Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Ajo i ka bërë thirrje Prokurorisë së Vlorës të nisë hetimet për të sqaruar rrethanat e ndërhyrjes dhe për të identifikuar përgjegjësit.
TIRANA- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka reaguar pas ndërhyrjes së policisë në Universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë dhe ndalimit të disa studentëve, duke e cilësuar ngjarjen si cenim të lirisë akademike dhe të së drejtës për protestë.
Gjatë një deklarate për mediat, ajo u shpreh se përdorimi i forcës ndaj të rinjve që protestojnë tregon mungesë të vullnetit për të dëgjuar kërkesat e tyre. Sula u ka kërkuar autoriteteve të marrin masa ndaj efektivëve të përfshirë dhe të mbajnë përgjegjësi institucionale për atë që ajo e konsideron cenim të hapësirës universitare.
Ajo i ka bërë thirrje Prokurorisë së Vlorës të nisë hetimet për të sqaruar rrethanat e ndërhyrjes dhe për të identifikuar përgjegjësit. Kjo duke theksuar se e drejta për të protestuar është themelore në një shoqëri demokratike.
DEKLARATË
Ndërhyrja e policisë në universitetin e Vlorës, dhe ndalimi i disa studentëve, është akt i rëndë kundër lirisë akademike dhe të drejtës për protestë.
Dhuna e forcave të policisë synon fashitjen e protestës historike të të rinjve, ndërkohë që studentët e gjimnazistët e Shqipërisë po përballen çdo ditë me dhunë çnjerzore, arrestime – kjo është pasqyra më besnike e frikës që ka mbërthyer kreun e pushtetit E. Ramën!
Kërkojmë nga Drejtoria e Policisë së Vlorës të marrë menjeherë masat e duhura ndaj policëve që dhunuan unversitetin Ismail Qemali, si dhe të mbajë pergjegjesi institucionale ndaj këtij akti që kanos tempullin e dijes e të formimit të qyetarëve të lirë – mision kryesor i të cilit është formimi qytetar dhe garantimi ligjor i së drejtës për të shprehur i lirë kundërshtitë dhe për të protestuar.
E drejta për të protestuar është e drejtë themelore në një shoqëri demokratike dhe nuk mund të trajtohet si cenim i rendit vetëm për shkak se shpreh kundërshtim ndaj pushtetit. Policia ka detyrimin të zbatojë ligjin dhe të mbrojë të drejtat e qytetarëve, jo të përdoret si mjet presioni ndaj studentëve.
I kërkojmë Prokurorisë në Vlorë të nisë menjëherë hetimin për të vënë para drejtësisë drejtuesit që urdhëruan dhunën dhe ata që e ushtruan atë ndaj studentëve në universitet .
Neni 5 i Ligjit 80/2015 për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë – përcakton Rolin e shtetit në arsimin e lartë.
Pika ‘dh’ e këtij neni përcakton qartësisht se shteti “garanton paprekshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe të territorit të tyre. Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Cenimi i paprekshmerise së institucioneve te arsimit të lartë ndëshkohet sipas legislacionit në fuqi.”
Edhe njëherë u bëjmë thirrje prindërve dhe pedagogëve të vihen në krah të studentëve dhe gjimnazistëve, jo të regjimit, i cili në vend që t’i dëgjojë dhe kuptojë të rinjtë i dhunon dhe përcmon ata./Dosja.al
Albulena Haxhiu TIRANË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillohet n&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ftuar organizatat e shoqërisë civile të marrin nismën për dialog mes qeverisë dhe...
Protesta SHBA- Ligjvënësit amerikanë po shqetësohen gjithnjë e më shumë për dhunën e vazhdueshme që ka p&eum...
Emmanuela Macron dhe Edi Rama TIRANË- Shqipëria dhe Franca janë dy ndër vendet që po përballen me protesta të shumta dhe ma...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku u ka drejtuar një letër të hapur përfaqësive më t&...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për revoltën studentore u bëri thirrje efektivëve të policis&eu...
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për gjuhë fyese ndaj studentëve dhe g...
Ledi Shamku Shkreli TIRANË- Akademikja Ledi Shamku Shkreli ka reaguar në mbështetje të protestave studentore në Shqipëri. Me an&...
TIRANË- Një grup juristësh, gazetarësh, deputetësh, përfaqësuesish të shoqërisë civile dhe akademikësh i...
TIRANË- Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Marco Tarquinio, dhe raportues...