4 November 2026, 19:35
Nga G.M
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Rama se po e shndërron Shqipërinë në një narkoshtet dhe se po shtyp pluralizmin dhe lirinë e shprehjes. Gjatë fjalës së tij në takimin me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ai kritikoi Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA), duke e akuzuar se po përdoret për të vendosur gjoba ndaj mediave dhe për të kufizuar mendimin e lirë.
Berisha denoncoi edhe shoqërimin e protestuesve gjatë tubimeve në Tiranë dhe presionet ndaj pedagogëve që marrin pjesë në protestat studentore. Ai përmendi rastin e pedagoges Alma Buci në Gjirokastër, për të cilën pretendoi se është kërcënuar me ndërprerje të ditës së punës për shkak të pjesëmarrjes në protestë, duke e cilësuar situatën si shenjë të represionit politik.
"Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt dhe falënderim nga zemra për të gjithë ju për angazhimin, përkushtimin që keni treguar, si dhe për të gjithë anëtarët dhe mbështetësit tanë që janë mbledhur nga të katër anët e vendit në mbështetje të revoltës studentore, një revoltë e një rëndësie historike. Shqipëria sot është narkoshteti më i konsoliduar i planetit, çka do të thotë është dhe diktatura ndër më të këqijat, ose më e keqja, midis të gjithë diktaturave autoritare. Diktatura që pranojnë pluralizmin, por përdorin të gjitha mënyrat për ta shtypur pluralizmin. Dy ditët e fundit, regjimi ka marrë karakter talebanesk. Në studiot televizive dënohen mediat, dënohen mediat për mendimin e lirë që shpreh i ftuari para drejtuesit, moderatorit të debatit. Pra, narkodiktatori koncepton moderatorët e debateve si policët e moralit, njëlloj si talebanët e Afganistanit apo fanatikët e Ajatullahve. Vendosin gjoba. E ashtuquajtura AMA, do hyjë në histori si institucioni më i turpshëm, të cilës Edi Rama i jep funksionet e xhandarit të mendimit dhe të fjalës së lirë, përdoret për të gjobitur studiot televizive, në rast se shkon aty dhe thua asgjë më shumë as më pak, se Edi Rama është më mirë të ikësh sesa të zvarritesh e të dalësh i zvarritur nga zyra. Këto janë përpëlitje të një narkodiktature dhe të një narkodiktatori, të cilat, masa që asnjë tjetër si ai përveç talebanëve që janë të njohur për ministrinë e virtytit e të moralit e të tjera e të tjera nuk i ka adaptuar. Tani protestues paqësorë, krejtësisht paqësorë në bulevard, i merrnin zvarrë dhe u prisnin fletën e gjobës duke shkelmuar njëherazi Kushtetutën e vendit. Në Gjirokastër, kandidaten tonë, pedagogen e Universitetit të Gjirokastrës, Alma Buci, dekani i saj i pret ditën e punës në një kohë kur universitetet janë në grevë me urdhër të sindikatave. I janë përgjigjur urdhrit të sindikatave dhe dekani faqezi i thotë se dita e punës të pritet, thotë se ke shkuar në protestë në Tiranë. Po kështu rektori i Gjirokastrës bën presione të jashtëzakonshme pa shkak se universitetet kanë shpallur grevë. Nuk respektojnë as edhe një normë, as edhe një standard, kjo është narkodiktatura. Nuk ka ligj për narkodiktaturën, ka vetëm shpërthime të matjes së rrezikshme të saj," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
4 November 2026, 19:10
E. D
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar, Erion Veliaj, ka folur në shënimet e tij nga qelia edhe për urdhërin që mori nga kryministri E...
Politike
4 November 2026, 18:28
E. D
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke shprehur kundërshtimin e tij ...
Politike
4 November 2026, 17:43
E. D
BRUKSEL- Raporti i Progresit për Shqipërinë i publikuar nga Komisioni Evropian vlerson zhvillimet në sektorin ekonomik dhe financiar, ...
Politike
4 November 2026, 16:59
E. D
TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për forcimin e mbrojtje...
Politike
4 November 2026, 16:55
E. D
Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë...
Politike
4 November 2026, 16:49
G.M
Gazmend Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me raportin e Komisionit Europian pë...
Politike
4 November 2026, 15:57
E. D
Plarent Ndreca
TIRANË- Avokati Plarent Ndreca ka ndarë detaje nga takimi me kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili ndodhet në spitalin e bur...
Politike
4 November 2026, 15:49
E. D
Andreas Schieder
BRUKSEL- Eurodeputeti Andreas Schieder, e ka cilësuar si historik procesin e zgjerimit të BE-së në vendet e Ballkani...
Politike
4 November 2026, 15:40
E. D
Ilaria Salis
BRUKSEL- Eurodeputetja Ilaria Salis ka bërë thirrje që zëri i protestuesve në Shqipëri të dëgjohet dhe ...
Politike
4 November 2026, 15:35
E. D
Tineke Strik
BRUKSEL- Eurodeputetja holandeze, Tineke Strik, ka folur për protestat në Shqipëri, ku i bëri thirrje Marta Kos, se Bash...