LIVE UPDATES
Bota

Raporti i Mynihut për Sigurinë, demokracitë perëndimore po sfidohen nga Kina, në të njëjtën kohë të dyja palët kanë

9 June 2021, 09:14 Nga DOSJA
Raporti i Mynihut për Sigurinë, demokracitë perëndimore po

SHBA– Koha e publikimit është zgjedhur mirë. Presidenti amerikan, Joe Biden viziton Europën në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit. Fillimisht ai merr pjesë në samitin e G7 në Angli, pastaj në samitin e NATO-s në Bruksel, ku takohen liderët kryesorë të aleancës ushtarake së bashku, para se Joe Biden dhe Vladimir Putin të takohen në Gjenevë. Në sfondin e kësaj diplomacie të nivelit të artë, Konferenca e Sigurisë në Mynih publikon Raportin për Sigurinë. “Ndërmjet dy gjendjeve – konkurrencës dhe kooperimit” një raport 160 faqësh. Që në titull kuptohet dilema kryesore: Demokracitë perëndimore po sfidohen nga Kina. Në të njëjtën kohë të dyja palët kanë nevojë për njëra-tjetrën. Jo vetëm si partnerë ekonomikë, por edhe për të kapërcyer sfidat e mëdha globale. Pandemia e Coronës është vetëm një shembull konkret, por edhe ndryshimi i klimës dhe një garë kërcënuese nukleare e armatimit – të gjitha thirrje për bashkëpunim. Se sa ambivalente është marrëdhënia me Kinën, tregohet në qëndrimin zyrtar të BE, kur Kina përmendet njëkohësisht edhe si partner strategjik edhe konkurrente.

Kina si sfidë

Komunistët operues si kapitalistë ia dolën aty ku dështoi Bashkimi Sovjetik: kombinimi i sundimit autoritar me suksesin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së popullit. Edhe për këtë arsye dëgjohet në fjalimet e Joe Biden, fjalia me tingëllim mbrojtës: “Ne duhet të tregojmë, që demokracitë në këtë botë të ndryshuar mund të arrijnë diçka për njerëzit tanë.”

Është e qartë, që një vend me 1,4 miliardë banorë që për katër dekada me radhë rritet ekonomikisht me numra dy shifrorë, në një moment të caktuar këtë fuqi ekonomike do ta përkthejë në influencë politike, e në fund edhe në fuqi ushtarake. Pekini i ka vënë vetes qëllime ambicioze: Deri në jubileun e 100 të themelimit të Republikës Popullore, në vitin 2049 Kina do të jetë një fuqi e fortë moderne, socialiste, ajo dëshiron të përcaktojë rregullat dhe të formësojë, si edhe të jetë në nivelin më të lartë teknologjik, ekonomik e kulturor. Pra një superfuqi.

Perëndimi bëhet bashkë

Raporti i Sigurisë së Mynihut përcakton, se ndërkohë demokracitë liberale e kanë vullnetin të mbrohen të vendosura kundrejt konkurencës liberale. Tobias Bunde, drejtor studimor i Konferencës së Sigurisë në Mynih, një nga autorët kryesorë të studimit, citon Joe Biden para publikimit të raportit. “Ne jemi në një pikë kthese. Dhe demokracitë e botës duhet të bëhen bashkë.” E kjo duket se po ndodh. Bunde identifikon një “konsensus të arritur nga krerët transatlantikë të shteteve e qeverive, se bashkëpunimi mes demokracive më të rëndësishme të botës duhet të përforcohet për të kapërcyer sfidat tona të përbashkëta.”

Tek këto sfida bën pjesë, sipas studiuesit, Tobias Bunde, edhe vënia gjithnjë e më shumë në pikëpyetje e hegjemonisë ideore të Perëndimit në institucionet ndërkombëtare. “Ende para disa vitesh ne flisnim për koncepte si “‘përgjegjësi për të mbrojtur’ dhe për triumfin përfundimtar të të drejtave të njeriut majde në vetë vendet arabe”, thotë Bunde. “Sot Kina mobilizon pa problem disa vende që e mbështesin politikën e Kinës në Ksinjang apo Hongkong.”

Indo-Paqësori si vatër e nxehtë

Hapësira e Indo-Paqësorit zë një vend qendror në raport. Jo vetëm sepse ky rajon sjell 60% të vëllimit ekonomik global dhe dy të tretat e rritjes ekonomike. Për studiuesen dhe autore e raportit, Sophie Eisentraut është e qartë: “Ne fokusohemi tek rajoni paqësor indian, sepse ndërkohë shumë janë të mendimit, se ky nuk është vetëm një rajon, ku bëhet fjalë për stabilitet, por edhe një rajon, në të cilin do të vendoset forma e rendit ndërkombëtar në dekadat e ardhshme.”

Ky leksion po reflekohet edhe në politikë konkrete. Në fillim të qershorit u kthye nga një vizitë nga Indonezia, i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ku ai u takua me ministrin indonez të Mbrojtjes, Prabovo Subianto. Borell shfaqi gatishmërinë e BE të zgjerojë bashkëpunimin me organizatën ASEAN, një aleancë ndërkombëtare e shteteve aziatiko-jugore me qendër në Xhakarta, sidomos në aspektin e sigurisë detare. Borrell theksoi në Xhakarta, se BE ka interes, që rendi rajonal të mbetet i hapur dhe i bazuar në rregulla, dhe BE mund të japë një kontribut të rëndësishëm këtu. “Nëse ne duam të jemi aktorë global, duhet që të perceptohemi dhe si aktorë politikë dhe të politikës së sigurisë në rajon, jo vetëm si partnerë në bashkëpunimin në zhvillim, tregti apo investime”, shkroi Josep Borrell më pas në blogun e tij.

Në Raportin e Sigurisë thuhet se nga europianët priten më shumë përpjekje për t’u bërë “të aftë për politikë botërore”, siç është cituar aty ish-presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Në Berlin ecet me hapa të kujdesshëm në këtë drejtim. Në fund të majit, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Anngret Kramp-Karrenbauer udhëtoi në Korenë e Jugut për të përgatitur misionin e Bundeswehrit, Fregatte Bayern në Paqësor. Kramp-Karrenbauer qëndroi edhe në Guam, ishullin që mban një nga bazat më të rëndësishme amerikane në rajonin e Paqësorit, dhe që do të ishte një objektiv potencial sulmi në një rast lufte të Kinës kundër SHBA. Që në fillim të prillit, ajo u shpreh për mediat gjermane lidhur me dërgimin e fregatës së Bundeswehrit në Paqësor. Gjermania nuk flet vetëm për lirinë e rrugëve detare, që kërcënohen nga Kina. Gjermania është e gatshme të bëjë diçka për këtë.

Uniteti ende temë e hapur

Raporti i ri për Sigurinë kërkon nga Europa dhe Amerika Veriore të përfshijnë më shumë partnerët e afërt në qëndrime. Vetëm nëse bashkëpunimi liberal-demokratik, perceptohet si më i gjerë, ai mund të rezistojë në konkurrencë me sistemet autokratike, shkruajnë autorët e studimit. Por fillimisht europianët duhet të bashkëpunojnë njëherë vetë mes tyre, shkruan kreu i Konferencës së Sigurisë në Mynih, Wolfgang Ischinger. “Zhvillimi i një politike të jashtme të sigurisë jo vetëm kundrejt Kinës dhe Rusisë, por natyrisht, edhe kundrejt partnerëve tanë transatlantikë është, sipas mendimit tim, kërkesë e kohës absolutisht e nevojshme për të ardhmen. ”

Kjo është edhe më e vështirë, kur raporti parashikon ura të vështira mes poleve bashkëpunim dhe konnkurrencë por edhe rrezikun e konfrontimit. “Për t’i dalë zot sfidave të njerëzimit, duhet që partnerët transatlantikë të gjejnë me shtete të afërta në qëndrime balancën e duhur mes këtyre gjendjeve: Për të zvogëluar rreziqet globale duhet që ata të bashkëpunojnë edhe me autokracitë, dhe aty ku parimet demokratike vihen në rrezik nuk duhet që t’i druhen garës me konkurrencën iliberale.”

Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota anngret kramp-karrenbauer joe biden josep borrell vladimir putin anngret kramp-karrenbauer joe biden josep borrell vladimir putin

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...