LIVE UPDATES
Politike

"Rama ka tejkaluar fundin e ciklit të tij"/ Ahmetaj: Protesta do të shkojë drejt çlirimit të Shqipërisë nga narkoshteti

I pyetur nga gazetari Çim Peka nëse kishte frikë se protesta mund të shuhej, Ahmetaj u përgjigj se nuk kishte asnjë shqetësim për këtë mundësi. Sipas tij, protesta jo vetëm që nuk është dobësuar, por është gjallëruar, ndërsa brezi i ri po jep një mësim të rëndësishëm përmes revoltës së tij.

15 October 2026, 21:17 Nga E. D
"Rama ka tejkaluar fundin e ciklit të tij"/ Ahmetaj: Protesta do
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se protesta studentore do të arrijë objektivin e saj, duke e cilësuar atë si rrugën drejt çlirimit të Shqipërisë nga ajo që ai e quajti “narkoshtet”. Duke folur në një lidhje live në emisionin “Çim Peka LIVE”, Ahmetaj u shpreh se kryeministri Edi Rama ka tejkaluar fundin e ciklit të tij politik dhe se vendi po përballet me një moment vendimtar.

I pyetur nga gazetari Çim Peka nëse kishte frikë se protesta mund të shuhej, Ahmetaj u përgjigj se nuk kishte asnjë shqetësim për këtë mundësi. Sipas tij, protesta jo vetëm që nuk është dobësuar, por është gjallëruar, ndërsa brezi i ri po jep një mësim të rëndësishëm përmes revoltës së tij.

Ahmetaj e krahasoi situatën politike me një cikël që, sipas tij, ka përfunduar për kryeministrin Rama. Ish-zëvendëskryeministri ngriti akuza të forta ndaj qeverisë Rama, duke thënë se institucionet janë kapur dhe se është dëmtuar funksionimi i parlamentarizmit dhe i drejtësisë.

PJESË NGA INTERVISTA:

Çim Peka: Pyetja në fakt nuk ka kuptim po unë gjithsesi po e bëj, sepse është e qartë që protesta nuk u mbyt por u gjallërua. Keni frikë mos protesta mund të mbytet?

Arben Ahmetaj: Falënderoj për telefonatën edhe për pyetjen, po nuk kam aspak frikë se protesta do mbytej ndonjëherë. Ne kemi diskutuar së bashku disa herë dhe të kam thënë që çdo gjë në këtë botë të gjallë ka ciklin e vet. Dhe kreu i organizatës e ka tashmë tejkaluar fundin e ciklit të vet. Ne po kalojmë në agoni dhe këtë agoni kreu i organizatës tenton t'ia kalojë të gjithë Shqipërisë. E nisën si një shpend i butë, flamingo në 140 ditë, dhe do ta përfundojnë si shqiponjë. Pra diferenca është shumë e madhe.

Një gjeneratë spektakolare që na ka dhënë mësim të gjithëve, e filloi me kujdes, me mesazhe të forta dhe po e kulmon me një revoltë që përkthehet në një togfjalësh fare të thjeshtë: ‘Nuk mban më’. Dhe sot po dëgjoja disa qyqe që i ka zakon që i nxjerr, dhe që flasin një gjuhë që ajo gjeneratë nuk ua kupton. Madje dhe ne që jemi të të njëjtës gjeneratë të tyre, të vjetër, dhe ne nuk ua kuptojmë më. E di çfarë? Po dëgjoja një nga qyqet sot dhe mu kujtua një poezi shumë interesante e Bertolt Brechtit, ‘Zgjidhja’.

Në 1953-shin, qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore shpërndau një fletushkë ku thoshte që populli ka humbur besimin e qeverisë. Dhe Bertolt Brecht shkruajti poezi ku në fund citoi: ‘E, a nuk do ishte më e thjeshtë në këtë rast që të shpërndanit popullin?’. Dhe këta dalin dhe thonë që populli ka humbur besimin e qeverisë. Pra përgjigja ndaj jush, i nderuar zoti Peka: nëse do vdesi protesta, përgjigja ime është s'kam asnjë frikë që protesta do shkojë në destinacionin e duhur.

Në çlirimin e Shqipërisë nga një narkoshtet që i ka kapur të gjitha institucionet. Ka vrarë parlamentarizmin, ka kapur drejtësinë nga A-ja tek Zh-ja dhe e ka kthyer Shqipërinë në një qendër operacionale, një platdarmë që ia ka zili dhe Ekuadori, të karteleve të drogës.

Çim Peka: Zoti Ahmetaj, nga gjithë ne që jemi në studio, ju e njihni më mirë se keni qenë bashkëpunëtor i ngushtë i tij. Unë e njoh për një frikacak me thënë të drejtën se nuk është se e njoh pak. Kaq trim është ky apo është kaq shumë i zhytur sa e ka të pamundur të ikë?

Arben Ahmetaj: Më fal, nuk është... në respekt të të gjithë panelit, nuk është më çështje frike. Zoti Peka, kreu i organizatës ka vetëm një rrugë. Dhe nuk ka kthim mbrapa. Për shkak të zhytjes pa kthim në errësirën që e ndërtoi dhe e thuri me kujdes në kurriz të të gjithë shqiptarëve dhe tonin.

Ndërsa protesta ka një rrugë. Dhe këtu diskutimi është: do fitojë rruga e errësirës apo do fitojë rruga e studentëve dhe e protestës? Të jesh i bindur zoti Peka që do fitojë rruga e protestës dhe e studentëve./Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë