14 November 2026, 21:21
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë. Në lidhje me këtë ai ka përcjellë edhe një mesazh për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Në reagimin e tij, Rama është ndalur te rekomandimi i Raportit të Zgjerimit të Bashkimit Europian për nisjen e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për Traktatin e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të cilin e ka cilësuar si një zhvillim historik.
Kreu i qeverisë ka theksuar se objektivi i Shqipërisë mbetet anëtarësimi në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, duke nënvizuar se vendi nuk duhet të shpërqendrohet nga ky synim për shkak të zhvillimeve politike apo incidenteve të fundit.
Rama ka komentuar gjithashtu atmosferën në mbledhjen e Asamblesë, ku sipas tij ka konstatuar entuziazëm mes socialistëve për nisjen e një beteje të re politike dhe arritjen e një tjetër fitoreje. Në fund të mesazhit, kryeministri ka bërë një deklaratë për 9 majin e vitit 2027, duke e lidhur atë me Bashkimin Europian dhe Partinë Socialiste.
Edi Rama: Rekomandojmë nisjen e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për TRAKTATIN E ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË në Bashkimin Europian” - kjo është fjalia historike e Raportit të Zgjerimit të BE-së dhe tek togëfjalëshi, Traktati i Anëtarësimit të Shqipërisë, është thelbi i arritjeve tona të mëdha dhe i përgjegjësisë sonë të madhe, për të mos lejuar që asgjë, askush, asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik i Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.
Ky ishte edhe thelbi i mbledhjes së Asamblesë Kombëtare sot, ku pashë atë dritën që ndizet në sytë e socialistëve kur zgjohen për të nisur rrugën e një beteje të re, për një fitore të re, për Shqipërinë dhe historinë e saj
9 MAJI 2027 DO TË JETË DITA E EUROPËS DHE E PARTISË SOCIALISTE - për këtë s’ka nevojë të shkojmë deri në Kuç./Dosja.al
Edi Rama
Politike
14 November 2026, 20:59
E.d
Erion Braçe
TIRANA- Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pas aludimeve të se ai kishte arritur një marrëveshje me kryeminis...
Politike
14 November 2026, 20:51
E.d
Plarent Ndreca
TIRANA- Ish-deputeti i PS-së dhe avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka reaguar ekskluzivisht për Dosja.al,...
Politike
14 November 2026, 19:54
E.d
Edi Rama
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura ka qenë shumë m&...
Politike
14 November 2026, 17:19
E.d
Blendi Klosi
TIRANA- Situata brenda Partisë Socialiste duket se po thellon edhe më tej hapësirat demokratike në parti. Elisa Spiropali dhe...
Politike
14 November 2026, 17:01
E.d
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme kërkojnë ndarjen e shtetit nga partia...
Politike
14 November 2026, 16:12
E.d
Edi Rama
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me një ...
Politike
14 November 2026, 15:37
E.d
Elisa Spiropali dhe Edi Rama
GJIRI I LALZIT- Përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit kanë vijuar edhe gjatë mbledhjes ...
Politike
14 November 2026, 14:59
E. D
GJIRI I LALZIT- Detaje të reja vijojnë të dalin nga mbledhja e Asamblesë së PS me dyer të mbyllura. Bëhet me dije se p...
Politike
14 November 2026, 14:53
E. D
Blendi Kolsi
GJIRI I LALZIT- Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Kolsi, deklaroi pas mbledhjes së Asamblesë se Ogerta Manastirliu n...
Politike
14 November 2026, 14:46
E. D
Edi Rama, Elisa Spiropali
GJIRI I LALZIT- Detaje të reja janë zbuluar nga diskutimet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit në A...