LIVE UPDATES
Sport

Roy Keane shpërthen ndaj Bruno Fernandes: 'Ndoshta është i zënë duke regjistruar podkaste'

Legjenda e Manchester United nuk kursen as kapitenin portugez dhe as Harry Maguire, duke i akuzuar se po shpërqendrohen me aktivitete jashtë futbollit, ndërsa klubi po kalon një tjetër periudhë të vështirë.

17 October 2026, 10:00 Nga DOSJA

Roy Keane shpërthen ndaj Bruno Fernandes: 'Ndoshta është i

ANGLI - Kriza te Manchester United vazhdon të prodhojë tensione dhe kritika. Pas pesë ndeshjeve pa fitore dhe polemikave të shkaktuara nga reagimi i Lisandro Martínez ndaj drejtuesve të klubit, këtë herë ka qenë Roy Keane ai që ka ngritur zërin, duke vënë në shënjestër kapitenin Bruno Fernandes dhe mbrojtësin Harry Maguire.

Ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” nuk i ka kursyer ironitë, duke vënë në pikëpyetje përqendrimin e dy futbollistëve dhe angazhimin e tyre në aktivitete jashtë fushës, në një moment kur Manchester United po përballet me vështirësi të mëdha.

“Bruno, Maguire... Ndoshta janë të zënë duke regjistruar podkaste. Nuk mund ta imagjinoj që po i japin Lisandros një ide të qartë për situatën. Duke parë gjuhën e trupit të Brunos, ai nuk duket një lojtar i lumtur. Ata nuk qortojnë askënd. Kjo tregon se ku ndodhet Manchester United dhe çfarë po ndodh në dhomën e zhveshjes”, deklaroi Keane në podkastin The Overlap.

Ish-mesfushori u ndal veçanërisht te Bruno Fernandes, me të cilin ka pasur edhe përplasje publike më parë. Keane kujtoi se portugezi i ishte përgjigjur kritikave të tij përmes një podkasti me Steven Bartlett, duke e përdorur këtë episod për të vënë në diskutim prioritetet e kapitenit të United.

“Bëra një gabim që e kritikova Brunon në këtë program. Pastaj ai doli në një podkast me Steven Bartlett dhe më ofendoi. Nuk ka problem, ai ka të drejtë të përgjigjet. Por ky është mentaliteti i një lojtari të Manchester United: ‘Do të merrem me këto aktivitete anësore, në vend që ta ndihmoj klubin të luftojë për vendin e parë’”, u shpreh ai.

Keane kritikoi gjithashtu Maguire, duke iu referuar zhgënjimit të mbrojtësit pas mungesës në grumbullimin e fundit të Anglisë. Sipas tij, në vend që të përqendrohen te futbolli dhe të punojnë për të përmirësuar situatën, lojtarët po i kushtojnë shumë vëmendje angazhimeve të tjera.

“Shoh një lojtar që ankohet dhe mërzitem edhe më shumë kur shoh Maguire dhe Brunon që shfryhen në podkaste. Një futbollist duhet t’i ketë të qarta prioritetet”, theksoi ish-kapiteni.

Martínez dhe kaosi te Manchester United

Roy Keane komentoi edhe polemikat e fundit rreth Lisandro Martínez, duke e cilësuar situatën në klub si një cirk. Argjentinasi ka qenë në qendër të diskutimeve pas reagimit të tij ndaj drejtuesve, në një periudhë kur rezultatet dhe atmosfera në skuadër janë larg pritshmërive.

“Disa tifozë do të thonë se është mirë që ai foli, ndërsa të tjerë do të mendojnë se po e zhgënjen ekipin, sidomos në një moment kur skuadra po vuan. Si pasqyrim i klubit, kaosi mbretëron. Duket si një cirk”, deklaroi Keane.

Megjithatë, ish-kapiteni nuk e konsideron Martínez një figurë me ndikim të madh te Manchester United dhe e kritikoi për gabimet e bëra në fushë.

“Nuk mendoj se ka mjaftueshëm personalitete dhe karaktere të forta në atë dhomë zhveshjeje. Nuk e shoh Martínez si një lojtar me ndikim te Manchester United. E shoh si një qendërmbrojtës që po bën shumë gabime”, përfundoi ai.

Kritikat e Keane rikthejnë në qendër të vëmendjes një problem që e ka shoqëruar Manchester United prej kohësh: mungesën e stabilitetit, rezultatet zhgënjyese dhe pikëpyetjet mbi karakterin e skuadrës në momentet e vështira.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes