24 November 2026, 15:38
Nga E.M

SERBI- Kryetari i ri i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka tërhequr vëmendjen në një moment të pazakontë pasi fiku mikrofonin e ish-presidentit Aleksandar Vuçiç gjatë seancës parlamentare të kësaj të marte, pasi ky i fundit tejkaloi kohën prej dy minutash që kishte në dispozicion për të folur.
Debati nisi pas fjalimit të nënkryetares së Kuvendit, Sara Valentik, e cila më 19 nëntor kishte deklaroi se “mafia e SNS-së nuk ka të drejtë të flasë”. Valentik u kërkoi falje deputetëve të partisë së Vuçiçit dhe qytetarëve që kishin votuar për të, duke sqaruar se nuk kishte pasur për qëllim t’i mohonte askujt të drejtën e fjalës.
Megjithatë, ajo tha se nuk ishte e drejtë që në Kuvend të uleshin njerëz që, sipas saj, i kishin shkaktuar dëme të pallogaritshme vendit gjatë 14 viteve të fundit. Valentik shtoi se kushdo që kishte vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin do të mbante përgjegjësi.
Pas kësaj deklarate, Vuçiç, tashmë kryetar i grupit parlamentar të Partisë Progresive Serbe (SNS), kërkoi fjalën, duke e cilësuar kërkimin e faljes si një “truk të ulët”.
Vuçiç mbrojti gjithashtu bilancin e qeverisjes së tij, duke përmendur rritjen e ekonomisë, pagave dhe pensioneve, si dhe ndërtimin e autostradave.
“Ai që e ka rritur prodhimin e brendshëm bruto nga 30 në 100 miliardë, që i ka rritur pagat më shumë se trefish, nga 329 në 1050 euro, që i ka rritur pensionet nga 202 në 520 euro, që ka ndërtuar më shumë kilometra autostrada dhe rrugë të shpejta sesa në 70 vitet e mëparshme, e ka ndërtuar vendin dhe ka bërë shumë gjëra të mira për të”, tha Vuçiç.
Ai akuzoi më tej Valentik se kishte kaluar një kohë të gjatë jashtë vendit dhe se nuk e njihte realitetin në Serbi.
“Serbia duket krejtësisht ndryshe, Serbia ka ndryshuar pamje, Serbia sot është pakrahasimisht më e pasur”, deklaroi ish-presidenti.
Gjatë fjalimit, Çupiç i bëri disa herë me shenjë Vuçiçit drejt orës, duke i treguar se koha e tij kishte përfunduar. Pasi e lejoi të mbaronte fjalinë, kryetari i Kuvendit i fiku mikrofonin. Vuçiç iu përgjigj duke duartrokitur.
“Ju tregova kohën, ju tregova kohën. Një paralajmërim për të gjithë deputetët: kur të përfundojnë dy minutat, unë ju tregoj kohën, mund ta përfundoni fjalinë, më pas ia fik mikrofonin folësit”, tha Çupiç.
Gjatë së njëjtës seancë, kryetari i ri i Kuvendit i tërhoqi vëmendjen edhe ish-kryeministres dhe ish-kryetares së parlamentit, Ana Bërnabiç, tashmë deputete e SNS-së, pasi ajo foli pa iu dhënë fjala./Dosja.al
Aleksandar Çupiç Aleksandar Vuçiç
Aktualitet
24 November 2026, 15:32
E.d
Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj
TIRANA- Prokuroria ka kërkuar lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm ...
Aktualitet
24 November 2026, 15:25
E.d
Pamje nga vendngjarja
GREQI- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur orët e para të mëngjesit në lagjen Nea Jonia të Ath...
Aktualitet
24 November 2026, 15:18
E.M
KOSOVË- Mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është në fazën e fundit të përgatitjes...
Aktualitet
24 November 2026, 15:10
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Pesë punonjës të OSHEE-së në Shkodër janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre, n&eu...
Aktualitet
24 November 2026, 15:02
E.M
SPANJË- Në Spanjë janë arrestuar tre shqiptarë, Renato D., Ermal N. dhe Florian P., pasi dyshohen si pjesëtarë të nj&eu...
Aktualitet
24 November 2026, 14:48
G.M
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Dhomat e Specializuara në Hagë, 17 nëntor 2026.
Mbrojtja e ish-presidentit t...
Aktualitet
24 November 2026, 14:44
Elton Qyno
Detaje të reja dalin në dritë nga atentati i rëndë në lagjen “1 Maji” në Fier, ku mbetën të plagosur S...
Aktualitet
24 November 2026, 14:12
G.M
thirrje per proteste
KOSOVA- Një protestë kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore do të mbahet nesër, m&eu...
Aktualitet
24 November 2026, 13:52
G.M
foto ilustruese
PRRENJAS- Është rikthyer në funksion të plotë rrjeti elektrik në Prrenjas. Ekipet e OSSH punuan intensivisht p&e...
Aktualitet
24 November 2026, 13:46
G.M
Nikos Gavanozis
GREQI- Policia greke ka zbardhur vrasjen e 52-vjeçarit Niko Gavanozi, i njohur me nofkën 'Papagalli', i cili u ekzekutua m...