LIVE UPDATES
Politike

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Tre të rinj me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë nuk përmendin një kandidat për kryeministër, por kërkojnë më shumë llogaridhënie dhe përfaqësim më të mirë politik, duke mbështetur kërkesat e protestave për një qeveri teknike dhe reformimin e Kodit Zgjedhor, që do të mundësonin konkurrencë më të barabartë zgjedhore.

23 October 2026, 13:59 Nga E. D
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?
Protestues duke hedhur karrige të lëna nga kryeministri Edi Rama si ftesë simbolike për dialog, gjatë një demonstrate para Kryeministrisë së Shqipërisë, në Tiranë, më 20 tetor 2026.

TIRANË- “Rama, jep dorëheqjen!” është thirrja që prej rreth pesë muajsh jehon në Tiranë. Por, kë duan në vend të tij të rinjtë që protestojnë?

Tre të rinj me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë nuk përmendin një kandidat për kryeministër, por kërkojnë më shumë llogaridhënie dhe përfaqësim më të mirë politik, duke mbështetur kërkesat e protestave për një qeveri teknike dhe reformimin e Kodit Zgjedhor, që do të mundësonin konkurrencë më të barabartë zgjedhore.

Prej nëntë ditësh, protestat me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama janë përshkallëzuar dhe janë shoqëruar me episode dhune. Rama ka ofruar dialog, por ftesa e tij për takim është refuzuar.

Pa një emër, por me kërkesa të qarta

Emir Leçini, student në vitin e parë të masterit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, thotë se largimi i Ramës është kërkesë e panegociueshme. Por, sipas tij, protesta synon edhe krijimin e një kulture politike ku qytetarët mund t’i largojnë drejtuesit që nuk e kryejnë detyrën siç duhet.

Ai thotë se protesta bashkon qytetarë me bindje dhe interesa të ndryshme, të cilët ndajnë pakënaqësinë ndaj mënyrës se si qeveriset vendi, pa mbështetur një pasardhës të caktuar të Ramës.

“Protesta nuk ka artikuluar diçka të tillë, që të heqim Ramën për të çuar këtë individ apo atë. Mund të ketë individë që frymëzojnë, por kjo protestë nuk promovon një emër apo një parti konkrete. Unë mendoj se ka hapësirë për të rregulluar përfaqësimin politik, pasi shumë qytetarë nuk ndihen të përfaqësuar. Dhe kjo nuk zgjidhet edhe nëse nesër ikën Rama”, tha ai për REL.

Ky qëndrim është shprehur edhe nga folësit në protestat paqësore të quajtura “Revolucioni Flamingo”, që nisën në fund të majit: kundërshtimi ndaj Qeverisë Rama nuk nënkupton mbështetje për opozitën aktuale. Edhe Hana Spahia, e cila ka përfunduar studimet e larta në Shtetet e Bashkuara dhe është kthyer në Tiranë, e vendos llogaridhënien përpara emrit të kryeministrit të ardhshëm.

“Më e rëndësishmja është të kemi një person që do të ketë frikë nga populli dhe respekt për të. Pas 13 vitesh në pushtet, Rama nuk ka as transparencë, as llogaridhënie. Është mësuar me karrigen dhe mendon se mund të veprojë si të dojë. Kjo nuk mund të ndodhë”, thotë ajo.

Hana mbështet një parti të vogël, por mendon se sistemi zgjedhor i pengon partitë e tilla të sigurojnë përfaqësimin që meritojnë.

“Personalisht kam votuar për një parti të vogël dhe do ta votoj sërish, por Shqipëria ka mbi 120 parti dhe njerëzit duhet të zgjedhin kë të duan, përmes zgjedhjeve vërtet të lira dhe demokratike”.

Qeveri teknike dhe zgjedhje më të drejta

Për Hanën, hapi i parë pas largimit të Ramës duhet të jetë një qeveri teknike tranzitore, e cila do të përgatiste kushtet për zgjedhje më të drejta. Ajo thotë se emrat mund të diskutohen më vonë; fillimisht duhen krijuar kushtet që qytetarët të zgjedhin lirisht dhe partitë të konkurrojnë në mënyrë të barabartë.

Shqipëria ka sistem zgjedhor proporcional rajonal, me 140 deputetë të zgjedhur në 12 qarqe. Sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuara më 2024, me mbështetjen e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, një e treta e listës së kandidatëve është e mbyllur, ndërsa dy të tretat janë të hapura. Në pjesën e mbyllur, renditjen e përcaktojnë partitë, ndërsa në pjesën e hapur qytetarët mund të votojnë për kandidatët e parapëlqyer. Edhe Emiri kërkon ndryshimin e mënyrës se si pushteti fitohet dhe ushtrohet.

“Kodi Zgjedhor është një nga arsyet kryesore pse kemi këtë politikë aktuale. Ky Kod shtyp çdo opsion që nuk është parti e madhe dhe lejon partinë në pushtet të ketë një avantazh të padrejtë ndaj çdo partie tjetër”, thotë ai për REL.

Në raportin për zgjedhjet e 11 majit 2025, OSBE/ODIHR i vlerësoi ato si konkurruese, por konstatoi se garuesit nuk kishin kushte të barabarta dhe rekomandoi reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore.

Por të rinjtë presin ndryshime edhe përtej reformës zgjedhore. Livia Dedej, studente e Psikologjisë klinike, thotë se mosbesimi ndaj klasës politike e shtyn të mbështesë një qeveri teknike të përbërë nga ekspertë, e cila do të niste reforma në bujqësi, arsim, shëndetësi dhe drejtësi.

Këto pritshmëri pasqyrojnë pakënaqësitë e shprehura nga protestuesit për koston e jetesës, cilësinë e arsimit dhe të shërbimeve shëndetësore, mungesën e mundësive për punësim dhe atë që ata e cilësojnë si përqendrim të përfitimeve ekonomike në duart e një pakice.

“Demokracia nuk njeh rrugë të tjera”, thotë gazetari dhe analisti Bledar Zaganjori, duke shpjeguar se, nëse Rama largohet, ka dy mundësi: Partia Socialiste të zgjedhë një kryeministër tjetër për të përfunduar mandatin, ose një qeveri e përkohshme ta çojë vendin në zgjedhje.

Gjatë kësaj periudhe, qeveria ka miratuar bonuse financiare për familjet në nevojë dhe dyfishimin e pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre. Ka premtuar gjithashtu përmirësimin e kushteve në konviktet studentore dhe rritjen e pagave për punonjësit e policisë. Megjithatë, të rinjtë thonë se protestat do të vijojnë dhe se kërkesa për dorëheqjen e Ramës mbetet e panegociueshme./REL

edi rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin