LIVE UPDATES
Politike

Rama i dedikoi “film”/Armand Shkullaku i përgjigjet për inceneratorët: E pranoj gabimin, tani më shpjego pse ka prodhuar

18 October 2020, 18:20 Nga DOSJA

TIRANË– Vijon debati në rrjet për inceneratorët… Gazetari Armand Shkullaku i ka kthyer përgjigje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama, i cili i dedikoi më shumë se 4 minuta në një video, ku shpjegonte se ku kishte gabuar gazetari në përballjen live pak ditë më parë.  Duke pranuar gabimin e bërë në pyetjen e tij se deri më tani nuk ishte prodhuar fare energji dhe reportazhin e bërë për inceneratorët. Në shkrimin e gjatë të publikuar tek Lapsi.al, të mbushur me dokumente, Shkullaku shkruan se kompania që ka ende në pronësi inceneratorin e Elbasanit, nuk ka faturuar deri më sot asnjë të ardhur nga shitja e energjisë. Kjo pasi sipas kompanisë ERE nuk i ka përcaktuar tarifën me të cilën do të blihet kjo energji dhe çështja është në gjykim. Vetë kryeministri i publikoi live gjatë emisionit “Opinion” shifrën e energjisë së prodhuar, shkrepur direkt nga sahati. Pikërisht në këtë detaj, gazetari ka hasur disa paqartësi, të cilët i ka kërkuar që t’ia “qartësojë” kreu i qeverisë. 

“Në fotografinë e sahatit të kompanisë që tregoi kryeministri, lexohej shifra 4 milion e 112 mijë këh, sasia e energjisë që ka prodhuar kompania dhe e ka futur në rrjet. Sipas Aneksit C të kontratës së botuar në fletoren zyrtare nr 202 të vitit 2014, koncensionari ka marrë përsipër, që kundrejt pagesave të marra nga qeveria, të ndërtojë një incenerator që do të prodhojë 18 milion e 780 mijë këh energjike elektrike në një vit. Në tre vite, pra nga viti 2017 kur u vu në punë e deri më sot, sipas kësaj kontrate do të duhej të kishte prodhuar 56 milionë e 340 mijë kwh. Nga foto që tregoi Edi Rama, duket që ka prodhuar 4 milionë e 112 mijë kwh, ose 7.3 përqind të sasisë që ka marrë përsipër. Thënë ndryshe, referuar vetë kontratës, i bie që inceneratori i Elbasanit të ketë punuar me kapacitet të plotë vetëm 22.8 ditë. Dhe ndërkohë e ftoj kryeministrin, që po me të njëjtin frymëzim artistik të videoklipit të na tregojë sa është shifra e sahatit të kompanisë sot, pas asaj që publikoi ai të enjten,”-shkruan ndër të tjera në shkrimin e tij, Shkullaku. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim nga vetë kreu i qeverisë, Edi Rama. 

SHKRIMI I PLOTË:

Ndihem i çuditur që pasi punoi për dy ditë, kryeministri më kushtoi një videoklip, madje me vetë zërin e tij. Do të kem kënaqësinë ta ridëgjoj, kur afera e inceneratorëve të zbardhet një ditë plotësisht. I dalë i dërrmuar nga një debat televiziv mbi këtë temë, ku nuk mundi të japë asnjë përgjigje për pyetjet themelore që shqetësojnë publikun për këtë mega aferë, kryeministri po tenton të kapet, si i mbyturi pas fijes së kashtës, me një thënie timen gjatë emisionit Opinion. Po, kam thënë në emision se inceneratori i Elbasanit nuk ishte në punë dhe si argument për këtë kam sjellë faktin se kompania private nuk ka faturuar asnjë të ardhur nga shitja e energjisë që do duhej të prodhonte. Kryeministri më përgënjeshtroi duke treguar një shifër në sahatin e kompanisë. Këtë do ta sqaroj më poshtë.

Por ajo që më detyroi të jap një përgjigje, nuk ka të bëjë me videoklipin e Edi Ramës. Emisionin e panë të gjithë. Përgjigjen më shumë e kam për kolegët e mi, të cilët u detyruan të merren me çështjen e incenratorëve duke u nisur nga pasaktësia ime dhe jo nga pyetjet pa përgjigje që la kryeministri. Këto pyetje, që nesër mund t’i parashtrojë edhe një prokuror i rëndomtë, që do donte të zbardhte këtë aferë të dyshimtë, janë fare të thjeshta:

Përse procedura e dhënies së koncensioneve PPP u bë pa garë, me një ofertues të vetëm dhe fituesit nuk kishin as kapitalin e nevojshëm dhe ekspertizën (ose punë të ngjashme) për një ndërmarrje të tillë që na kushton dhjetra milionë euro?

Si ka mundësi që brenda një dite të vetme, shpallet fituesi, mbyllen ankimimet, negociohet një kontratë 40 faqe, nënshkruhet, bëhen disa VKM dhe nisin transfertat e parave nga buxheti drejt kompanisë private?

Pse një person i vetëm është prapa të treja koncensioneve, Elbasan- Fier- Tiranë dhe ku janë regjistruar kompanitë e lidhura me të? A është kryer ndonjë hetim apo verifikim?

Nëse PPP janë investime që kryhen nga privati, pasi shteti nuk ka fonde t’i kryejë menjëherë dhe i paguan me këste pasi janë bërë investimet, përse ato janë paguar nga taksat tona për vite me radhë dhe privatët nuk e kanë realizuar pjesën e tyre të investimit? Pse duhet atëherë që këto kontrata të ishin PPP dhe jo prokurime të zakonshme, kur shteti investon vit pas viti për të realizuar një vepër publike?

Në rastin më të mirë këto kontrata janë hartuar keq dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi, pasi megjithëse kemi PPP, nuk kemi marrë shërbim (rasti i Fierit më flagranti) dhe shteti vazhdon të paguajë një privat me paratë e taksave, që privati të mbledhë parà për ta kryer investimin më vonë. Parimi i PPP është ndarja e riskut me privatin, por në këtë rast, risku ka qenë i buxhetit dhë përftimi i privatit. Këtë e vërteton vetë ministria e Financave në pasqyrat e pagesave për inceneratorët, ku shprehet shqetësimi se ndërsa shteti ka bërë të gjitha pagesat, privati nuk ka realizuar as 20 përqind të planit të tij të investimeve.

 

Përse duhej që në një territor afro 70 kilometra katrorë të ngrihen 3 inceneratorë? A kemi ne aq mbetje sa të justifikojnë këtë investim? Çfarë emergjence kishim për të bërë një investim kaq të madh (madje dhe në kohë pandemie) kur edhe nga BE ka patur shqetësim për këtë inisiativë të qeverisë?

“Ndërtimi i inceneratorëve të rinj paraqet shqetësime sa i përket përputhshmërisë me legjislacionin komunitar të BE për mbetjet, përfshirë parimin e hierarkisë së mbetjeve dhe objektivat e riciklimit…”, thuhet në dokumentin e komunikimit të vitit 2020 për politikat e zgjerimit për Shqipërinë.

Pyetje të tjera, ende pa përgjigje, janë ato se kur janë regjistruar kompanitë që morën këto koncensione, çfarë kapitalesh kishin? Përse kompania italiane që ishte pjesë në fitimin e tenderit të Fierit, ia shiti aksionet e saj Klodian Zotos një ditë pas shpalljes fituese, me vetëm 200 mijë lekë?

Seria e pyetjeve mund të vazhdojë gjatë, por për këto as Edi Rama nuk jep përgjigje dhe as shumë kolegë të mi, që nxituan të merren me një fjali të një debati tre orësh nuk e kanë parë të arsyeshme t’i shtrojnë. 

Kryeministri prodhoi një videoklip për të zhurmuar pikërisht zbardhjen e plotë të të gjithë aferës së inceneratorëve. Sigurisht që nuk e bën dot. Po për ata që më lexojnë dua të sqaroj se çfarë është ajo thënie e imja që Edi Rama e quajti dezinformim dhe kolegu im Mero Baze, herë gënjeshtër e herë pasaktësi.

Kompania që ka ende në pronësi inceneratorin e Elbasanit, nuk ka faturuar deri më sot asnjë të ardhur nga shitja e energjisë. Arsyetimi është se ERE nuk i ka përcaktuar tarifën me të cilën do të blihet kjo energji dhe çështja qënka në gjykim. Unë kryeministrin e kam pyetur nëse kompania ka fatura të shitjes që vërtetojnë edhe prodhimin e energjisë dhe ERE nuk është një institucion që varet nga unë dhe problemet me të do duhej të ishin parashikuar që në kohën kur do të lidhej kontrata me koncensionarin.

E pranoj se deklarata ime në emision ka qenë e pasaktë, ndonëse po të dëgjohet dialogu  kam thënë fjalën sot, pra që sot (të enjten) nuk është në punë inceneratori në fjalë, por e marr përsipër përgjegjësinë time në pasaktësinë e informacionit. Në një aferë ku ndërthuren qindra elementë, dhe për të cilën janë po aq investigime nga BIRN dhe media të tjera, kolegët e mi e dinë mirë të dallojnë gënjeshtrën nga pasaktësia. (shiko videon)

 

Nëse 7 përqind prodhim energjie nga sasia totale që do duhej të prodhonte në tre vjet, nuk ju duken asgjë, e pranoj përsëri përgjegjësinë e deklaratës time. Dhe ndërkohë e ftoj kryeministrin, që po me të njëjtin frymëzim artistik të videoklipit të na tregojë sa është shifra e sahatit të kompanisë sot, pas asaj që publikoi ai të enjten. Ndërsa kolegëve të mi, për të mos u hallakatur në dosjen voluminoze të inceneratorëve, të pyesin se përse nuk ka nisur punë ai i Fierit, kur duhej të ishte në funksion prej një viti më parë dhe sa milion euro i janë kaluar privatit nga shteti dhe sa është realizimi i tij.

Nëse në një koncension, të dyshuar si një skandal korruptiv me përmasa të jashtëzakonshme, dëshiron të zbardhësh të vërtetën apo saktësinë e ballafaqimit të një gazetari me kryeministrin, kjo është në zgjedhjen e gjithsecilit. Unë do vazhdoj të bëj të parën, sepse jam i bindur që çështja sot nuk është a gabova unë, por çfarë kostosh kemi nëse ka gabuar kryeministri. Dhe a mjafton ai 7 përqindshi i energjisë për t’u dhënë përgjigje gjithë pyetjeve të mësipërme?

Në videoklipin e Edi Ramës kishte dhe pjesë nga një reportazh, i transmetuar tre vite më parë nga media ku unë punoj dhe drejtoj, ku tregohej se inceneratori i Elbasanit prodhonte energji nga djegia e mbetjeve. Ai po, është përgjegjësi edhe e imja. Jo për faktin se ai mohon situatën dhe aktivitetin sot pas tre viteve të këtij inceneratori, por sepse shpeshherë kontratat e marketingut na i mbyllin sytë përpara hetimit të fakteve. Kjo është një përgjegjësi morale, për të cilën na gjykojnë ata që na dëgjojnë e lexojnë. Eshtë një përgjegjësi që shpjegon edhe humbjen e besimit të publikut ndaj nesh si media. Dhe i mirëkuptoj të gjitha kritikat e akuzat në këtë drejtim. Vetëm se kjo përgjegjësi, nuk mund të justifikojë abuzimet e pushtetit që kanë pasoja dhe na kushtojnë të gjithëve. Edhe në këtë rast është çështje zgjedhje se ku e vendos lupën. Në profesionin tonë sigurisht që na rëndojnë mëkate, por mëkati më i madh është kur justifikon pushtetin dhe jo kur e akuzon atë, qoftë edhe duke e rënduar me pa të drejtë.

Edi Ramës dua vetëm t’i kujtoj se betejën ndaj akuzave për inceneratorët nuk e ka me mua por me drejtësinë. Debatin me mua mund ta përdori për të rikuperuar diçka nga imazhi i rrënuar i të enjtes mbrëma në Opinion, por pyetjeve mbi aferën e inceneratorëve nuk mund t’u ikë gjithë jetën pa dhënë një përgjigje.

Tabela e pagesave deri tani

Si nisi debati për inceneratorët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi disa ditë më parë kryeministrin Edi Rama se ka ndarë 400 milionë euro nga taksat e qytetarëve për ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve. Basha tha se qeveria është e kapur nga mafia e plehrave, dhe shkoi më tej duke thënë se do të shkarkohet kryebashkiakja e Durrësit që të firmosë Milva Ikonomi në vend të saj, shkresën që i hap rrugën “vjedhjes së parave” . Por kryeministri Edi Rama, ka një tjetër qëndrim për çështjen. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama tha se PD ka një marrëdhënie nostalgjie me plehrat, ndërsa e akuzoi Bashën se kur PD ishte në pushtet, mbetjet ishin “male krenarie”. Rama i quajti akuzat për shpërdorim të parave ‘shpifje’ dhe u zotua se ndërtimi i impianteve do të vazhdojë, si e vetmja mënyrë për të trajtuar mbetjet në Tiranë, Elbasan, Durrës e Fier.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike armand shkullaku edi rama armand shkullaku edi rama


Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...