20 October 2026, 13:12
Nga E.M

TIRANË- Avokati i Popullit pas monitorimit të protestës së 19 tetorit në Tiranë ka publikuar gjetjet paraprake duke evidentuar pretendime për dhunë policore, shkelje të procedurave për të miturit, kontrolle të telefonave celularë dhe mbingarkesë në ambientet e shoqërimit.
Sipas deklaratës, gjatë protestës policia ka shoqëruar 50 persona, 32 të rritur dhe 18 të mitur. Ndërkohë, në Bllokun e Sigurisë ndodheshin 109 persona të arrestuar, ndërsa në Spitalin e Traumës kanë marrë trajtim mjekësor 34 persona, mes tyre 21 punonjës policie, 7 protestues dhe 5 kalimtarë, sipas shifrave të raportuara.
Ekipet e Avokatit të Popullit kanë kontaktuar gjithsej 193 persona të ndaluar, të arrestuar ose të pranishëm në spital dhe kanë administruar 11 ankesa, 10 prej të cilave në Bllokun e Sigurisë.
KOMUNIKATA E PLOTË:
Sot, 20 tetor, si komisioner i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, që është njësi e Avokatit të Popullit, ju informoj mbi gjetjet nga monitorimi i 24 oreve te fundit në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut gjatë protestës dhe me trajtimin e personave të shoqëruar dhe të lënduar. Këto janë gjetje paraprake. Hetimi i thelluar vazhdon, dhe do t’ju njoftojmë brenda afateve ligjore.
Ditën e djeshme, policia ka shoqëruar 50 persona: 32 të rritur dhe 18 të mitur.
1. Komisariati nr. 1: 21 persona, ndër ta 8 të mitur.
2. Komisariati nr. 2: 19 persona, ndër ta 7 të mitur, 2 gra.
3. Komisariati nr. 4: 10 persona, ndër ta 3 të mitur.
4. Blloku i Sigurisë: ndodheshin 109 persona të arrestuar, 1 I mitur, 4 gra.
5. Spitali i Traumës: 34 persona kanë marrë trajtim mjekësor nga keta 21 punonjes policie,7 protestues dhe 5 kalimtare.
Gjatë ditës së djeshme kemi marrë kontakt me 193 persona të ndaluar, të arrestuar dhe ne spital, prej të cilëve 6 gra, 19 të mitur. Gjithsej kemi administruar 11 ankesa, nga të cilat 10 në Bllokun e Sigurisë, njëra për një të mitur ne Kom.Nr.1. Ftojmë çdo qytetar që, nëse i janë shkelur të drejtat nga policia e shtetit, të na drejtohet me ankesa individuale: përmes numrave tanë të telefonit, faqes zyrtare apo rrjeteve sociale, citoi ai./Dosja.al
Avokati i popullit
Aktualitet
20 October 2026, 13:10
E. D
TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" drejt Ministrisë së Arsimit. Me një banderol&eu...
Aktualitet
20 October 2026, 13:01
E.M
KAVAJA- Një 36-vjeçar nga Kavaja me iniciale J.K, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje droge, është arrestua...
Aktualitet
20 October 2026, 12:40
E.M
TIRANË- Një emigrante shqiptare e cila jeton në Greqi i është bashkuar protestës së studentëve, pedagogëve dhe qyt...
Aktualitet
20 October 2026, 12:33
E. D
TIRANË- 40-vjeçari Ngushëllim Manz, i cili ditën e djeshme ekzekutoi me armë zjarri dy vëllezërit Selam dhe Nazmi Islamaj,...
Aktualitet
20 October 2026, 12:31
E.M
TIRANË- Studentët kanë zgjedhur edhe mënyra ironike për të përcjellë mesazhet e tyre ndaj efektifëve të polic...
Aktualitet
20 October 2026, 12:23
E.M
TIRANË- Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama kërkoi sërish dialog me studentët, të cilët prej më shumë se një ...
Aktualitet
20 October 2026, 12:19
E.M
TIRANË- Në protestën studentore në Tiranë duket se janë bashkuar edhe profesorë nga rrethe të tjera. Profesori i U...
Aktualitet
20 October 2026, 12:08
E.M
TIRANË- Mes thirrjeve të pedagogëve dhe studentëve ata kanë përjellë edhe një mesazh ndaj Kryeministrit Rama me “...
Aktualitet
20 October 2026, 12:01
E.M
TIRANË- Pas bashkimit të pedagogëve në protestat studentore në Tiranë një pjesë e tyre dhanë edhe mesazhet e ...
Aktualitet
20 October 2026, 11:56
E. D
TIRANË- Një grup studentësh nga Mjekësia i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë.&n...