5 November 2026, 18:21
Nga E.d
Petrit Vasili
TIRANA- Ish-deputeti, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjerimin e rolit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) në shqyrtimin e çështjeve të vetingut. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale Vasili e cilëson vendimin si vetëasgjësues për institucionin, duke deklaruar se ONM e ka përfunduar misionin e tij dhe nuk duhet të vijojë të ushtrojë funksione në këtë proces.
Në reagimin e tij, Vasili i referohet raportit të Komisionit Europian, ku thuhet se procesi i rivlerësimit kalimtar për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët ka përfunduar plotësisht pas mbylljes së fazës së ankimit. Sipas tij, pavarësisht këtij konstatimi Gjykata Kushtetuese ka vendosur t'i zgjasë rolin ONM-së, duke i garantuar vëzhguesve ndërkombëtarë akses në dosjet gjyqësore dhe prani edhe gjatë dhomës së këshillimit dhe marrjes së vendimit.
Vasili thekson se vendimi është marrë me 7 vota pro dhe vetëm një kundër, atë të gjyqtares Sonila Bejtja. Pas kësaj, ai rikthen gjithashtu në vëmendje kundërshtimet e tij të vitit 2017, kur ishte ministër i Drejtësisë, lidhur me mënyrën e krijimit dhe funksionimit të ONM-së. Sipas tij, marrëveshja për ngritjen e këtij mekanizmi nuk është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, por është formalizuar përmes një dokumenti të firmosur nga përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe europiane, të cilin ai e konsideron antikushtetues dhe antiligjor.
REAGIMI:
Gjykata Kushtetuese asgjesohet perfundimisht!
Ne sherbim te pazareve te cdo lloji Gjykata Kushtetuese ka marre vendimin me poshterues dhe vetasgjesues per veten e saj si gjykate duke shtyre mandatin e ONM(Operacionit Nderkombetsr te Monitorimit) qe ka pushuar se ekzistuari.
Gjykata Kushtetuese me miratimin e
ANEKSIT TË RREGULLORES PËR PROCEDURAT GJYQËSORE TË GJYKATËS KUSHTETUESE “PËR PROCEDURAT GJYQËSORE GJATË SHQYRTIMIT TË ÇËSHTJEVE TË JURIDIKSIONIT TË RIVLERËSIMIT”, perfundimisht eshte vetasgjesuar duke u kthyer ne nje institucion qe shkel dhunshem Kushtetuten ne vend se ta mbroje ate.
Ne Raportin e Komisionit Europian thuhet shprehimisht:
"...Shqipëria vazhdoi zbatimin e reformës në drejtësi të vitit 2016. Procesi i rivlerësimit kalimtar për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët përfundoi plotësisht pas përmbylljes së fazës së ankimit, duke forcuar më tej pavarësinë, llogaridhënien dhe integritetin në sektorin e drejtësisë”.
Pra, Komisioni Europian e quan te permbyllur Vetingun. Po anetaret e GJykates Kushtetuese, a e dine valle kete.
Vendimi skandaloz eshte marre nga Anetaret e Gjykates Kushtetuese me 7 vota pro dhe vetem me voten e Gjyqtares Sonila Bejtja kunder, me nje kurajo puçiste antikushtetuese duke i shtuan "mandatin ONM.(Operacionit Nderkombetar te Monitorimit) Ja Çfare thote Aneksi i Rregullores se votuar nga Kushtetuesja:
Neni 5
Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe roli i tyre
1. Në shqyrtimin e çështjeve të juridiksionit të rivlerësimit, Gjykata Kushtetuese garanton ushtrimin e funksioneve të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), të cilët mbështesin procesin e rivlerësimit nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes, në përputhje me nenin B, të aneksit të Kushtetutës dhe me natyrën e gjykimit që zhvillon Gjykata Kushtetuese.
c) të jenë të pranishëm gjatë të gjitha fazave të shqyrtimit të çështjes, përfshirë dhomën e këshillimit dhe marrjen e vendimit. Në çdo rast, prania e vëzhguesve ka karakter monitorues dhe nuk përfshin të drejtën e votës ose pjesëmarrjen në vendimmarrje.
PERFUNDIME:
Procesi i rivleresimit( Vetingut) ka perfunduar, te gjitha institucionet e Vetingut jane shkrire dhe nuk ekzistojne më sepse perfunduan detyren e percaktuar me Kushtetute e Ligj dhe bashke me ta edhe ONM qe ishte parashikuar ne Aneksin e Kushtetutes si pjese e perkohshme qe lidhej me vitet e kryerjes se Vetingut.
Gjykata Kushtetuese aktuale eshte asgjesuar dy here edhe per nje arsye tjeter, qe duhej te ishte parimore per refuzimin e prere te ONM.
NE VITIN 2017 ne cilesi e Ministrit te Drejtesise kam ngritur zyrtarisht tek institucionet me te larta te vendit dhe ato te BE paligjshmerine ne ngritjen dhe funksionimin e ONM.
Kjo sepse me vend te Miratimit nga Kuvendi i Shqiperise te Marreveshjes Nderkombetare per ngritjen dhe funksionimin e ONM u be nje dokument antikushtetues dhe antiligjor i firmosur nga Sekretari i Pergjithshem te Kryeministrise Engjell Agaçi dhe Drejtorit tePergjithshem ne BE, Christian Danielson.
Nderkohe Pika B e Aneksit te Kushtetutes shprehet qarte:
ANEKSI
Neni B
"Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit
2. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ushtron detyrat e veta sipas marrëveshjeve ndër-kombëtare".
Pra jo vetem qe Vetungu e bashke me edhe ONM-ja ka mbaruar funksionin e saj sikurse BE ka konfirmuar vete, por edhe kur eshte ngritur ka shkelur Kushtetuten se ka funksionuar pa Marreveshje nderkombetare. Letren e gjeni te plote me poshte drejtuar nga une si Minister i Drejtesise te drejtuar ate kohe te gjithe institucioneve shqiptare dhe BE./Dosja.al
Petrit Vasili
Aktualitet
5 November 2026, 18:07
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka miratuar më 2 nëntor 2026 një aneks të ri të rregullores, që përcakton më...
Aktualitet
5 November 2026, 17:34
E.d
Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni
TIRANA- Prokuroria e Posaçme dyshon se Ergys Agasi kishte krijuar dhe vënë në funksion një rrjet...
Aktualitet
5 November 2026, 17:20
E.d
Ergys Agasi
TIRANA- Embro Sulejmani, i cili punonte si kryekamerier në një lokal pranë rezidencës qeveritare në Durrës, dy...
Aktualitet
5 November 2026, 17:11
E.d
Ergys Agasi
TIRANA- Detaje të reja nga hetimet e SPAK për Ergys Agasin janë bërë publike, ku në fokus janë komunikimet e ti...
Aktualitet
5 November 2026, 16:36
E.d
Ndërtesa e Kongresit amerikan në Uashington.
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ndryshuan raportin e forcave në Kongres, një zhvillim q&...
Aktualitet
5 November 2026, 16:33
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë zhvilluar një takim me përfaqësinë e OSBE-së në Tiranë, ku kanë ngritur shqet&eum...
Aktualitet
5 November 2026, 16:15
E.d
Foto ilusturse
TIRANA- Një skemë e dyshuar mashtrimi me vlerat e mallrave dhe falsifikim dokumentesh është zbuluar nga Dogana Shqiptare n&...
Aktualitet
5 November 2026, 16:06
Elton Qyno
Foto ilustruse
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencor...
Aktualitet
5 November 2026, 16:02
E.d
Pamje
GREQI- Top Channel siguron pamjet ekskluzive të sulmeve që banda e Klodian Carës ka kryer në Athinë. Burime policore thanë...
Aktualitet
5 November 2026, 15:54
E.d
Pamje
PEQIN- Një konflikt mes dy të paraburgosurve ka përfunduar në përplasje fizike në ambientet e burgut të Peqinit. Prot...