24 November 2026, 15:48
Nga G.M
foto ilustruese
TIRANË- Vetëm dy ditë para votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027 në Kuvend, 30 shoqata dhe sindikata i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Financave dhe Parlamentit, duke kërkuar ndryshime në politikat e taksimit. Kërkesa kryesore është që paga minimale të mbetet e patatueshme dhe të lehtësohet barra fiskale për punonjësit me të ardhura të ulëta.
Sipas informacioneve paraprake, organizatat evidentojnë edhe një problem në skemën aktuale të tatimit mbi pagat, një punonjës me pagë bruto 50 mijë lekë përfiton 44 mijë e 400 lekë neto, ndërsa me një rritje page në 51 mijë lekë, të ardhurat në dorë zbresin në 43 mijë e 208 lekë.
'Pragu i patatueshëm të lidhet me pagën minimale zyrtare dhe të përditësohet automatikisht sa herë që ajo rritet. Rritja e pagës nuk mund të përkthehet në ulje të të ardhurave të punëmarrësit. Kjo nismë tejkalon interesat e një sektori të caktuar ekonomik dhe vendos në qendër interesin e përbashkët të punëmarrësve, familjeve, konsumatorëve dhe sipërmarrjes'.
Një tjetër shqetësim lidhet me çmimet. Sindikatat kërkojnë që ulja e propozuar e TVSH-së për produktet bazë nga 20% në 6% të reflektohet realisht te konsumatorët. Gjithashtu, kërkohet vlerësimi i ndikimit të rritjes së TVSH-së standarde nga 20% në 21%, ndryshimit të pragut të regjistrimit në TVSH dhe rritjes së tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%. Në përfundim, organizatat kërkojnë monitorim mujor të çmimeve për gjashtë muajt e parë, transparencë mbi ndikimin e paketës në buxhetet familjare dhe zhvillimin e një seance dëgjimore me grupet e interesit në Kuvend./Dosja.al
paketa fiskale
Aktualitet
24 November 2026, 15:44
G.M
Brenda Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, i hapur për herë të parë më 1977. Pallati duhet t'i nëns...
Aktualitet
24 November 2026, 15:44
E.M
DURRËS- Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) ka konstatuar diskriminim të rëndë, të shumëfishtë dhe ndë...
Aktualitet
24 November 2026, 15:41
G.M
Luiz Ejlli
TIRANA- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit që shpalli të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli për fa...
Aktualitet
24 November 2026, 15:38
E.M
SERBI- Kryetari i ri i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka tërhequr vëmendjen në një moment të paza...
Aktualitet
24 November 2026, 15:32
E.d
Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj
TIRANA- Prokuroria ka kërkuar lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm ...
Aktualitet
24 November 2026, 15:25
E.d
Pamje nga vendngjarja
GREQI- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur orët e para të mëngjesit në lagjen Nea Jonia të Ath...
Aktualitet
24 November 2026, 15:18
E.M
KOSOVË- Mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është në fazën e fundit të përgatitjes...
Aktualitet
24 November 2026, 15:10
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Pesë punonjës të OSHEE-së në Shkodër janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre, n&eu...
Aktualitet
24 November 2026, 15:02
E.M
SPANJË- Në Spanjë janë arrestuar tre shqiptarë, Renato D., Ermal N. dhe Florian P., pasi dyshohen si pjesëtarë të nj&eu...
Aktualitet
24 November 2026, 14:48
G.M
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Dhomat e Specializuara në Hagë, 17 nëntor 2026.
Mbrojtja e ish-presidentit t...