LIVE UPDATES
Politike

Krahasimi/ Si po e përballon Macron protestën në Francë dhe çfarë po bën Rama?

Cilat janë ngjashmëritë dhe ndasitë mes dy fjalimeve në lidhje me situatën e krijuar? Dosja.al, ka bërë një përmbledhje dhe krahasim të dy fjalimeve që janë mbajtur në një hark kohor brenda 24 orësh.

19 October 2026, 13:11 Nga Izmir Akulli
Krahasimi/ Si po e përballon Macron protestën në Francë dhe
Emmanuela Macron dhe Edi Rama

TIRANË- Shqipëria dhe Franca janë dy ndër vendet që po përballen me protesta të shumta dhe masive studentore ditët e fundit. Mijëra studentë dhe nxënës si në Shqipëri si në Francë po protestojnë për shkak të kostove të larta të arsimit, kushteve mjerave në konvikte si dhe pamundësisë për një jetë normale dhe të ardhme dinjitoze. 

Ditën e djeshme Presidenti francez Emmanuel Macron iu drejtua me një fjalim kombit në lidhje me gjendjen që ndodhej Franca, ndërkohë që të njejtën gjë bëri sot dhe kryeministri Edi Rama, ku një takim me efekticët e policisë e përdori për t;iu drejtuar dhe shqiptarëve. 

Cilat janë ngjashmëritë dhe ndasitë mes dy fjalimeve në lidhje me situatën e krijuar? Dosja.al, ka bërë një përmbledhje dhe krahasim të dy fjalimeve që janë mbajtur në një hark kohor brenda 24 orësh.

Arsyet e protestave

Emmanuel Macron pranoi shqetësimet në lidhje me kostot e jetesës dhe çmimet e karburantit që kishin nxjerrë disa qindra mijëra njerëz në rrugë, duke theksuar dallimin midis demonstruesve paqësorë dhe protestuesve.

"Këta demonstrues shprehën shqetësim për koston e jetesës dhe çmimet e karburantit, të cilat rrjedhin nga konflikti në Gjirin Persik, në të cilin Franca nuk mori pjesë dhe pasojat e të cilit po i vuajmë. E kuptoj plotësisht shqetësimin e tyre. Ai po shprehet edhe në disa kryeqytete të tjera evropiane. Në këtë drejtim, kam ndërmarrë disa iniciativa në nivel ndërkombëtar për të garantuar furnizimet tona me karburant dhe gaz dhe për të vepruar në tregjet e energjisë. Dhe do t'i vazhdoj këto veprime nesër në mëngjes duke udhëtuar në vendet e Gjirit për të siguruar furnizimet tona. Kryeministri dhe qeveria kanë ndërmarrë gjithashtu hapa me shpërndarësit e karburantit për të siguruar që këto përpjekje të kenë një ndikim të prekshëm në çmime. Qeveria po bën gjithçka që është e mundur për të adresuar këtë çështje të rëndësishme të fuqisë blerëse. Dhe e di që populli francez pret rezultate konkrete dhe ne do të vazhdojmë të veprojmë. Për disa javë tani, të rinjtë tanë kanë shprehur gjithashtu ankth të thellë në shkollat ​​e mesme dhe universitetet. Ata janë të shqetësuar për të ardhmen, për kushtet e jetesës dhe të studimit, për aftësinë e tyre për të zgjedhur një rrugë, për të planifikuar për të ardhmen, për të gjetur vendin e tyre në shoqëri," tha Macron.

Në fjalën e tij, Rama ka deklaruar se gjatë katër muajve të protestës nuk ka dëgjuar kërkesa konkrete që lidhen me arsimin, shëndetësinë apo strehimin. Rama ka mohuar se protestuesit për 4 muaj protestë që kërkojnë largimin e tij të ketë arsye në lidhje me demonstratën që po bëjnë.

"Por, ana tjetër patjetër është fjala. Jo kjo,(guri) fjala, dialogu.Tani mua më thonë këta të Kashmirit, këta që grabisin pensionet çdo muaj kur marrin pagën e tyre në të zezë për të bërë analiza për mirëqenien, “që ndenjen katër muaj atje nuk i dëgjoi asnjeri”. Nëse ka një njeri që i ka dëgjuar ata jam unë sepse kanë qenë poshtë dritares time edhe janë dhe ata ndër ju që ju ka rënë rasti që të rrinë aty. I kam pasur poshtë penxherës. Unë punoja lart, ata bërtisnin poshtë o në burg, o në litar, burg, burg, burg, litar, litar, litar dhe këndonin nga ato bejtet e ANTIFA, por sinqerisht katër muaj nuk kam dëgjuar asnjë kërkesë racionale për diçka që lidhet me arsim, që lidhet me shëndetësi, që lidhet me strehim,  asnjë. Dhe mbi të gjitha nuk e kam dëgjuar derën të trokasë,” tha Rama.

Dëmet e shkaktuara nga protesta

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për rivendosjen e rendit pas trazirave që përshkuan disa qytete në të gjithë Francën më 17 tetor. Në një fjalim drejtuar kombit mbrëmjen e 18 tetorit, Macron tha se disa qindra oficerë policie dhe xhandarë ishin plagosur. Ai fajësoi për dhunën anëtarët e grupeve të ekstremit të majtë dhe shkelësit që u ishin bashkuar atyre.

“Dje, të shtunën, më 17 tetor, ekstremistë nga grupet e ekstremit të majtë, të bashkuar nga kriminelë të shumtë, shpërthyen dhunë të pakufizuar në qytetet tona. Bizneset u plaçkitën, ndërtesat publike, dyqanet dhe bashkitë u sulmuan dhe, në disa raste, u shkatërruan. Disa qindra oficerë policie dhe xhandarë u plagosën. Duke parë këto imazhe, të gjithë pyetëm veten, çfarë po mendojnë ata? Si mund t'ia bëjnë këtë francezët Francës? Pse të djegin bashkinë në Limoges, zyrën turistike në Lyon, të sulmojnë bashkinë në Marsejë ose të sulmojnë rezidencën e prefektit në Bordeaux? Si mund të shkojnë kaq larg? Asgjë nuk e justifikon. Asgjë nuk e shpjegon. Asgjë nuk e justifikon. Sonte, të gjithë ndiejmë zemërim dhe turp. Të shohësh rrugët e qyteteve tona kaq të plaçkitura është e padurueshme. Në emrin tuaj, shpreh mbështetjen e kombit për forcat tona të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë së brendshme. Ata qëndruan të vendosur dhe bënë çmos. Mendimet tona janë me shumë të plagosur dhe familjet e tyre”, tha Macron.

Por ndryshe nga Macron, Rama në fjalimin e tij teksa foli për dëmet që i janë shkaktuar vendit, nisi të sulmoj dhe të ofendoj studentët që protestojnë. Kryeministri u shpreh se nuk i konsideron si studentë vajzat dhe djemtë protestues edhe pse mund të jenë të regjistruar në shkollë. 

"Po çfarë studentësh janë këta? Si mund të jenë studentë ata që admirojnë gurin? Si mund të jenë studentë ata që rrinë mbrapa atyre që hedhin gurë dhe i duartokasin kur digjet polici? Si mund të jenë studentë ata që duartrokasin djegien e bizneseve të vogla, e familjeve që e shtrojnë tavolinën e bukës me punën që bëjnë ato kioska? Si mund student ata që duartrokasin djegien e zyrave të bankave. Ata që duan trokasin shkuljen e automateve, si mund të jenë studentë? Ata që kujtojnë se brenda automatit do gjejnë një pasuri dhe në sportet e bankave do gjejnë depozitat e shqiptarëve. Ata nuk janë studentë! S'ka si të jenë studentë edhe pse mund të jenë të regjistruar në shkollë," tha Rama. 

Kërcënimet ndaj studentëve

Në fjalimin e tij, Macron u shpreh se për të gjitha veprat penale të kryera gjatë protestave të dhunshme, duhet që të ndërmerren veprime të përshtatshme ligjore. Ai paralajmëroi se të gjithë ata që shkatërruan ndërtesat dhe vendin, duhet që të paguajnë dhe rimbursojnë. 

"Gjyqtarët tanë administrojnë drejtësinë në emrin tuaj dhe ata e dinë se çfarë prisni. Sa herë që kryhen vepra penale, ata duhet të çojnë në veprime të përshtatshme ligjore. Ata që shkatërruan duhet të paguajnë. Ata që plaçkitën duhet të rimbursojnë.Ata që kërkuan të rrëzonin Republikën do të mbahen përgjegjës. Gjithashtu duhet të shohim qartë se çfarë po shprehet në vend," tha Macron.

Ndryshe nga Macron, Rama përveç studentëve dhe nxënësve ka kërcënuar fillimisht të gjithë prindërit e këtyre të fundit. Gjatë fjalës së tij, ai kërcënoi çdo prind që e linte fëmijën e tij të dilte në protestë duke theksuar se do të mbajnë përgjegjësi për ata fëmijë. Rama theksoi se do të paguajnë fatura të majme të gjithë ata prindër që lënë fëmijët e mitur në protestë. Ndërkohë që një kërcënim të drejtpërdrejt e pati dhe për studentët, për të cilët tha se nuk do të ketë arsim falas për ata që dalin në protestë dhe dhunojnë policinë. 

“I them të gjitha familjeve të atyre të miturve, do të paguani, në rast se nuk do të mbani përgjegjësinë tuaj për ata fëmijë, në rast se nuk dini ju t'i mbroni fëmijët tuaj dhe i lini rrugëve nga 15 e 14 vjeç e nga 13 vjeç, e nga 16 vjeç që të marrin rolin e mburojës së atyre të tjerëve që janë mbrapa, atëherë fatura financiare për të gjitha ato dëme, do t'ju përndjekë deri në fund. U them të gjithë atyre të tjerëve që ikin nga shkolla për të dhunuar policinë, që nuk do të kthehen në shkollë normalisht pa pasoja administrative për këtë. Nuk do të kenë arsim falas. Ata studentë që dalin dhe dhunojnë policinë e shtetit nuk do të kenë bursa, nuk do të kenë mbështetje financiare nga shteti, nëse duan të vazhdojnë universitetin pasi kanë hedhur gurë ndaj prindërve të fëmijëve të tjerë të Shqipërisë që janë fëmijët e efektivëve të Policisë apo që janë fëmijët e kujtdoqoftë që është në anën e shtetit," tha Rama.

Parandalimi i trazirave

Presidenti Macron i dha udhëzime qeverisë të shqyrtojë mbledhjen e inteligjencës dhe përpjekjet për të parandaluar trazirat. Ai bëri thirrje për hetime të shpejta dhe tha se ata që janë përgjegjës për shkatërrimin dhe plaçkitjen do të duhet të paguajnë për dëmin. Prefektët do të punojnë me kryetarët e bashkive për të mbrojtur ndërtesat publike dhe bizneset, me masa që potencialisht përfshijnë ndalimin e tubimeve të caktuara. Macron gjithashtu u bëri thirrje partive politike, organizatave profesionale dhe sindikatave të dënojnë dhunën.

"Kjo është arsyeja pse dua të përshkruaj një qasje të qartë sonte. Së pari, në kontekstin aktual, prefektët do të marrin vendime në bashkëpunim me kryetarët e bashkive për të mbrojtur qytetet tona, ndërtesat tona publike dhe bizneset tona, duke përfshirë, kur është e nevojshme, ndalimin e tubimeve të caktuara dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme. Së dyti, u bëj thirrje të gjitha partive politike,Organizatat profesionale dhe sindikale duhet të dënojnë pa mëdyshje çdo dhunë dhe të bëjnë thirrje për qetësi. Të gjithë duhet të marrin përgjegjësi. Vendi ka nevojë për rend dhe qetësim, jo ​​përshkallëzim. Kryeministri do të mbledhë partitë e tij të ndryshme në ditët në vijim për të marrë qëndrime të qarta dhe publike. Së treti, nuk mund t'u kërkojmë të rinjve tanë të besojnë në të ardhmen pa u dhënë atyre mundësinë për të zhvilluar zgjidhje dhe për të marrë pjesë në dialog. Po, duhet të ulemi së bashku dhe të ndërtojmë zgjidhje. Studentët, mësuesit, përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve dhe sindikatave, autoritetet lokale dhe anëtarët e parlamentit do të fillojnë të punojnë me qeverinë këtë javë mbi propozime konkrete," tha Macron.

Në këtë rast, Rama zgjodhi që parandalimin e trazirave ta bëjë nëpërmjet kërcënimeve. Kryeministri kërcënoi hapur prindërit dhe studentët që janë pjesë e protestave, duke theksuar se do të paguajnë fatura të majme të gjithë ata prindër që lënë fëmijët e mitur në protestë. 

"U them të gjitha familjeve të atyre të miturve, do të paguani, në rast se nuk do të mbani përgjegjësinë tuaj për ata fëmijë, në rast se nuk dini ju t'i mbroni fëmijët tuaj dhe i lini rrugëve nga 15 e 14 vjeç e nga 13 vjeç, e nga 16 vjeç që të marrin rolin e mburojës së atyre të tjerëve që janë mbrapa, atëherë fatura financiare për të gjitha ato dëme, do t'ju përndjekë deri në fund. U them të gjithë atyre të tjerëve që ikin nga shkolla për të dhunuar policinë, që nuk do të kthehen në shkollë normalisht pa pasoja administrative për këtë. Nuk do të kenë arsim falas. Ata studentë që dalin dhe dhunojnë policinë e shtetit nuk do të kenë bursa, nuk do të kenë mbështetje financiare nga shteti, nëse duan të vazhdojnë universitetin pasi kanë hedhur gurë ndaj prindërve të fëmijëve të tjerë të Shqipërisë që janë fëmijët e efektivëve të Policisë apo që janë fëmijët e kujtdoqoftë që është në anën e shtetit," tha Rama.

Sulmet ndaj mediave

Macron në fjalimin e tij nuk iu drejtua fare mediave dhe as nuk përmendi asnjë media apo pronar mediash duke i kërcënuar ata as në mënyrë të hapur dhe as në mënyrë të tërthortë. Ndërkohë që Rama i ka akuzuar mediat për propagandë kundër Policisë së Shtetit dhe ka ngritur pretendime për evazion fiskal dhe përfitime nga të ardhura të padeklaruara. Veçanërisht Rama ka sulmuar të gjithë gazetarët për raportimet e tyre si dhe dy televizione në vend Neës  24 si dhe Syri Tv, duke i akuzuar këto për evazion fiskal dhe pastim parash.

"Nuk do paguajmë nga taksat e shqiptarëve për këta djem dhe vajza që kujtojnë se u bë deti kos për ‘’Antifën’’ edhe për gjithëfarë lloj delirantësh, edhe për gropën e madhe të fshehjes së të ardhurave të shtetit, News 24-ën, pronari i të cilës duhet të jetë përpara drejtësisë dhe për të cilin janë kapicë dosjet për evazion fiskal me miliona e miliona e miliona, miliona euro dhe të cilin, Prokuroria e Tiranës i ka dhënë imunitet apo për ‘’lavatriçen’’ e parave të zeza ‘’Syrin’’, dy burimet e propagandës më të shëmtuar kundër Policisë së Shtetit. Si do i dorëzohet shteti? Si do i dorëzohet qeveria? Si do i dorëzohet parlamenti, si do i dorëzohet Shqipëria këtij vulgariteti, kësaj të keqeje, këtyre që qajnë për studentët, këtyre që duan arsim më të financuar dhe që të tërë më saktë, ndjesë për futjen gjithëve në një thes se s'janë të gjithë në një thes, po shumica e tyre marrin paratë në dorë, grabisin pensionet, nuk deklarojnë të ardhurat sepse janë të ardhura nga paratë e zeza për të bërë analiza dhe deklarojnë sikur janë punonjës në fason dhe pastaj  ju qajnë hallin punonjësve në fason, ju qajnë hallin pensionistëve, duan më shumë për... dhe nuk kanë zemër që të kontribuojnë të paktën me tatimin mbi pagën e tyre të vërtetë. Ju rrofshin Chanel-et, ju rrofshin palltot e xhaketat e kashmirit kur grabisin pensionistët.", tha Rama.

Zgjidhja e ofruar 

Duke iu drejtuar shqetësimeve të studentëve në lidhje me kushtet e tyre të jetesës, arsimimin dhe perspektivat e ardhshme, Macron njoftoi se të rinjtë, mësuesit, punëdhënësit, sindikatat, autoritetet lokale dhe ligjvënësit do të punojnë me qeverinë për propozime konkrete këtë javë. Kryeministri do t'i bashkojë këto grupe në ditët në vijim.

"Vendi ka nevojë për rend dhe qetësim, jo ​​përshkallëzim. Kryeministri do të mbledhë partitë e tij të ndryshme në ditët në vijim për të marrë qëndrime të qarta dhe publike. Së treti, nuk mund t'u kërkojmë të rinjve tanë të besojnë në të ardhmen pa u dhënë atyre mundësinë për të zhvilluar zgjidhje dhe për të marrë pjesë në dialog. Po, duhet të ulemi së bashku dhe të ndërtojmë zgjidhje. Studentët, mësuesit, përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve dhe sindikatave, autoritetet lokale dhe anëtarët e parlamentit do të fillojnë të punojnë me qeverinë këtë javë mbi propozime konkrete," tha Macron.

Ndërsa këtu Rama tha se është i gatshëm për dialog në çdo kohë dhe me këdo, përveç forcave politike që qëndrojnë pas dhunës dhe nuk distancohen prej saj. Sipas tij mandati qeverisës bazohet në besimin e qytetarëve dhe në një kontratë politike që përfundon në vitin 2029.

"Kështu që, dialog në çdo orë, në çdo ditë, në çdo vend me këdo përveç forcave politike që janë mbrapa dhunës dhe që nuk distancohen nga dhuna, përveç atyre që gjuajnë me gurë policinë. Përveç atyre që duartrokasin kur digjet një polic, kushdo tjetër është i mirëseardhur ose tek kushtdo tjetër jam gati të shkoj dhe të dëgjoj dhe të kuptoj se si dhe ku gjendet kjo zgjidhje. Por zgjidhjen politike me ndryshime artificiale të lidershipit, me ndryshime artificiale të rrugës së këtij vendi, me përzierje të të njomit me të thatin, me demek në emër të qetësisë, ne emër të dashurisë, në emër të paqes nuk ka dhe nuk ka, jo se s'dua unë, nuk është këtu pushteti im personal," tha Rama./Dosja.al

emmanuel macron edi rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin