më të kërkuara në treg!

Bizneset…

Agjensitë e udhëtimit janë ato që kanë vijuar punën dhe në pandemi.

Ato u merrnin nga 600 euro shumë qytetarëve, me premtimin që do ti dërgonin pa probleme drejt Gjermanisë. Të katër personat janë punonjës në një agjensi private udhëtimit, ndërkohë që denoncimi për këtë rast u në një emision televiziv. Personat akuzohen se u kanë falsifikuar dhe testin e Covid të gjithë udhëtarëve që kërkonin të shkonin në Gjermani, një pjesë e të cilëve janë braktisur rrugës, pa mundur që të mbërrijë në destinacion. Te arrestuarit ishin Klotilda Çela, Ergys Vejseli, Patrit Cara, Gentiana Konini.

Shërbimet delivery

Me shumicën e bizneseve të mbyllura dhe individët që qëndronin në shtëpi për të ndaluar përhapjen e virusit, kompanitë që ofronin shërbime të shpërndarjes filluan të shohin një rritje të shitjeve. Urdhrat e bllokimit në të gjithë vendin rezultuan në një rritje të porosive për kompanitë e shërbimeve të shpërndarjes së ushqimit. Për shumë restorante gjatë kësaj kohe, ofrimi i shërbimeve të dorëzimit ishte mënyra e vetme që ata të mund të qëndronin të hapur për biznes.

Programuesit

Familjet që kërkonin aktivitete për të qëndruar të zënë hodhën sytë drejt lojërave. Raportohet se një nga prodhuesit më të mëdhenj të lojërave në botë, Puzzle Ëarehouse, pati një rritje prej 2000% të shitjeve krahasuar në 2019. CNN deklaroi se Nintendo pati një rritje prej 41% të fitimeve, rritja më e lartë e kompanisë në nëntë vjet.

Dyqanet e verës dhe pijeve

Në shumë zona të vendit, dyqanet e verës dhe pijeve alkoolike konsideroheshin biznese thelbësore. Sigurisht, alkooli nuk është domosdoshmëri, por ofron një mënyrë për njerëzit që të lehtësojnë stresin dhe ankthin e tyre gjatë kohërave sfiduese. Me më shumë njerëz që qëndrojnë në shtëpi, konsumimi i alkoolit mund të jetë bërë një mënyrë për të ndihmuar të kaloni kohën gjatë karantinës. Ndaj ky lloj biznesi pati një rritje të të ardhurave.

Produkte dhe shërbimet online për stërvitje

Palestrat në të gjithë vendin u detyruan të mbyllen në valën e mbylljes së COVID-19, duke lënë pasionistët e fitnesit pa një vend për të djersitur çdo ditë. Shumë njerëz krijuan palestra shtëpiake për të qëndruar në formë gjatë krizës së koronavirusit, dyshekët e yogës ishte një nga pajisjet më të blera.

Covid ende gjendet mes nesh, madje tashmë bota po përballet me mutacionin e ri që fillimisht u raportua në Britani. Ndaj bizneset dhe të gjithë ata qe përfituan dhe u bënë të sukseshëm nga ana monetare do vazhdojnë dhe për pak kohë!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne bote parate e fituara ne pandemi covid-19 ne bote parate e fituara ne pandemi


Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...