Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ekonomia shqiptare u rrit me 4.03% në terma realë në vitin 2024, por nga kjo rritje 3.24 pikë përqindje erdhën vetëm nga Tirana, e ndjekur nga Durrësi me 0.29 pikë përqindje dhe Vlora me 0.15 pikë përqindje.
Ekonomia shqiptare po përqendrohet gjithnjë e më shumë në Tiranë, ndërsa diferencat në zhvillimin ekonomik mes qarqeve mbeten të mëdha. Të dhëna mbi PBB e Rajoneve nga INSTAT tregojnë se në vitin 2024, Tirana gjeneroi rreth 80% të rritjes ekonomike të vendit, ndërsa qarqe si Shkodra, Dibra dhe Kukësi patën një kontribut pothuajse të papërfillshëm.
Ekonomia shqiptare u rrit me 4.03% në terma realë në vitin 2024, por nga kjo rritje 3.24 pikë përqindje erdhën vetëm nga Tirana, e ndjekur nga Durrësi me 0.29 pikë përqindje dhe Vlora me 0.15 pikë përqindje.
Të dhënat konfirmojnë një përqendrim të fortë të aktivitetit ekonomik në kryeqytet. Tirana prodhoi 46.94% të PBB-së kombëtare në vitin 2024, nga 45.75% një vit më parë, duke e zgjeruar peshën e saj me 1.19 pikë përqindje. Në vlerë nominale, ekonomia e Tiranës arriti në rreth 1.18 trilionë lekë, nga 2.52 trilionë lekë që ishte PBB-ja e gjithë vendit.
Qarqet e tjera me ritme shumë më të ulëta
Diferencat janë edhe më të dukshme në ritmet e rritjes ekonomike. Në vitin 2024, Tirana shënoi një rritje reale prej 7.08%, ndjeshëm mbi mesataren kombëtare prej 4.03%. Durrësi u rendit i dyti me 2.82%, i ndjekur nga Vlora me 2.53%. Në pjesën tjetër të vendit, rritja ekonomike ishte shumë më e ngadaltë. Elbasani dhe Berati u zgjeruan me nga 1.56%, Gjirokastra me 1.32%, Korça me 1.20% dhe Lezha me 1.19%.
Në fund të renditjes qëndrojnë Shkodra, me rritje vetëm 0.19%, Dibra me 0.27%, Fieri me 0.57% dhe Kukësi me 0.63%. Kjo do të thotë se, megjithëse ekonomia kombëtare u rrit me mbi 4%, pjesa më e madhe e qarqeve regjistroi ritme rritjeje shumë më të ulëta se mesatarja.
Diferencat në ecurinë ekonomike po reflektohen edhe në shpërndarjen territoriale të prodhimit. Ndërsa Tirana rrit peshën e saj në PBB, qarqet e tjera, me përjashtim të pak rasteve, po humbasin terren në strukturën e ekonomisë kombëtare.
Veriu dhe Jugu, së bashku rriten më pak se Tirana
Rajoni Qendër, që përfshin Tiranën dhe Elbasanin, gjeneroi 52.87% të PBB-së kombëtare në vitin 2024, nga 51.87% një vit më parë. Ekonomia e këtij rajoni u rrit me 6.43% në terma realë, duke dhënë një kontribut prej 3.34 pikësh përqindje në rritjen ekonomike kombëtare. Ndërkohë, rajoni Veri u rrit me vetëm 1.60%, ndërsa rajoni Jug me 1.31%.
Të dy rajonet së bashku kontribuuan me 0.69 pikë përqindje në rritjen ekonomike të vendit, shumë më pak se kontributi prej 3.24 pikësh përqindje që dha vetëm Tirana. Rajoni Veri prodhoi 21.68% të PBB-së në vitin 2024, ndërsa Jugu 25.45%. Të dyja rajonet e ulën peshën e tyre krahasuar me vitin e mëparshëm.
Tirana ka PBB për frymë gati trefishin e Kukësit
Pabarazitë ekonomike shfaqen edhe në nivelin e PBB-së për frymë, tregues që mat vlerën e prodhimit ekonomik në raport me popullsinë. Sipas INSTAT, PBB-ja mesatare për frymë në Shqipëri arriti në 1.06 milionë lekë në vitin 2024. Tirana kishte nivelin më të lartë, me 1.56 milionë lekë për frymë, ose 47% mbi mesataren kombëtare. Në vendin e dytë renditet Durrësi, me 1.15 milionë lekë për frymë, rreth 8.8% mbi mesataren, i ndjekur nga Fieri me 1.03 milionë lekë.
Në anën tjetër, Kukësi regjistroi nivelin më të ulët, me vetëm 568 mijë lekë për frymë, ose 46.3% nën mesataren kombëtare. Dibra kishte 610 mijë lekë për frymë dhe Berati 613 mijë lekë, nivele përkatësisht rreth 42.4% dhe 42.2% nën mesataren e vendit.
Diferenca mes Tiranës dhe Kukësit është 2.7 herë, duke nxjerrë në pah hendekun e madh në kapacitetin ekonomik të qarqeve. Nga 12 qarqet e Shqipërisë, vetëm Tirana dhe Durrësi kishin PBB për frymë mbi mesataren kombëtare.
Duhet theksuar se PBB-ja për frymë nuk është e barabartë me të ardhurat që marrin banorët, por mat prodhimin ekonomik të krijuar në një territor në raport me popullsinë e tij. /Monitor
TIRANA- Komisioni Europian evidenton një sërë problematikash në sistemin shëndetësor shqiptar, duke vënë në dukje ...
Pamje TIRANA- Qytetarët janë mbledhur sërish mbrëmjen e kësaj të enjteje para Kryeministrisë, duke vijuar protestën dh...
Petrit Vasili TIRANA- Ish-deputeti, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjerimin e rolit të...
Foto ilustruse TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka miratuar më 2 nëntor 2026 një aneks të ri të rregullores, që përcakton më...
Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni TIRANA- Prokuroria e Posaçme dyshon se Ergys Agasi kishte krijuar dhe vënë në funksion një rrjet...
Ergys Agasi TIRANA- Embro Sulejmani, i cili punonte si kryekamerier në një lokal pranë rezidencës qeveritare në Durrës, dy...
Ergys Agasi TIRANA- Detaje të reja nga hetimet e SPAK për Ergys Agasin janë bërë publike, ku në fokus janë komunikimet e ti...
Ndërtesa e Kongresit amerikan në Uashington. Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ndryshuan raportin e forcave në Kongres, një zhvillim q&...
Pamje TIRANA- Protestuesit kanë zhvilluar një takim me përfaqësinë e OSBE-së në Tiranë, ku kanë ngritur shqet&eum...
Foto ilusturse TIRANA- Një skemë e dyshuar mashtrimi me vlerat e mallrave dhe falsifikim dokumentesh është zbuluar nga Dogana Shqiptare n&...