16 October 2026, 08:31
Nga I.A

TIRANË- Tenderi me fond limit 207.7 milionë lekë pa TVSH, ose mbi 2.1 milionë euro, për mirëmbajtjen e sistemit të Thesarit dhe blerjen e licencave Oracle për Ministrinë e Financave është rikthyer në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP), pas një ankese të re kundër vlerësimit të procedurës nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Ankesa është paraqitur nga operatori ekonomik “Infosoft Systems” dhe vjen pas një procesi të gjatë kundërshtimesh për këtë tender, të publikuar më 22 tetor 2025, i cili është shoqëruar me disa vendime të KPP-së për ndryshimin e dokumenteve dhe kushtet e zhvillimit të procedurës.
Në fund të gushtit, KPP rrëzoi ankesën e operatorit “Data Log”, duke i hapur rrugë AKSHI-t të vijonte me hapat e mëtejshëm të tenderit. Me vendimin nr. 1066/2026, të datës 27 gusht, Komisioni arriti në përfundimin se autoriteti kontraktor kishte reflektuar ndryshimet e kërkuara më herët në dokumentet e tenderit dhe kishte adresuar paqartësitë e ngritura gjatë shqyrtimit të ankesave.
Procedura ishte kundërshtuar që në tetor 2025, kur “Data Log” paraqiti ankesën e parë për dokumentet e tenderit. Në shkurt 2026, KPP e pranoi pjesërisht atë dhe urdhëroi AKSHI-n të ndryshonte dokumentet. Pas publikimit të ndryshimeve në mars, Komisioni konstatoi se vendimi nuk ishte zbatuar plotësisht dhe bllokoi vijimin e procedurës më 30 mars.
Në maj, KPP vendosi sërish të mos lejonte vijimin e tenderit pa modifikime të mëtejshme. Pas shqyrtimit të kundërshtimeve të tjera, AKSHI publikoi më 18 qershor një shtojcë me ndryshimet dhe sqarimet e kërkuara në dokumentet e procedurës.
Gjatë korrikut, një pjesë e pretendimeve u pranuan nga struktura e shqyrtimit të ankesave pranë AKSHI-t. Ato përfshinin korrigjimin e një reference në dokumentet e tenderit, heqjen e kriterit për CSP dhe Oficerin e Sigurimit Industrial, si dhe sqarime teknike.
Në vendimin e 27 gushtit, KPP vlerësoi se AKSHI kishte reflektuar vendimet e mëparshme dhe rrëzoi ankesën e “Data Log”. Me ankimin e ri ndaj vlerësimit të procedurës, tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të Thesarit dhe licencat Oracle është sërish në shqyrtim nga Komisioni./Monitor.al
Ekonomi
16 October 2026, 08:27
I.A
Çmimi i së njëjtës shportë me pesë produkte bazë ushqimore mund të ndryshojë me mbi 1 mijë lekë brenda...
Ekonomi
16 October 2026, 07:48
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Në vitin 2015, Shqipëria shpenzonte për arsimin 3.1% të PBB-së, teksa dhjetë vjet më vonë...
Ekonomi
10 October 2026, 07:52
I.A
TIRANË- Shtrenjtimi i karburantit po rrit kostot e bizneseve, nga shërbimet e mekanikës bujqësore te fertilizantët, bulmeti, uji i am...
Ekonomi
3 October 2026, 08:18
I.A
TIRANË- Në një industri ku kostot po rriten, tregjet po bëhen më të vështira dhe konkurrenca po zhvendoset, qeramika europi...
Ekonomi
3 October 2026, 08:15
I.A
TIRANË- Tregtimi i energjisë elektrike mbetet një model tërheqës biznesi, por ka varësi të lartë nga ecuria e prodhimi...
Ekonomi
2 October 2026, 07:15
E.d
Foto ilustruse
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloret për funksionimin e sistemeve të saj të pag...
Ekonomi
1 October 2026, 07:11
E.d
Foto ilustruse
Zhvlerësimi i Euros dhe valutave të tjera kryesore të huaja në kursin e këmbimit me Lekun po vazhdon të ul&eum...
Ekonomi
27 September 2026, 07:58
I.A
Tirane
Shumë sipërmarrës në kryeqytet nxituan të marrin leje për kulla, më shumë kate që u parashikuan pë...
Ekonomi
27 September 2026, 07:47
PPP
Për periudhën 2017-2025 buxheti i shtetit ka paguar në total 98 miliardë lekë, ose rreth 1 miliard euro, për 12 kontrata ...
Ekonomi
25 September 2026, 07:39
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më të dobët në buxhetin e shte...