24 November 2026, 15:32
Nga E.d
Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj
TIRANA- Prokuroria ka kërkuar lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj, i vrarë më 19 prill 2023 në Shëngjin. Gjatë shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, përfaqësuesit e akuzës kanë kërkuar që të mbetet në fuqi vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë, e cila e dënoi Saraivën me burgim të përjetshëm.
Sipas akuzës, shtetasi portugez dyshohet se ishte personi që qëlloi për vdekje me armë zjarri biznesmenin Ardian Nikulaj, brenda ambienteve të hotelit të tij në Shëngjin. Ndërkohë, avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar ndryshimin e tij dhe një vlerësim të ri të provave të paraqitura gjatë procesit gjyqësor. Vendimi përfundimtar i Gjykatës së Apelit pritet të shpallet më 2 dhjetor, datë kur do të mësohet nëse do të lihet në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm për Ruben Saraivën.
Si ndodhi ngjarja?
Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor.
Ruben Saravia iku nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Nuk dihet se çfarë rruge ka ndjekur portugezi për të mbërritur deri në Marok. Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva./Dosja.al
Ardian Nikulaj Ruben Saraiva Lezhë
Aktualitet
24 November 2026, 15:25
E.d
Pamje nga vendngjarja
GREQI- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur orët e para të mëngjesit në lagjen Nea Jonia të Ath...
Aktualitet
24 November 2026, 15:18
E.M
KOSOVË- Mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është në fazën e fundit të përgatitjes...
Aktualitet
24 November 2026, 15:10
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Pesë punonjës të OSHEE-së në Shkodër janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre, n&eu...
Aktualitet
24 November 2026, 15:02
E.M
SPANJË- Në Spanjë janë arrestuar tre shqiptarë, Renato D., Ermal N. dhe Florian P., pasi dyshohen si pjesëtarë të nj&eu...
Aktualitet
24 November 2026, 14:48
G.M
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Dhomat e Specializuara në Hagë, 17 nëntor 2026.
Mbrojtja e ish-presidentit t...
Aktualitet
24 November 2026, 14:44
Elton Qyno
Detaje të reja dalin në dritë nga atentati i rëndë në lagjen “1 Maji” në Fier, ku mbetën të plagosur S...
Aktualitet
24 November 2026, 14:12
G.M
thirrje per proteste
KOSOVA- Një protestë kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore do të mbahet nesër, m&eu...
Aktualitet
24 November 2026, 13:52
G.M
foto ilustruese
PRRENJAS- Është rikthyer në funksion të plotë rrjeti elektrik në Prrenjas. Ekipet e OSSH punuan intensivisht p&e...
Aktualitet
24 November 2026, 13:46
G.M
Nikos Gavanozis
GREQI- Policia greke ka zbardhur vrasjen e 52-vjeçarit Niko Gavanozi, i njohur me nofkën 'Papagalli', i cili u ekzekutua m...
Aktualitet
24 November 2026, 13:23
G.M
Jovan Milinkoviç
SHKODËR- Një vizitë përkujtimore e një grupi nga Vojvodina e Serbisë në varrezat katolike të ...