LIVE UPDATES
Aktualitet

Kosova rrezikon humbje përtej sportit nëse s’i organizon Lojërat Mesdhetare

Kosova nuk ka qenë asnjëherë mikpritëse e ndonjë ngjarjeje të përmasave të këtyre lojërave. Prandaj, humbja e së drejtës për t’i organizuar ato mund të ketë pasoja që shkojnë përtej fushës sportive.

24 November 2026, 15:44 Nga G.M
Kosova rrezikon humbje përtej sportit nëse s’i organizon
Brenda Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, i hapur për herë të parë më 1977. Pallati duhet t'i nënshtrohet një rinovim të plotë, përfshirë sallën e madhe, sallën e djegur në vitin 2000, dhe hapësirat e tjera.

Lojërat Mesdhetare janë një ngjarje me shumë sporte, që zhvillohet çdo katër vjet dhe cilësohet si një ndër më të rëndësishmet pas Lojërave Olimpike. Kosova nuk ka qenë asnjëherë mikpritëse e ndonjë ngjarjeje të përmasave të këtyre lojërave. Prandaj, humbja e së drejtës për t’i organizuar ato mund të ketë pasoja që shkojnë përtej fushës sportive.

Pse po vihen në pikëpyetje lojërat?

Përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare po pengohen nga një sërë çështjesh që ende presin zgjidhje. Në plan të parë janë detyrimet financiare ndaj Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), por edhe mungesa e pajtimit për planin organizativ.

Situata është bërë më urgjente për shkak të dy garancive të papaguara financiare për vitin 2026, në vlerë prej rreth dy milionë eurosh. Për këtë arsye, ICMG-ja ka refuzuar së fundmi një takim me Kosovën. Për më tepër, organizata ka paralajmëruar se Komiteti i saj Ekzekutiv do t’i shqyrtojë “papërgjegjësitë” e Kosovës në një takim më 19 dhjetor.

Mosrealizimi i këtyre pagesave lidhet me mospajtimet ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal. Për organizimin e këtyre lojërave janë përgjegjëse tri institucione: Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Sportit; Komuna e Prishtinës, si komuna mikpritëse; dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Kryeministri Albin Kurti, duke folur në Kuvendin e Kosovës më 19 nëntor, pranoi se mungesa e bashkëpunimit mes Qeverisë së tij dhe Komunës së Prishtinës, që udhëhiqet nga Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, po e vë në rrezik zhvillimin e këtyre lojërave për herë të parë në Kosovë.

“Bashkëpunimi, komunikimi ynë me Komitetin Olimpik të Kosovës ka qenë tejet i mirë. Por, kjo nuk mund të thuhet edhe me Komunën e Prishtinës, prandaj edhe ndodhemi në këtë situatë të nxehtë”, tha Kurti.

Kurti e akuzoi Ramën se nuk po pajtohet me përmbajtjen e masterplanit, i cili përcakton infrastrukturën e nevojshme dhe vendet ku do të zhvillohen garat në 24 sporte. Ky dokument duhet të miratohet nga Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare dhe t’i dërgohet më pas ICMG-së.

“Unë vazhdoj të jem optimist, por natyrisht jam optimist i përmbajtur, për shkak se kush bën mirë, nuk e ka kollaj të shtyhet me dikë që e bën të kundërtën”, tha Kurti.

Mospajtimet mes tyre, ndër të tjera, kanë të bëjnë edhe me qytetet ku duhet të zhvillohen garat e ndryshme. Rama iu përgjigj Kurtit po të njëjtën ditë, duke thënë se Qeveria e tij është përgjegjëse për gjendjen rreth organizimit të këtyre lojërave.

“Pagesa s’është kryer. Emrat e delegacionit s’janë dërguar. Nuk jeni përgjigjur në email-e. Kush është dashur t’i bëjë këto? Qeveria”, shkroi Rama në Facebook, më 19 nëntor.

Radio Evropa e Lirë pyeti edhe Komitetin Olimpik të Kosovës se sa real është rreziku që vendi të humbë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare dhe çfarë duhet të bëjnë institucionet për ta shmangur një skenar të tillë, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Çfarë humb Kosova nëse nuk i organizon lojërat?

Mbetet e paqartë nëse Kosova do t’ia dalë t’i adresojë shqetësimet e ICMG-së para mbledhjes së 19 dhjetorit dhe ta ruajë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare.

ICMG-ja paralajmëroi në tetor se, gjatë mbledhjes së 19 dhjetorit, mund të vendoset për thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme të Përgjithshme, në të cilën do të përcaktohej e ardhmja e Lojërave Mesdhetare 2030. Bekim Salihu, analist politikash në Institutin GAP në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se pasojat nuk do të ishin vetëm sportive, por edhe ekonomike, institucionale dhe diplomatike.

“Humbja e organizimit të lojërave do të dëmtonte besueshmërinë e Kosovës, sidomos nëse do të lidhej me mospërmbushjen e zotimeve”, thekson Salihu.

Po ashtu, do të humbej edhe një mundësi e rëndësishme për promovimin ndërkombëtar të vendit, sipas tij.

Kur Kosova e fitoi të drejtën për organizimin e këtyre lojërave në vitin 2023, Kurti i kishte cilësuar ato si ngjarjen më të madhe sportive në historinë e vendit, përmes së cilës, besonte se do të promovohej Kosova në rrafshin ndërkombëtar. Christian Krekel, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE), thotë për Radion Evropa e Lirë se humbja e së drejtës për organizimin e lojërave nuk do t’i ndihmonte aspak imazhit të Kosovës jashtë vendit.

“Nëse s’e bëni atë që keni marrë përsipër ta bëni, atëherë natyrisht se do të dërgoni mesazh të keq”, thotë Krekel.

Një shembull i pasojave që mund të sjellë dështimi i organizimit të një ngjarjeje të madhe sportive është ai i shtetit australian të Viktorias, i cili në vitin 2023 hoqi dorë nga mbajtja e Lojërave të Komonuelthit 2026, për shkak të rritjes së kostove.

Një raport i Auditorit të Përgjithshëm të Viktorias konstatoi se kostot e organizimit ishin nënvlerësuar që në fillim. Në rritjen e tyre ndikuan nevojat për investime infrastrukturore, shpërndarja e garave në disa qytete, zgjerimi i programit sportiv, inflacioni dhe koha e kufizuar për përgatitje.

Edhe pse lojërat nuk u zhvilluan në Viktoria, përgatitjet dhe tërheqja nga organizimi i kushtuan këtij shteti të paktën 589 milionë dollarë australianë. Një raport i Senatit australian evidentoi se ky vendim ngriti shqetësime edhe për reputacionin e Viktorias dhe të Australisë si destinacione për organizimin e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare.

Ekonomia

Salihu thotë se, nëse Lojërat Mesdhetare nuk do të zhvilloheshin në Kosovë më 2030, turizmi, hoteleria, gastronomia, transporti dhe sektorë të tjerë të shërbimeve do të humbnin mundësinë për të përfituar nga shpenzimet e vizitorëve dhe pjesëmarrësve.

Megjithatë, ai nënvizon se, pa një vlerësim të besueshëm, nuk mund të përcaktohet se sa do të ishin këto humbje. Në Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 pritet të marrin pjesë delegacione nga 26 shtete të Evropës, Afrikës dhe Azisë. Garat parashihet të zhvillohen në të paktën dhjetë qytete të Kosovës, ndërsa në to pritet të marrin pjesë rreth 5.000 sportistë.

Përveç sportistëve dhe delegacioneve, në Kosovë do të vinin edhe tifozë, familjarë të garuesve, gazetarë dhe zyrtarë sportivë. Kjo do të krijonte kërkesë për akomodim, ushqim, transport dhe shërbime të tjera në disa prej qyteteve ku do të zhvilloheshin garat.

Përmasat e një ngjarjeje të tillë janë dëshmuar edhe në edicionet e mëparshme. Në Lojërat Mesdhetare të këtij viti, të mbajtura në Taranto të Italisë, u shitën 172.500 bileta, ndërsa ngjarja tërhoqi mbi 8.000 vizitorë, sipas të dhënave të organizatorëve. Edhe edicioni i vitit 2022, në Oran të Algjerisë, ngjalli interesim të madh.

Ceremonitë e hapjes dhe të mbylljes së lojërave u ndoqën nga rreth 40.000 spektatorë secila, ndërsa shumë prej garave sportive u zhvilluan para tribunave të mbushura. Në Kosovë ka, gjithashtu, dëshmi për interesimin e madh të publikut për ngjarjet sportive.

Vendi, i cili ka një nga popullsitë më të reja në Evropë, ka shënuar vazhdimisht kërkesë të lartë për bileta në ndeshjet e përfaqësueseve të tij kombëtare. Në disa raste, interesimi për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në futboll ka tejkaluar kapacitetin e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me bileta që janë shitur brenda një kohe të shkurtër.

Interesim të ngjashëm mund të ketë edhe për garat e Lojërave Mesdhetare, veçanërisht për sportet në të cilat Kosova ka shënuar suksese ndërkombëtare. Xhudoja, si sporti që i ka sjellë Kosovës më së shumti medalje, mund të jetë ndër disiplinat që do të tërhiqnin më shumë spektatorë.

Infrastruktura

Qeveria e Kosovës ka paraparë një buxhet prej 250 milionë eurosh për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme sportive për Lojërat Mesdhetare. Kosova e fitoi të drejtën për organizimin e këtyre lojërave në vitin 2023, megjithëse në atë kohë i mungonte një pjesë e madhe e infrastrukturës së nevojshme sportive.

Tre vjet më vonë, përgatitjet infrastrukturore vazhdojnë të jenë prapa planit. Nëse Kosova humb të drejtën për organizimin e lojërave, rrezikohen edhe investimet e planifikuara. Projektet që ende nuk kanë nisur, mund të rishikohen ose të anulohen, ndërsa ndërprerja e projekteve që janë në realizim, mund të sjellë edhe kosto kontraktuale.

“Rreziku ekziston nëse humbet financimi ose urgjenca politike për përfundimin e tyre. Secili projekt duhet të vlerësohet sipas kostos së mbetur, dobisë publike dhe planit të mirëmbajtjes”, nënvizon Salihu.

Ndër projektet ku punimet vazhdojnë, është rindërtimi i stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë të Jugut. Stadiumi, i paraparë për përdorim olimpik dhe multifunksional, pritet të ketë rreth 18.000 ulëse. Megjithatë, ende nuk dihet se kur do të përfundojnë punimet.

Një tjetër projekt në realizim është pishina e mbyllur olimpike në Podujevë, e cila po ndërtohet për garat e notit gjatë Lojërave Mesdhetare. Përgatitjet për Fshatin Mesdhetar, ndërkaq, janë përqendruar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Projekti përfshin konviktet, palestrën “1 Tetori”, mensën e studentëve, qendrën e shërbimeve shëndetësore dhe ndërtesat e tjera përcjellëse, si dhe sallat e edukatës fizike të 12 shkollave të kryeqytetit. Për këtë projekt është miratuar një kredi prej 42 milionë eurosh nga Agjencia Franceze për Zhvillim. Sipas Ministrisë së Sportit, punimet parashihet të nisin në fillim të vitit 2027.

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku planifikohet të zhvillohen garat në ambiente të mbyllura, është një tjetër objekt që kërkon investime. Në kohën e raportimit, Kosova vazhdon bisedimet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për sigurimin e kredisë për rindërtimin e tij.

Por, ndër projektet kryesore që ende nuk kanë hyrë në fazën e ndërtimit, është Stadiumi Kombëtar. Sipas Ministrisë së Sportit, lokacioni i tij ende nuk është përcaktuar. Si mundësi për ndërtimin e tij janë përmendur Zona Industriale në Drenas dhe Bërnica.

Stadiumi parashihet të ketë së paku 25.000 ulëse dhe të shërbejë për ceremonitë zyrtare të hapjes dhe mbylljes së Lojërave Mesdhetare. Sipas planifikimit, Kosova ka kohë deri në vitin 2029 për t’i përfunduar përgatitjet organizative dhe infrastrukturore për Lojërat Mesdhetare, të cilat parashihet të mbahen nga 24 korriku deri më 4 gusht 2030./REL

Sondazh

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë...

Spiropali u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PS, Balla: Më vjen keq që duhet të shkonim...

Rama: Qytetari do njoftohet në E-Albania! Së shpejti policët dhe inspektorët e terrenit

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim