https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
“Liria ka emër”/ 6 vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, veteranët zhvillojnë aksion simbolik para zyrave të BE-së në Prishtinë (VIDEO)
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi se aktiviteti kishte për qëllim të shprehte pakënaqësinë e veteranëve, të cilët e konsiderojnë të padrejtë procesin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
5 November 2026, 19:20Nga E.d
Pamje
PRISHTINA- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka zhvilluar një aksion simbolik para zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë, në gjashtëvjetorin e arrestimit të katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata kanw shprehur kundërshtimin ndaj Gjykatës Speciale dhe procesit gjyqësor në Hagë.
Gjatë aksionit, në godinën e BE-së u vendosën mbishkrime kundër Gjykatës Speciale dhe qëndrimit të institucioneve evropiane ndaj procesit gjyqësor. Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi se aktiviteti kishte për qëllim të shprehte pakënaqësinë e veteranëve, të cilët e konsiderojnë të padrejtë procesin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Sipas tyre, akuzat ndaj katër ish-krerëve nuk janë provuar gjatë gjykimit.
Veteranët i janë drejtuar gjithashtu Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke kërkuar që kryetarët e komunave dhe administratat përkatëse të shprehin solidaritetin përmes një aktiviteti simbolik para institucioneve lokale. Ndërkohë, platforma “Liria ka emër” i ka kërkuar Parlamentit Evropian organizimin e një dëgjimi parlamentar për respektimin e të drejtave themelore gjatë procesit gjyqësor në Hagë./Dosja.al